All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Kosova drejt mbylljes, kundërshtojnë gastronomët: Pa mbështetje s’i respektojmë masat

10 Nëntor 2020, 09:57 Nga DOSJA
Kosova drejt mbylljes, kundërshtojnë gastronomët: Pa
All - Paragraf - 1

PRISHTINË-Komuniteti për menaxhimin e pandemisë ditën e djeshme i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës propozimet për masat e reja në menaxhimin e përhapjes së Covid-19.  Sipas mediave të Kosovës, vendi i cili është ndarë në zona në bazë të numrit të të infektuarve, pritet të përballet me masa më të ashpra, ku përfshihen kufizimi i lëvizjes dhe kufizimi i orarit të punës për bizneset.

Ndërkohë për këto masa kanë reaguar gastronomët, të cilët kanë thënë se nuk do të pranojnë mbylljen pa mbështetje financiare nga ana e shtetit. Gjtihashtu, Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka paralajmëruar se për shkak të gjendjes së rëndë me të cilën po përballen do të detyrohen t’i hapin lokalet edhe nëse vendoset për ndonjë mbyllje tjetër. Madje ata paralajmërojnë protesta kundër çfarëdo lloj mase që rrezikon këtë sektor.

Veton Zuka nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës thotë se si pasojë e karantinimit gjatë fundjavës së kaluar, sektori i gastronomisë ka pësuar humbje 100%, ku dhe ka shtuar se nëse do merret vendim për ndonjë mbyllje tjetër do të jetë e vështirë të menaxhohet situata, pasi pronarët e këtyre bizneseve janë të revoltuar dhe do të tentojnë t’i hapin baret dhe restorantet sepse po përballen me gjendje të rëndë ekonomike.

“Nëse e shikojmë qarkullimin që ndodh në vikend, sidomos në Prishtinë por edhe qytetet tjera, (humbja) është 100 përqind sepse nuk ka funksionuar hiç, por çka ndodhi? Ndodhi automatikisht lëvizja e qytetarëve në Maqedoni e Shqipëri, gjë që jemi duke folur për miliona para në qytetet e tjera që realisht Maqedonia ka më shumë raste se ne, Shqipëria po ashtu më shumë se ne. Është e pakuptimtë, edhe prej bizneseve, edhe nuk po e dimë pse po ndodh kjo po i mbyll qytetet tua dhe bizneset dhe qytetarët po shkojnë në shtetet tjera. Nuk ma merr mendja se do i mbajmë të mbyllura nëse nuk kemi një ndihmesë nga shteti, sepse është problem edhe për neve si shoqatë t’i menaxhojmë dhe ndalojmë bizneset se janë në gjendje të keqe. Kështu që është e natyrshme reagimi i tyre ose hapja e tyre kushtimisht në mënyrë të rebeluar,”- është shprehur ai.

Gjithashtu, Zuka ka shtuar se çdo vendim i radhës duhet të merret në koordinim me gastronomët. Ndërkohë që ka theksuar se kërkojn nga qeveria subvencionim të pagave të punëtorëve dhe subvencionimi të qirave 40 deri 50 përqind dhe ndihmesë rreth problemeve bankare.

“Çdo mbyllje kërkon edhe kompensim dhe çdo rregull që e kanë kërkuar kërkon kompensim, nuk ka ndodhur asgjë, përpos që janë dëmtuar bizneset në përgjithësi e posaçërisht gastronomia se është mbyllur e para dhe non-stop është persekutuar e para prej vendimeve sikur tash këto, karantinimi i Prishtinës, mbyllja totale tash prapë me javë apo ditë nuk ka rëndësi. Por gjithmonë është kërkuar nëse bashkë bëhet mbyllja le të jetë në koordinim me subvencione dhe kërkesat që i kemi nuk kanë ndodhur, janë në gjendje shumë të keqe dhe bizneset janë shumë të frustruara, gjë që edhe ne si shoqatë po i kemi vështirë t’i menaxhojmë sepse ata i kanë kërkesat e veta që janë shumë legjitime dhe të drejta”, theksoi ai.

Në 24 orëshin e fundit  në Kosovë janë testuar gjithsej 1 mijë e 712 persona, prej tyre pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar 637 raste dhe kanë humbur betejën me jetën 13 persona.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni covid-19 ne kosove veton zuka covid-19 ne kosove veton zuka

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Bota 10 Nëntor 2020, 09:44

TIRANË– Memorandumi i bashkëpunimit kundër COVID u nënshkrua ditën e djeshme në konferencën e “Mini-Shengenit” ku të pranishëm ishin kryeministrat e ...

Bota 10 Nëntor 2020, 08:44

PRISHTINË– Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, gjatë ditës së djeshme është paraqitur për herë të parë para Gjykatës S...

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd