LIVE UPDATES
Editorial

Kosova duhet të pezullojë pjesëmarrjen në dialog për një kohë

25 Qershor 2020, 11:45 Nga DOSJA
Kosova duhet të pezullojë pjesëmarrjen në dialog për

Kosova nuk është në situatë që të jetë e angazhuar në dialog me Serbinë në këtë moment. E nuk do të jetë edhe për një kohë.

Kosova ka nevojë për një konsolidim të brendshëm politik, shoqëror dhe institucional. Dialogu deri tash ishte zhvilluar duke e vënë Kosovën në shërbim të dialogut e jo dialogun në shërbim të Kosovës.

Lajmi se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kreu i PDK-së Kadri Veseli kanë një propozim aktakuze nga Prokurori Special i ka befasuar shumë diplomatë në Bruksel. Jo pse këta janë akuzuar, por mënyra dhe koha se si kjo është bërë publike. Tash ata janë të shqetësuar se si do të rifillojë dialogu.

Por ajo që ndodhi të mërkurën është një “game changer” që thonë në anglisht. Nuk ka nevojë të hymë në analiza të dialogut të deritashëm. Por një gjë është e sigurt: asnjë person nuk i di të gjitha gjërat që kanë ndodhur deri me tash në dialog pos presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Dhe si rrjedhojë askush nuk di më shumë se ai se në cilin drejtim shkonin planet drejt marrëveshjes përfundimtare, qoftë me ndërmjetësimin e Brukselit apo të Washingtonit. Nuk dihet a ia ka përcjell të gjitha gjërat që kanë ndodhur në këtë proces dikujt tjetër, përfshirë edhe ato që kanë ndodhur në takime “sy me sy”. Tash e ardhmja politike e Thaçit është po ashtu në pikëpyetje sikur edhe pozita e tij si president. E në anën tjetër nuk duket shumë e besueshme se Avdullah Hoti dhe qeveria e tij e kanë pjekurinë e duhur institucionale për ta përfaqësuar Kosovën në një dialog, nëse vërtetë në atë dialog synohet ndonjë marrëveshje “historike”.

Pjesëmarrja e Kosovës në dialog, sikur asgjë nuk ka ndodhur, do të ishte sikur të hysh i lënduar në një ndeshje futbolli dhe atë me kartonë të verdhë e me referin që i jep përparësi kundërshtarit. Kosova tash është përsëri e identifikuar si një vend, prijësit e të cilit po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. E Serbia, ani pse ajo po shndërrohet në shtet autoritar, si një vend me qeveri stabile dhe konstruktive. BE-ja publikisht nuk përmend vërejtjet që i di për Serbinë, siç janë glorifikimi i krimeve të luftës, angazhimi i kriminelëve të dënuar për krime nëpër akademi ushtarake dhe struktura shtetërore dhe mungesën e vullnetin për t’u përballur me të kaluarën. Pa marrë parasysh se çfarë mendon kush, për liderët që mund të akuzohen në Kosovë, është shumë e përfshirë ndjenja e padrejtësisë dhe këtë e ka shtuar vet krijimi i Gjykatës Speciale. Sepse Kosova është i vetmi vend në rajon për të cilin është dashur të krijohet një gjykatë hibride, me seli jashtë vendit për të gjykuar krimet e supozuara edhe pse ka ekzistuar Gjykata e Hagës për Krimet e luftës në ish-Jugosllavi, Gjykata e UMMIK-ut, Gjykata e EULEX-it. Pra të gjitha shteteve tjera u besohet procedimi i krimeve të tilla, por jo edhe Kosovës.

Kosova ka humbur shumë deri me tash e kohëzgjatja e dialogut e ka bërë këtë humbje edhe më të madhe. Po ashtu rezultatet e dialogut kanë qenë të mangëta ndërkohë që ai dialog është shfrytëzuar për të penguar njohjet.

