LIVE UPDATES
Editorial

Partia e Vuçiçit fitoi zgjedhjet në Serbi

23 Qershor 2020, 05:20 Nga DOSJA
Partia e Vuçiçit fitoi zgjedhjet në Serbi

SERBI-Duke i dhënë 63 përqind të votave partisë së Presidentit, duket se serbët kanë votuar sidomos për stabilitetin e vendit. Në zemër të Ballkanit sundon qetësia dhe kënaqësia, në një kohë kur bota është duke u çmendur. Me sa duket është mundur çdo lloj opozite, ashtu siç është mundur virusi i rrezikshëm Corona. Si duhet thënë më qartë?

Duket si paradoks, që dekada me radhë është thënë se shtetet e rajonit të trazuar mund të qetësohen vetëm kur të marrin të vendosur rrugën drejt Europës, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Ky ka qenë mendim i gabuar. Sepse duket se Serbia e ka gjetur veten me autoritarin Aleksandar Vuçiq. Në vend që t’i kacaviret anijes që po mbytet, BE-së, presidenti serb e drejton shtetin me dorë të fortë duke shpëtuar nga shkëmbinjtë e detit të trazuar botëror. Duke i treguar të gjithëve se si mund të arrihet në brigje të reja: Që të shtunën e ardhëshme, Vuçiq do të udhëtojë në Uashington për të celebruar në Shtëpinë e Bardhë „pajtimin“ me Kosovën, ose të paktën „për të hapur një kapitull të ri“. Nuk është Europa, nuk është Angela Merkel që garantojnë sigurinë dhe rendin. Këtë e bëjnë tani më shumë njerëz si Aleksandar Vuçiq dhe – megjithëse mezi besohet – si Donald Trump.

Mezi besohet, dhe është mirë që të mos besohet fare

Është gabim që rezultati historik i zgjedhjeve të interpretohet si dëshmi e besimit që i jepet presidentit. Partia e tij, „Partia Përparimtare Serbe“ (SNS) nuk është forcë politike që mund të konkurojë në një sistem pluralist, ku partitë konkurojnë me ide dhe argumente në favor të zgjedhësve. Ajo nuk është parti dokudo, por është Partia, një aparat shtetëror, siç ka qenë dikur Partia Komuniste.

Individi që kërkon punë, sipërmarrja që kërkon të fitojë tendera, politikani lokal që kërkon para nga taksat për komunën, duhet të bashkëpunojë me pushtetin e kudogjendshëm. Duke pasur 730 mijë anëtarë, partia e presidentit, SNS është partia më e madhe në Europë, jo në krahasim relativ, por në krahasim absolut, është partia më e madhe në Europë, duke qenë parti në një vend që nuk është më i madh se landi gjerman i Hesenit. Kush e gëzon vendin e punës apo pozicionin falë kësaj partie, dhe në Serbi janë pothuajse të gjithë të tillë, bën mirë t‘ia japë votën asaj, sepse humbet vendin e punës nëse partia bie nga pushteti. Sistemi është një qark i mbyllur. Në fushatat elektorale vazhdohet të shtohen radhët. Aktivistët u kujtojnë të gjithë simpatizantëve dhe anëtarëve të partisë, nëse i kanë borxh partisë, duke i pyetur thjesht mbi preferencat që kanë kur ndodhen para kutisë së votimit. Kush nuk do të donte të tregonte përulësinë e tij në këto kushte?

Partia e ka ngritur pushtetin me të gjithë personelin, duke dhënë subvencione të vogla, donacione për radiot lokale, duke bërë nderë për kryetarët e bashkive, duke dhënë tendera zemërgjerë. Pushteti u rrit pa rënë në sy, dhe menjëherë u shfaqën nëpër provinca pushtetmbajtësit e shumtë konkurues. Ka vite që ish/nxënësi i Millosheviqit ka ardhur në pushtet – në fillim si zëvendëskryeministër. Sot, burri dymetërsh shfaqet i vetëm mbi turmën.

Opozita nuk ekziston më. Socialistët, që dolën partia e dytë më e madhe në vend, duke marrë 11 përqind të votave, janë bashkëlojtarë në lojë, njësoj siç kanë qenë partitë e Bllokut në ish-Gjermaninë Lindore, ose siç kanë qenë Aleanca Socialiste e Punonjësve në ish-Jugosllavi.

Sistemi është stabil, aq stabil sa ka qenë dikur sistemi komunist. Ai funksionon vetëm kur ka diçka për të dhënë dhe diçka për të shpërndarë. Falë lojës së zgjuar kjo vazhdon të jetë njësoj: Deri në shpërthimin e Coronës, donacionet nga BE dhe investimet nga Kina e kthyen Serbinë në vendin me zhvillimin më të madh në ranon, bashkë me Rumaninë, dhe sipas parashikimeve kolapsi pas pandemisë do jetë më e butë se diku gjetkë. Investorët e vlerësojnë Serbinë sepse partia e kudogjendshme e ka kthyer vendin në „One stop shop“. Licencat jepen pa problem, kundërshtime nuk pritet të ketë.

