Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
GJERMANI– A lejohet Gjermania të ketë interesat e saj dhe t’i ndjekë ato? Përgjigja e Uashingtonit duket se është e qartë: vetëm me bekimin e qeverisë amerikane! Ajo i kërcënon me sanksione koncernet europiane, që marrin pjesë në ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream2, gati 96% i gatshëm. Për kujtesë: Ky gazsjellës do të sjellë gaz nga Rusia në Gjermani duke mënjanuar shtetet e tjera dhe prej Gjermanisë të shpërndahet në vende të tjera të BE-së.
Gjermania jeton nga eksporti. Industria e këtij vendi ka nevojë për sigurinë energjitike. Prandaj ekonomia dhe qeveria gjermane e mbështet këtë gazsjellës. Por ajo përpiqet që në politikën e saj të marrë në konsideratë edhe rezervat që kanë Polonia dhe Ukraina ndaj projektit Nord Stream 2.
Një ambasador konfrontues
Por të gjitha këto nuk i interesojnë Shtëpisë së Bardhë. Presidenti Trump kërkon të pengojë me të gjitha mjetet gazsjellësin. Një nga njerëzit e tij të vijës së ashpër është ambasadori i deritanishëm amerikan në Berlin, Richard Grenell. Diplomati jodiplomat nuk ka dhënë ndonjë kontribut me vlerë në marrëdhëniet bilaterale: Ai e ka dorëzuar postin më 1 qershor dhe është larguar nga Gjermania.
Një agjitator tjetër po i zëshëm kundër gazsjellësit është Ted Cruz, senator ultra i djathtë nga Texasi. Një njeri, të cilin disa miq të partisë së tij e quajnë “djalli i gjallë”. Të tjerë thonë: nëse Cruz do ishtë i shtrirë i sëmurë rëndë në kongres, askush nuk do ta telefononte mjekun e urgjencës. Ted Cruz prej vitesh financohet prej vitesh nga industria amerikane e fracking (metodë e kontestuar e nxjerrjes së gazit apo naftës përmes presionit të fortë hidraulik në tokë, shën. red.) Kjo industri ka interes të shesë gazin e saj në Europë. Problemi i saj: Gazi amerikan i prodhuar me kosto të madhe është më i shtrenjtë se ai rus. Uashingtoni – e kush e kishte menduar ndonjëherë këtë për përkrahësin e dikurshëm të tregtisë së lirë? i trembet kështu konkurrencës. Më e lehtë është të vërtitësh shkopin e sanksioneve. Një politikë që Trump e quan “America First”. Duke injoruar edhe dëmin që i shkaktohet marrëdhënieve me aleatin më besnik.
Publikisht ai e lëvdon kancelaren Merkel. Por mediat si edhe përfaqësues qeveritarë në të njëjtën kohë bëjnë të ditur, se në bisedimet mes tyre toni është i ashpër. Duhet thënë, se kancelarja është e prerë ndryshe nga një kryetar qeveria malazez, të cilin Trump e shtyn mënjanë, nëse ai i zë rrugën. Me Merkelin kjo nuk bëhet. Ajo as nuk e lejon ta frikësosh. Gjë që duket se e zemëron shumë Donald Trump.
Tërheqja e ushtarëve amerikanë
Tani ai dëshiron t’i ndëshkojë gjermanët se nuk po sillen si duhet, dhe të tërheqë që këtë vit afër 10.000 ushtarë nga Gjermania. Gjermanëve kjo nuk u bën shumë përshtypje, për sa kohë që nuk e shohin veten të kërcënuar nga ndonjë rrezik ushtarak nga jashtë. Prej vitesh kritikohet ndotja e mjedisit dhe zhurmat e shkaktuara nga trupat amerikane. Frikë nga tërheqja e trupave amerikane kanë vetëm kryetarët e bashkive të zonave dhe përfaqësues të ekonomisë. Por para së gjithash, amerikanët janë në Gjermani prezentë, sepse kjo është në interesin e tyre (misionet në Afganistan dhe Irak komandohen tërësisht nga këtu) si dhe të NATO-s. Nëse Trump tërheq një kontigjent më të madh, ai dëmton veten dhe e largon edhe më shumë SHBA-në nga Europa.
I treti që qesh do të jetë Kina. Çdo përplasje brenda Perëndimit forcon pozicionin e Pekinit kundrejt Uashingtonit. Ashtu si po sillen amerikanët tani, zor se mund të presin mbështetje nga BE në konfliktin tregtar me Kinën. Përkundrazi. Berlini merr nga korriku presidencën e radhës së BE. Kancelarja Merkel pret të mbahet takimi i krerëve të BE me presidentin Xi Jinping, edhe pse data e përcaktuar në shtator u anulua për shkak të pandemisë së Coronës. Pikërisht në kohën e zgjedhjeve presidenciale amerikane një takim i tillë do të ishte një provokim diplomatik. Trump nuk është i ftuar. Si vëzhgues ai vetëm mund të shkruajë në twitter.
Shpresa më 3 nëntor
Nëse administrata e Donald Trump largohet më 3 nëntor, me gjasë marrëdhëniet mes SHBA dhe Gjermanisë do të normalizohen shumë shpejt sërish. Sfiduesi i Trumpit, Joe Biden e kupton, se Gjermania ka interesat e saj dhe mund t’i ndjekë ato.
(Marrë nga DW)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Nuk është e vështirë të kuptosh origjinën e cilësimit të Bylisit si qytet grek nga studiuesi i njohur italian i historisë së artit, Vittorio Sgarbi, i ftuar për...
Kërcënimi rrinte varur prej kohësh, tani duket, se presidenti amerikan po e merr seriozisht. Donald Trump kërkon me sa duket të hakmerret, për atë që Gjermania ...
Durrës- Manza e Durrësit është e mbulur nga tymi, aq sa makinat e kanë të vështirë të lëvizin. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, gjithë zona është e...
Më së fundi ankthi mbaroi. Kemi një konsensus aq të kërkuar nga Ambasadorët me në krye Znj.Kim. Opozita edhe kësaj here ka ulur kokën, si nxënësi që është zënë ...
GJERMANI- Paketën konjukturore e pritën me duartrokitje shumë ekonomistë në Gjermani.Të kënaqura janë edhe partitë e koalicionit qeveritar, konservatorët e CDU/...
1. Tingëllon gati si barsoletë morbide, por kam përshtypjen, tashmë dhjetë vjet e tutje, se po qe se do të binte një meteor i madh mbi Kosovë e duke mbuluar tre...
KORÇË -Policia e Korçës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një 33-vjeçar me iniciale K.K., për ushtrim të paligjshëm të lojërav...
GJERMANI– Gjatë gjithë kohës që ka qenë kancelare e Gjermanisë, Angela Merkel ka treguar vazhdimisht se ajo është gjithmonë gati për surpriza. Tani ajo e ka tej...
Ishte 12 vjeçe. Çdo mëngjes, ndërsa merrte cantën dhe nisej për në shkollë, mijëra ëndrra i vinin ndërmend, derisa sa hynte në derën e shkollës. A...
“Ne i kemi votat në Parlament”-tha Gjiknuri, duke larë duart si Pons Pilati pas dështimit të dakortësisë me opozitën. Lojtari i thekur Gjiknuri, i dha “shah” ...