“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Kosova bën 14 vjet shtet! Kurti përplaset me mediat, opozita lë Kuvendin (Zhvillimet)
17 Shkurt 2022, 06:59Nga DOSJA
KOSOVË – Klasa politike në Shqipëri dhe Kosovë si dhe SHBA dhanë mesazhe uruese me rastin e kremtimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Kryeministri Edi Rama uroi i pari Prishtinën për këtë ditë të madhe. Më pas, presidenti Ilir Meta dhe lideri i opozitës Lulzim Basha reaguan për këtë ngjarje të madhe historike për shqiptarët. Kreu i Partisë Demokratike e konsideroi 17 shkurtin 2008 si realizimin e një ëndrrëe të madhe lirie.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Kosovës në oborrin e qeverisë. Kryetarja e shtetit përmendi shprehjen e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova se “shtëpia nuk mbetet pa miq” duke shtuar se Prishtina nuk i ka zhgënjyer partnerët ndërkombëtarë. Kryeministri Kurti tha se nuk duhet harruar asnjëherë sakrifica dhe kontributi i të gjithë atyre për realizimin e ëndrrës së lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dërgoi një letër urimi për Kosovën. Ai konfirmoi se SHBA do të jetë gjithmonë partneri besnik i Prishtinës dhe do të vijojë të forcojë bashkëpunimin me të në realizimin e aspiratave për integrim dhe Bashkim Europian.
Zhvillimi më i pazakontë ndodhi në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti u kap me mediat duke thënë se qeveria nuk është në gjendje që ta mbrojë vetëm demokracinë nga dezinformacionet. Kjo gjë nuk u prit mirë nga deputetët e opozitës disa prej tyre e konsideron si të pavend një fjalë të tillë në një ngjarje të kësaj rëndësie. Pasi Kurti foli dhe për kritikat e protestat kundër tij, duke thënë se qeveria ka të detyrë të respektojë të drejtat e tubimit të qytetarëve, opozita u largua e indinjuar nga Kuvendi. Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca u kërkoi përfaqësuesve të opozitës që të qëndrojnë në sallën e Kuvendit pasi kjo është një ditë solemne.
Pas Kuvendit, kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani morën pjesë në paradën e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë në sheshin “Nënë Tereza” të Prishtinës. Shefi i qeverisë mbajti fjalën e tij duke thënë se Bashkimi Europian është fati i Europës dhe Kosovës. Ai e konsderoi Republikën e Kosovës si projekt ndërtimi dhe jo konsumi.
Më pas, presidentja Osmani e konsideroi FSK si garancinë, sigurinë dhe identitetin e shtetit dhe popullit të Kosovës.
Pasdite, partia e opozitës Lidhja Demokratike e Kosovës reagoi me një deklaratë për shtyp ndaj fjalimit të kryeministrit Albin Kurti sot në Kuvend duke i quajtur fjalë e tij si të pavend, përçarëse, urryese dhe pa dinjitet. Sipas LDK, Kurti sot ofendoi sakrificat e dëshmorëve.
Sot është janë planifikuar një sërë aktivitetesh për festimin e Pavarësisë së Kosovës. Fillimisht u ngrit flamuri i Kosovës në oborrin e qeverisë në orën 08:00. Më pas, Kurti, Osmani dhe Konjufca kryen homazhe në Prekaz në memorialin e familjes Jashari.
Ngjarjet e planifikuara me rastin e shënimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
-Presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca dhe kryeministri Kurti bëjnë ngritjen e flamurit shtetëror në Ditën e Pavarësisë (Oborri i ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ora 08:00)
-Presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca dhe kryeministri Kurti bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” (Prekaz, ora 9:00)
-Komuna e Gjakovës organizon homazhe te lapidari “Shokët e lirisë” (Gjakovë, ora 10:00)
-Komuna e Deçanit mban seancë solemne për nderë të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. (Kuvendi Komunal i Deçanit, ora 10:00)
-Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me anëtarët e Kryesisë, bëjnë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova. (Varrezat në Velani, ora 10:00)
-Presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca dhe kryeministri Kurti bëjnë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova. (Varrezat në Velani, ora 10:30)
-Komuna e Skenderajt mban seancë solemne për nderë të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. (Kuvendi Komunal i Skenderajt, ora 10:30)
-Presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca dhe kryeministri Kurti bëjnë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi (Velani, ora 10:40)
-Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë solemne për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
-Kombëtaret e veteranëve, të Kosovës, Shqipërisë dhe Greqisë, marrin pjesë në turneun e futbollit për nderë të Pavarësisë së Kosovës. (Kampi Nacional, Hajvali, ora 11:30)
-Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës parakalojnë për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)
-Promovohet libri “78 ditë bombardime të NATO-s”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 14:00)
-Përmbyllet konkursi për fotografi “Colours of Albanians 2022”, bashkë-organizim i MPJD-së dhe Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë. (Bibliota Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 15:00)
-Organizohet pritje shtetërore për 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. (Pallati i Rinisë, ora 16:00)
-Filarmonisë së Kosovës mban koncert për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ( Salla e Kuqe, ora 17:00)
-Ansamblet Kombëtare të Valleve të Kosovës dhe Shqipërisë mbajnë koncert të përbashkët (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 18:30)
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë më 17 shkurt të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.
ZVICËR- A do të jetonit me dëshirë si i burgosur për një ose dy ditë – ose katër? Qindra njerëz kanë gjetur një shans të tillë në qytetin zviceran të...
ANGLI- Një paralajmërim i rrallë i kuq i motit – niveli më i lartë – është lëshuar për pjesë të Anglisë jugperëndimore dhe Uellsit jugor të Premten,...
SERBI- Kreu i Zyrës për Kosovën Petar Petkovic ka bërë një kërcënim të pazakontë, duke thënë se Kosova nuk do të mund të organizojë zgjedhjet në një pjesë të te...
UKRAINË- Monitoruesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kanë raportuar një përshkallëzim të mprehtë të shkeljeve të armëpushimit pë...
ANGLI- Rusia mund të pushtojë Ukrainën pa paralajmërim të mëtejshëm. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur inteligjenca britanike. Tweet përfshinte një har...
ANGLI- Pamjet e mëposhtme janë shqiptarët që jetojnë në Angli. Me flamuj të Shqipërisë dhe të Kosovës, ata kanë dalë në rrugët e qyteteve dhe kanë festuar 14-vj...
GREQI- Një aksion proteste i Ministrisë së Jashtme greke është zhvilluar në drejtim të palës turke dhe konkretisht ndaj përfaqësuesit të ambasadës turke në Athi...