Serbia ka vepruar kundër Covid 19 më ashpër se çdo vend tjetër në Europë: duke vendosur ndalimqarkullimin nga ora 17:00 deri në orën 5 të mëngjesit dhe ndalim total qarkullimi për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç dhe duke dhënë dënime të mëdha. Por njerëzit tremben nga shteti, virusi nuk trembet. Ai ushqehet nga kushtet e këqija sociale. Mbas sukseseve të para, numri i të infektuarve është rritur sërish, sidomos në konviktet e studentëve dhe aty ku banorët jetojnë ngjitur me njëri tjetrin si sardele. Deri ditën e zgjedhjeve kjo temë mbeti pa u diskutuar. Data e zgjedhjeve duket se është zgjedhur në mënyrë perfekte.

Norbert Mappes Niediek komenton rezultatin e zgjedhjeve serbe. Serbët votojnë për stabilitet, mendon ai. Por a mjafton stabiliteti në vendin me një parti në pushtet?

I të njëjtës natyrë është edhe stabiliteti në rajon, që drejtohet tani nga Vuçiqi. Por meqenëse atje nuk ndodhet askush që ta kundërshtojë, dhe meqë edhe Kisha Ortodokse ndodhet vetë nën kontroll, presidenti e ka rrugën e hapur për të zgjidhur çështjen e Kosovës, sipas mënyrës së tij.

Ka dy vjet që Vuçiq dhe egoja e tij e vjetër shqiptare, Hashim Thaçi diskutojnë për këmbimin e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës. Nuk mund të flitet për pajtim të vërtetë, për revizionimin e të kaluarës, për çtensionimin e jetës së përditshme, për takime në nivel shoqëror. Sepse po të flitej për to do të arrihej efekti i kundërt. Të dy udhëheqësit do të ktheheshin në zot shtëpie me zgjidhjen e tyre të preferuar dhe nuk do të kishin nevojë të merrnin parasysh të drejtat e pakicave të bezdishme. Që Trumpi luan rolin e nxitësis të paqes, përshtatet mirë me imazhin: Zëvendësimi i rregullave ndërkombëtare me “deals” të arritur midis burrave të fortë, është politika e shpallur prej tij. Nëse manovra arrin po ashtu t’i hipë nervat europianëve, aq më mirë.

63 përqind e votave janë një rezultat fantastik. Por në Europë e dinë mirë si është puna e stabilitetit. „Everything was forever, until it was no more“, thoshte autori ruso -amerikan Alexei Yurtchak, duke treguar shumë mirë përvojën e një brezi të tërë.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial vucic fiton zgjedhjet ne serbi vucic fiton zgjedhjet ne serbi

Sondazh

Poll
Editorial 22 Qershor 2020, 19:17

Komedia ‘Parlament 2020” dhe Pallati 176…

Organi më kardinal  i demokracisë, aty ku bëhën ligjet dhe merren vendimet më të rëndësishme të një shteti, Parlamenti, te ne është kthyer në një  gallatë batut...

Editorial 22 Qershor 2020, 13:18

Tuneli në det, qeveria në zjarr

TIRANË- Kete muaj Shqiperia vendosi nje rekord absolut boteror duke u ngjitur ne podin e ekonomive me investimet me te fuqishme ne infrastrukture. Ne harku...

Editorial 22 Qershor 2020, 10:09

TIRANË -Kreu i Partisë Demokratike u takua ditën e sotme me përfaqësuesit e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare. Gjatë takimi, u diskutuan problemet që po kalo...

Editorial 22 Qershor 2020, 09:32

Europa pa Amerikën

Shoku nuk ka kaluar akoma. Pak ditë pas njoftimit të presidentit, Donald Trump për tërheqjen e një pjese të trupave amerikane nga Gjermania, flitet për rreth 9....

Editorial 19 Qershor 2020, 12:30

Rekrutuesi i fatkeqësisë

Kur diskutohet ndikimi i fatkeqësive natyrore në politikë, shumica e quan fat për Edi Ramën, atë që ka ndodhur nga 26 nëntori deri sot.Tërmeti dhe virusi, sipas...

Editorial 18 Qershor 2020, 12:20

Në Washington, pa parime

Kjo e vendos Kosovën në një pozitë ku nuk ka qenë deri tani në gati tridhjetë vjetët e fundit të negociatave mes Kosovës e Serbisë (në formën e sundimit të Milo...

Editorial 16 Qershor 2020, 05:53

Si do të jetë bota pas pandemisë

Krizat e mëdha sjellin edhe pasoja të mëdha, zakonisht të paparashikuara. Depresioni i Madh nxiti izolimin, nacionalizmin, fashizmin dhe Luftën e Dytë Botërore,...

Editorial 14 Qershor 2020, 16:15

Varka e Turit dhe barka e Noes!

Varka e Turit dhe barka e Noes!“Turi po lundronte me varkë në një lumë të rrëmbyeshëm.  Para i doli një shkëmb nënujor. Çfarë bëri Turi?Lundroi për në br...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj