LIVE UPDATES
Editorial

Në Washington, pa parime

18 Qershor 2020, 12:20 Nga DOSJA
Në Washington, pa parime

Kjo e vendos Kosovën në një pozitë ku nuk ka qenë deri tani në gati tridhjetë vjetët e fundit të negociatave mes Kosovës e Serbisë (në formën e sundimit të Milosheviqit, herë të quajtur Jugosllavi, herë Serbi). Kosova po vendoset në vijën ndarëse mes interesave zgjedhore të presidentit aktual dhe konkurrencës së tij demokrate dhe njëkohësisht mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.

Në tërë këto vite të shtetndërtimit kosovar, në të cilat kam qenë i përfshirë intensivisht, nuk ka ndodhur që Kosova të përfshihet në antagonizëm republikan e demokrat dhe në antagonizëm SHBA-BE. Ndonëse jo me shumë përvojë dhe jo me ndonjë peshë në botë, si Kosovë jemi përpjekur që të mbajmë si pika udhërrëfyese konsensusin e brendshëm politik amerikan dhe atë transatlantik. Këto janë shpaguar: në Rambouillet dhe Vjenë kemi qenë të suksesshëm me përkrahje të plotë republikane e demokrate në SHBA dhe në pajtim mes SHBA-së dhe Evropës.

Tash Kosova po hyn në negociata, në një ambient të skajshëm polarizues, si brenda SHBA-së ashtu edhe mes SHBA-së e Evropës. Nuk mbaj mend asnjë situatë as përafërsisht më të keqe se kjo.

2. Këtu nuk përfundon përshkrimi i situatës së mjerë.

Takimi pa parime në Washington zhvillohet pas gati një dhjetëvjetëshi negociatash pa parime të udhëhequra nga Bashkimi Evropian, së pari nga baronesha C.Ashton e mandej nga pasuesja e saj F.Mogherini. Gjatë këtij dhjetëvjetëshi ndërmjetësit e ndryshëm të BE-së testuan dhe panë se është e mundshme që të mbledhin përfaqësues të Kosovës e Serbisë në Bruksel nën ombrellën e “ambiguitetit konstruktiv” dhe të vendosin aty për aty se çfarë është parimi udhëheqës negociator, çfarë është korniza kohore dhe çfarë është caku i tyre. Ritualisht, pas shumë takimesh shpalleshin “marrëveshjet historike” që duhej të pasoheshin pastaj nga “marrëveshje të tjera historike”.

Pas dhjetë vjetësh improvizimi, BE-ja ka arritur dy rezultate të dukshme politike. Fillimisht, që t’i tejkalojë improvizimet dhjetëvjeçare dhe të emërtojë një të dërguar të veçantë, M.Lajçak, i cili duhet t’i trajtojë këto si negociata mes dy shtetesh me konflikt të papërfunduar. Dy (dhe jo në shumicë për faj të vetin) që të krijojë kushte që negociatat të barten në një aventurë të Washingtonit.

3. Dhe as me kaq nuk përfundojnë telashet.

Kosova shkon në Washington pa parime negociatore të vetat. Peshën më të madhe të negociatave gjatë dhjetëvjetëshit të fundit e ka pasur një i dyshuar ndërkombëtarisht për krime, pjesa me e butë e të cilave mund të jetë hajnia. Ky është presidenti i vendit, i cili ka një kanal komunikimi të tij të veçantë me të dërguarin Grenell dhe presidentin e Serbisë, Vuçiq. Fati i tij apo inklinacionet personale mund të jenë parime negociatore, por nuk janë parime negociatore të Kosovës. Për më tepër, Hashim Thaçi i ka prirë Kosovës në negociatat e Brukselit, të cilat nuk arritën suksesin për forcimin e shtetësisë së Kosovës, por, përkundrazi, arritën ta dekonstruktonin brenda dhe ta delegjitimonin atë jashtë. Falë edhe dështimit të tij personal, tash kemi garë amerikane e evropiane për një çështje që duhej të ishte mbyllur para dhjetë vjetësh.