Sjellja e aktorëve politikë në Kosovë muajve të fundit ka qenë shumë kaotike.

Përballja me shumë sfida në të njëjtën kohë e ka keqësuar edhe më shumë atmosferën politike dhe ka thelluar edhe polarizimin në shoqëri.

Është naive të besosh se Kosova ka një unitet dhe stabilitet të duhur për t’u kyçur në dialog.

Nga ana tjetër mund të dalin edhe emra e të akuzuarve tjerë nga Gjykata Speciale. Sepse ajo edhe është krijuar me qëllim të ngritjes së aktakuzave dhe atë në nivelin e lartë të ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Në të njëjtën kohë, Kosova po përballet me rritjen dramatike të numrit të të infektuarve nga virusi Korona. E pret një krizë e madhe ekonomike. Edhe në kushte normale dialogu nuk do të mund të ishte prioriteti kryesor. E tash është edhe më pak.

Kosova duhet të kërkojë sa më shpejt një unitet të plotë për dialog. Kosova duhet të mendoj për veten. Të përgatitet dhe të tregojë kur është gati për dialog. Në këtë moment nuk është. Fakti se tash BE-ja është gati sepse ka një të Dërguar të posaçëm, fakti se Beogradi tash është gati sepse Kosova i ka përmbushur kushtet e Presidentit të Serbisë Vuçiq, nuk janë argumente pse Kosova tash duhet të nxitojë për të hyrë në dialog në këto rrethana.

Kosova duhet të jetë sinqertë me miqtë. Duhet t’u tregojë se ka nevojë tash për kohë, për konsolidim të brendshëm, e pastaj do të lajmërohet vetë kur të jetë gati për dialog. Marrë nga Koha.net

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial agustin paloka dialogu kosove-serbi dosjaeditorial agustin paloka dialogu kosove-serbi dosjaeditorial

Sondazh

Poll
Editorial 23 Qershor 2020, 14:44

Kush e udhëheq sot botën?

Krizat mund të sjellin edhe qartësi. Në krizën financiare të vitit 2008-09, u krijua klubi i G20-ës i ekonomive më të mëdha të botës, duke reflektuar faktin ses...

Editorial 23 Qershor 2020, 05:20

Partia e Vuçiçit fitoi zgjedhjet në Serbi

SERBI-Duke i dhënë 63 përqind të votave partisë së Presidentit, duket se serbët kanë votuar sidomos për stabilitetin e vendit. Në zemër të Ballkanit sundon qetë...

Editorial 22 Qershor 2020, 19:17

Komedia ‘Parlament 2020” dhe Pallati 176…

Organi më kardinal  i demokracisë, aty ku bëhën ligjet dhe merren vendimet më të rëndësishme të një shteti, Parlamenti, te ne është kthyer në një  gallatë batut...

Editorial 22 Qershor 2020, 13:18

Tuneli në det, qeveria në zjarr

TIRANË- Kete muaj Shqiperia vendosi nje rekord absolut boteror duke u ngjitur ne podin e ekonomive me investimet me te fuqishme ne infrastrukture. Ne harku...

Editorial 22 Qershor 2020, 10:09

TIRANË -Kreu i Partisë Demokratike u takua ditën e sotme me përfaqësuesit e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare. Gjatë takimi, u diskutuan problemet që po kalo...

Editorial 22 Qershor 2020, 09:32

Europa pa Amerikën

Shoku nuk ka kaluar akoma. Pak ditë pas njoftimit të presidentit, Donald Trump për tërheqjen e një pjese të trupave amerikane nga Gjermania, flitet për rreth 9....

Editorial 19 Qershor 2020, 12:30

Rekrutuesi i fatkeqësisë

Kur diskutohet ndikimi i fatkeqësive natyrore në politikë, shumica e quan fat për Edi Ramën, atë që ka ndodhur nga 26 nëntori deri sot.Tërmeti dhe virusi, sipas...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj