LIVE UPDATES
Editorial

Dëgjo Rihanën dhe vrit si Nazmija (Letër për vajzat e përdhunuara që s’kanë denoncuar ende)

12 Qershor 2020, 17:07 Nga DOSJA
Dëgjo Rihanën dhe vrit si Nazmija (Letër për vajzat e

TIRANË- Man down, thotë Rihana, idhulli i miliona njerëzve në botë, një këngë për të ngritur në revolucion të gjitha ato që përdhunohen. “Nuk doja tia merrja jetën,- thuhet në këngën e Rihanës, por nuk mund të flija natën. Kenga u lançua ne qershor të vitit 2011 dhe nuk është më e pëlqyera prej fansave. Në miliarda klikime që ajo ka në Youtube vetëm 711 milion ka marrë për këtë këngë. Pak muaj më vonë Nazmije Visha, vrau përdhunuesin e saj. Të siguroj që jo prej Rihanës, nuk flinte dot, as nuk mund të mendonte. Pak a shumë këtë thoshte në rrëfimin e saj. Në fillim opinioni ishte me të, por pastaj të gjithë e harruan. Ajo do të ishte ende në burg, nëse një shqiptar i mirë dhe i madh si Ismail Kadare, nuk do të ngulmonte së shkruari Presidentit të asaj kohe Bujar Nishanit, ta falte.

Dhe Presidenti e bëri amnistinë, e dëgjoi shqiptarin e madh. Shoqëria asokohe nuk reagoi. Edhe pse nga historia e Nazmijes, ishin tronditur të gjithë. Askush nuk i shkruajti Presidentit, dhe jo më të protestonte për të. Të flas drejtësia thanë. Kur dëgjove historinë e Babrrusë, besoj se u bëre gati edhe ti të denoncoje, kur pe protesta, kur dëgjove deputetë të shqetësuar për ty, kur dëgjove se përdhunuesit duhet të varen në litar, kur pe ministren të qante për ty. Pas të gjitha këtyre përdhunuesit dënohen sërish njësoj nga 5 deri në 15 vjet, dhe vetëm nëse ti vret veten shkon në 20. Kaq mendon Kodi Penal se ti ja vlen. Po të ishin kaq të shqëtësuar për ty, do mblidheshin të gjithë për ta ndryshuar këtë kod. Në këtë parlament ndryshohet kushtetuta për interesa partiakë për tre minuta. Ndërsa ti mund të përdhunohesh disa herë dhe kodi nuk ndryshon. Për tre sekonda në kompjuter mund ta ndryshojnë nga pesë në burgim të përjetshëm, kaq mjafton që ti të shpëtosh, por mos kujto se do ta bëjnë. Ulëri brenda vetes po të duash, por kaq vlen për ta.

Adriana është një vajzë jetime që denoncoi pak ditë më parë as më pak dhe as më shumë një film horror. E dëgjuan, e keqardhën, dhe në fund e harruan dhe i thanë dhe gënjeshtare. Po ajo nuk tha asgjë tjetër veçse raportin e Avokatit të Popullit tre vite më parë. Dhunë dhe frikë për të gjitha këto jetimore. Hetimet që nuk u përfshinë në raport tregonin për vajza si Adriana, të dërguara në Greqi dhe Kosovë si prostituta. Avokati kërkoi mbylljen e jetimoreve në vend, dhe shteti e dëgjoi, e ndërroi aty për aty për një marrëveshje politike. Të siguroj jo për këtë fakt, por se kaq vlen denoncuesi për një qeveri. Po, po, Adriana gënjen se, nuk mundet që një parti e majtë në pushtet i ka harruar jetimoret. Jo, ajo kujdeset të bëjë foto cdo 20 maj. Një shtet i shqetësuar do të kërkonte menjherë raport mjekësor, të paktën për cdo vajzë në jetimore në këto momente, pas këtij denoncimi, nëse është e dhunuar seksualisht apo jo ? Një firmë në një letër të bardhë e ka, po nuk i dihet çfarë del pas saj, ndaj bën si e keqardhur dhe nuk flet. As një firmë nuk vlen ti për ta.

Në këtë vend, nuk përdhunohen vetëm vajzat e varfra… ato të një shtrese më lartë nuk tregojnë, sepse të gjithë do thoshin fajin e ka vetë. Të siguroj për këtë. Edhe në komunizëm përdhunohej, këtë na tha Alida Hisku vite më parë, por ne nuk hetuam kurrë, thamë se meqë nuk këndonte më, donte me ra në sy.

Por ti ke një aleat dhe nuk e di… Çuditërisht ata janë trafikantë, vrasës, hajdutë, ata i vrasin përdhunuesit në burg. Ta marrin hakun që nuk ta merr dot askush. Sepse edhe për ata përdhunimi nuk është krim, është instinkt kafshëror, dhe si e tillë, kafshët e egra dhe të rrezikshme vriten.

Ruaju vajzë derisa dikush të të mbrojë me ligj. E di çthonë lacat në këtë vend, kur nuk arrijnë dot një femër të bukur? A ja vlen me bo pesë vjet burg për të ? Ndaj me keqardhje të them, se në këtë shtet të kanë lënë dy alternativa, të dëgjosh Rihanën, ose të vrasësh si Nazmija.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial man down nazmije visha perdhunimi i vajzave rihana sokol bregu man down nazmije visha perdhunimi i vajzave rihana sokol bregu

Sondazh

Poll
Editorial 10 Qershor 2020, 10:08

Dy negociata me dy shpejtësi

1.Për disa prej nesh që kemi kaluar disa procese negociatore të Kosovës- si dhe për disa prej të tjerëve që kanë kaluar procese të tjera negociatore në kriza të...

Editorial 9 Qershor 2020, 13:29

Ndëshkim për Gjermaninë e pabindur

GJERMANI– A lejohet Gjermania të ketë interesat e saj dhe t’i ndjekë ato? Përgjigja e Uashingtonit duket se është e qartë: vetëm me bekimin e qeveri...

Editorial 8 Qershor 2020, 07:30

Donald Trump – aleat jo i besueshëm

Kërcënimi rrinte varur prej kohësh, tani duket, se presidenti amerikan po e merr seriozisht. Donald Trump kërkon me sa duket të hakmerret, për atë që Gjermania ...

Editorial 6 Qershor 2020, 06:08

Reformë Elektorale apo “makeup” i një Regjimi?

Më së fundi ankthi mbaroi. Kemi një konsensus aq të kërkuar nga Ambasadorët me në krye Znj.Kim. Opozita edhe kësaj here ka ulur kokën, si nxënësi që është zënë ...

Editorial 5 Qershor 2020, 08:43

Lehtësia e rënies së një meteori mbi Kosovë

1. Tingëllon gati si barsoletë morbide, por kam përshtypjen, tashmë dhjetë vjet e tutje, se po qe se do të binte një meteor i madh mbi Kosovë e duke mbuluar tre...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend