6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Kur diskutohet ndikimi i fatkeqësive natyrore në politikë, shumica e quan fat për Edi Ramën, atë që ka ndodhur nga 26 nëntori deri sot.
Tërmeti dhe virusi, sipas mbështetësve të “fatit”, i dhanë Kryeministrit më shumë pushtet, krijuan më shumë varësi të qytetarëve nga ndihma e shtetit, duke përkëdhelur delirin e “babait të kombit”, që po i rritet bashkë me mjekrën.
Kjo teori nuk arrin të mbështetet tek kolona kryesore, që është menaxhimi që qeveria i bëri situatës. Vërtet efekti i ditëve të para, edhe pas tërmetit edhe pas mbylljes së plotë të vendit, dukej pozitiv, por me kalimin e kohës, kur fjalët duhet të bëheshin vepra, kur nevojat nuk plotësoheshin më me premtime dhe kur shprehja “ti nuk je vetëm” mund të përkthehej “të kam lënë zotin”, përfitimi propagandistik ra.
Rindërtimi dhe Rimëkëmbja duken si barcaletat e fundit të një regjimit të degraduar.
Megjithatë diçka mbetet nga teoria e fatit. Deri në 26 nëntor 2019, për më shumë se 2 vite nga mandati i dytë, qeveria nuk bënte asnjë punë për qytetarët, përveç lëshimit të gazit lotjsellës me shumicë.
Asnjë projekt, asnjë investim, vetëm kapja e Drejtësisë funksiononte.
Qeverisja e aksionit të ditës, pa vizion, kishte ngecur përpara asgjësë që kishte prodhuar vet. Asnjë vepër, asnjë shirit, asnjë investim, asnjë lajm të mirë, vetëm tendera luksozë me miqtë.
Me tërmetin dhe më pas me pandeminë, rifilloi aksioni. Edi Rama gjeti materien për propagandë, u lëshua nëpër çadra, për të bërë personazh çdo njeri në hall, montonte filma me metrazhe të ndryshme, etyde, fotografi, piktura.
Ish-pedagogu i Arteve u rikthye të jepte leksion për të gjitha degët. Tërmeti dhe rindërtimi dukeshin si pjesë të programit të pashpallur të Rilindjes, që u aktivizuan në momentin e duhur. Dhe kur propaganda duhet t’i linte vendin punëve konkrete, kur rindërtimi dhe akomodimi i qytetarëve ishte shndërruar tashmë në problem, Koronavirusi e mori vëmendjen dhe e rinxorri Edi Ramën regjisor, aktor dhe kameraman të një zhanri modern filmash “fai da te”, (bëje vetë).
Vendin e rindërtimit e zunë mesazhet e pafundme të Edi Ramës, që nga punëtor llaçi, inxhinier, arkitekt dhe financues imagjinar, u bë mjek dhe infermier.
Një palë tuta, një telefon dhe një cep nga muri i betontë i shtëpisë në Surrel, zëvendësuan zyrën ku Kryeministri duhet të kryente detyrën më shumë se kurrë. Filloi kështu një tjetër fushatë propagandistike, mbi një tjetër fatkeqësi natyrore.
Pandemia u shfrytëzua për të rritur pushtetin, për të lëshuar paketa ndihme që ministrat u vinin emrin e tij. Paketat Rama 1 dhe Rama 2 do të ishin akoma të famshme, po të kishte dalë Rama 3, por zhgënjimi që lanë pas, ua hoqi emrin e liderit dhe mbetën thjesht numra.
Ndërsa qeset e ndihmave që zëvendësuan ndihmën financiare – të detyruar për familjet në nevojë, ishin parajsa propagandistike. Makina luksoze që ndalonin në kasolle të mjerësh pasi kishin harxhuar karburant për një muaj ushqim minimal, aparate fotografikë që kushtojnë sa 2 vjet ushqim për ta, ishin pjesë e ceremonisë së dorëzimit të lëmoshës së nëpërkëmbur.
Ishte tenderi i fituar nga kompania shqiptaro-verimaqedonase, me paratë publike, që pasi e çoi atë pak likuiditet përtej kufirit, shitej si sukses në dyer të kalbura fukarenjsh.
Virusi ishte rekrutuar. Shifrat uleshin dhe ngriheshin siç e kërkonte kryetari i vërtetë i Komitetit Teknik, testet u mbajtën monopol i shtetit pikërisht për këtë arsye, kurba e ecurisë së infektimeve bëhej çdo ditë e më shumë qesharake.
Sot, kur kriza është më e madhe, të infektuarit luhaten nga 50 deri në 86 në ditë, të shtruarit janë mbi 60, virusi vazhdon të përdoret si anëtar i rilindjes.
Ai nuk infekton turmën që mbledh Erjon Veliaj në Parkun Rinia, por atë që mbledh Lulzim Basha, nuk infekton forcat e rendit të grumbulluara krah për krah për të prishur teatrin, por protestuesit që mundohen ta mbrojnë, nuk infekton mbledhjet e Partisë Socialiste, por takimet e koalicionit qeveritar.
Edi Rama arriti ta çojë tek njerëzit si një rrezik, jo vetëm për shëndetin, por për demokracinë dhe ekonominë, si një mjet për të justifikuar tenderat sekretë që blejnë maska me 5 – fishin e çmimit kur dhjetra mijë njerëz vuajnë për ushqim, për të justifikuar shpërndarjen e protestave me dhunë nga policia, për t’u hakmarrë me ata që u spikatën në protestën për mbrojtjen e Teatrit. Ky është rasti unik i qeverisjes partiake, që ua kalon edhe diktaturave. Vetëm Rilindja mund t’i rekrutojë fatkeqësitë natyrore.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u shpreh nga emisioni “Opinion” se një karantim i dytë nuk përjashtohet nga mundësia. Sipas tij, Shq...
Kjo e vendos Kosovën në një pozitë ku nuk ka qenë deri tani në gati tridhjetë vjetët e fundit të negociatave mes Kosovës e Serbisë (në formën e sundimit të Milo...
Krizat e mëdha sjellin edhe pasoja të mëdha, zakonisht të paparashikuara. Depresioni i Madh nxiti izolimin, nacionalizmin, fashizmin dhe Luftën e Dytë Botërore,...
Varka e Turit dhe barka e Noes!“Turi po lundronte me varkë në një lumë të rrëmbyeshëm. Para i doli një shkëmb nënujor. Çfarë bëri Turi?Lundroi për në br...
TIRANË- Man down, thotë Rihana, idhulli i miliona njerëzve në botë, një këngë për të ngritur në revolucion të gjitha ato që përdhunohen. “Nuk doja tia merr...
DURRËS- Banorët e Durrësit kanë vijuar sot protestën që e kishin paralajmëruar dy ditë më parë. Ata janë mbledhur në qendër të qytetit, para insitutcionit ...
1.Për disa prej nesh që kemi kaluar disa procese negociatore të Kosovës- si dhe për disa prej të tjerëve që kanë kaluar procese të tjera negociatore në kriza të...
GJERMANI– A lejohet Gjermania të ketë interesat e saj dhe t’i ndjekë ato? Përgjigja e Uashingtonit duket se është e qartë: vetëm me bekimin e qeveri...
Nuk është e vështirë të kuptosh origjinën e cilësimit të Bylisit si qytet grek nga studiuesi i njohur italian i historisë së artit, Vittorio Sgarbi, i ftuar për...
Kërcënimi rrinte varur prej kohësh, tani duket, se presidenti amerikan po e merr seriozisht. Donald Trump kërkon me sa duket të hakmerret, për atë që Gjermania ...