Krahas presidentit, i cili ka një përvojë të gjatë dhe të pasuksesshme negociatore, gjendet një kryeministër i cili nuk ka fare përvojë negociatore dhe i cili është zgjedhur në një kundërthënie të madhe të brendshme kosovare të paprecedentë në botë, gjatë pandemisë. Kryeministri ka shprehur botërisht se me çka nuk pajtohet në negociata (jo këmbim territoresh, dëmtim të tërësisë tokësore, etj.), por kjo nuk do të mjaftojë për parime udhëheqëse. Të tregosh se çka nuk dëshiron jo domosdo të çon tek pika e asaj që dëshiron, aq më shumë që kryeministri do të marrë pjesë në një kontekst negociator i cili është dakorduar (dhe ndoshta paranegociuar më herët) mes presidentit të Kosovës dhe partnerëve të tij, Grenell dhe Vuçiq.

4. Negociatat në Washington në fund të këtij muaji çfarëdo që të prodhojnë do të sjellin një dinamikë të re. Dhe çfarëdo që do të quhet rezultat pozitiv i këtij takimi do të kërkojë edhe më shumë punë. Nëse kuti matës për marrëveshje pozitive janë ato që i ka arritur deri tani ambasadori Grenell (intencën për fluturimin Beograd-Prishtinë, intencën për shpejtimin e transportit hekurudhor) atëherë çfarëdo që palët merren vesh në Washington, edhe ndonjë gjë pa relevancë, do të quhet rezultat.

Ndërkaq, nëse rezultati shkon përtej kutit të ulët matës dhe kemi lëvizje substanciale, atëherë do të ketë edhe më shumë punë në thellimin e negociatave. Aktorë implementues nuk janë vetëm Kosova e Serbia, por edhe BE-ja, që ka lidhur politikat e veta integruese me këto dy shtete në varësi nga negociatat, Rusia, e cila ka interesa gjeopolitike në Serbi e me Serbi në Evropë, dhe OKB-ja, Asambleja e Përgjithshme e së cilës ka autorizuar me Rezolutë të veten negociatat Kosovë-Serbi. Edhe në rastin më të mirë të suksesit do të ketë më shumë negociata. Nëse palët nuk arrijnë të merren vesh për gjë, prapë do të mbetet një përkujtim për një punë të papërfunduar. Mbase përkujtim se nuk bën t’i hyhet e rihyhet një procesi pa parime. Si gjithnjë, në këto negociata vetëm qytetarët e njërës prej palëve do të jetojnë drejtpërsëdrejti me pasojat e marrëveshjeve e mosmarrëveshjeve, ata të Kosovës.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial veton surroi veton surroi

Sondazh

Poll
Editorial 16 Qershor 2020, 05:53

Si do të jetë bota pas pandemisë

Krizat e mëdha sjellin edhe pasoja të mëdha, zakonisht të paparashikuara. Depresioni i Madh nxiti izolimin, nacionalizmin, fashizmin dhe Luftën e Dytë Botërore,...

Editorial 14 Qershor 2020, 16:15

Varka e Turit dhe barka e Noes!

Varka e Turit dhe barka e Noes!“Turi po lundronte me varkë në një lumë të rrëmbyeshëm.  Para i doli një shkëmb nënujor. Çfarë bëri Turi?Lundroi për në br...

Editorial 10 Qershor 2020, 10:08

Dy negociata me dy shpejtësi

1.Për disa prej nesh që kemi kaluar disa procese negociatore të Kosovës- si dhe për disa prej të tjerëve që kanë kaluar procese të tjera negociatore në kriza të...

Editorial 9 Qershor 2020, 13:29

Ndëshkim për Gjermaninë e pabindur

GJERMANI– A lejohet Gjermania të ketë interesat e saj dhe t’i ndjekë ato? Përgjigja e Uashingtonit duket se është e qartë: vetëm me bekimin e qeveri...

Editorial 8 Qershor 2020, 07:30

Donald Trump – aleat jo i besueshëm

Kërcënimi rrinte varur prej kohësh, tani duket, se presidenti amerikan po e merr seriozisht. Donald Trump kërkon me sa duket të hakmerret, për atë që Gjermania ...

Editorial 6 Qershor 2020, 06:08

Reformë Elektorale apo “makeup” i një Regjimi?

Më së fundi ankthi mbaroi. Kemi një konsensus aq të kërkuar nga Ambasadorët me në krye Znj.Kim. Opozita edhe kësaj here ka ulur kokën, si nxënësi që është zënë ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë