LIVE UPDATES
Bota

Kosova e ekspozuar dhe pa mbrojtje ndaj propagandës ruse që e cilësojnë si shtet kriminal dhe ekstremist

14 Gusht 2021, 09:46 Nga DOSJA
Kosova e ekspozuar dhe pa mbrojtje ndaj propagandës ruse që e

KOSOVË– Në 22 vjetët e pasluftës në Kosovë, Rusia ka qenë ndër kundërshtarët më të mëdhenj të shtetit të Kosovës.

Përveç luftës politike e diplomatike, Rusia vazhdon të sfidojë Kosovën edhe përmes propagandës dhe përmbajtjes së rreme, të prodhuar nga mediat e kontrolluara nga Qeveria ruse, thonë hulumtuesit e politikave në Kosovë.

Sipas tyre, këto media që veprojnë në rajon, vazhdimisht prodhojnë përmbajtje të rreme që ka për qëllim krijimin e narratives se Kosova është vend kriminal dhe se është vetëshpallur shtet, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Nga shtatori i vitit 2001 e deri më 12 gusht 2021, në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë janë publikuar gjithsej 835 materiale në të cilat përmendet Kosova.

Në të shumtën e rasteve këto materiale janë deklarata të ministrave dhe zyrtarëve rusë që mohojnë shtetësinë e Kosovës, dënojnë akte të dhunës ndaj minoritetit serb në Kosovë, trashëgimisë kulturore të Kishës Ortodokse Serbe si dhe akuzojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për trafikim dhe shitje të organeve.

Në një nga publikimet, më 26 mars 2021, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Maria Zakharova, akuzon kosovarët për krime të kryera ndaj serbëve në vitet 1998-’99.

Duke vepruar nën mbulimin e agresionit të NATO-s, militantët nga e ashtuquajtura Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kryen krime të tmerrshme, duke përfshirë rrëmbimin e serbëve, organet e të cilëve më pas u hoqën dhe u shitën”, deklaroi Zakharova më 26 mars 2021.

Në një deklaratë tjetër të datës 17 qershor 2021, ajo akuzon SHBA-në se po armatos një forcë ushtarake shqiptare në Kosovë, e që sipas saj, përbën potencial të shpërthimit të konfliktit në rajon.

Ideja e Uashingtonit është të krijojë një ‘ushtri’ në atë territor, që është një shkelje e drejtpërdrejtë dhe e hapur e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB –së”, deklaron ajo.

Në nëntor 2020, Ministria e Jashtme e Rusisë mes tjerash, lavdëroi Dhomat e Specializuara të Kosovës pas arrestimit të ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në këtë ueb-faqe ka dhjetëra komunikata dhe deklarata të tjera që kontestojnë shtetësinë e Kosovës dhe që kontestojnë rolin e shteteve perëndimore, në ruajtjen e paqes dhe forcimin e shtetit të Kosovës.

Përveç luftës politike dhe diplomatike që Rusia i bën Kosovës, Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), në një raport të publikuar në mars 2021, ka identifikuar se mediat e kontrolluara nga Rusia, janë mjaft aktive në prodhimin e propagandës kundër Kosovës.

Sidomos Sputnik Serbia, Sputnik International dhe Rusia Today (RT) janë në rend të parë sa i përket propagandës dhe dezinformimit ndaj Kosovës”, thotë autori i këtij hulumtimi, Lulzim Peci nga KIPRED.

Peci thotë se pas analizës së veprimeve të Rusisë në raport me Kosovën, mund të konstatohet se politika zyrtare e Kremlinit që nga shpallja a pavarësisë së Kosovës në diplomacinë ndërkombëtare, ka për qëllim të ndërtojë narrativen se shpallja e pavarësisë bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe se Kosova është shtet kriminal dhe ekstremist.

Tentojnë ta portretizojnë Kosovën si ‘quasi’ shtet dhe shtet kriminal që bënë dhunë ndaj komunitetit lokal serb, Kishës Ortodokse, që është një çerdhe e ekstremizmit islamik, e kështu më radhë”, thotë Peci.

Në shumë prej reagimeve zyrtare të Qeverisë ruse si dhe të zyrtarëve qeveritar rusë, përgjatë viteve, akuzohet komuniteti ndërkombëtar që përmes ndërhyrjes së NATO-s, mundësoi çlirimin e Kosovës, e që më vonë çoi në shpalljen e pavarësisë në vitin 2008.

Qëllimi i [propagandës ruse] nuk është vetëm Kosova në vetvete, por këtu kemi të bëjmë edhe me diskreditimin e rolit të Perëndimit në paqe dhe siguri në Ballkan, por edhe në vetë shtetësinë e Kosovës”, thotë Peci.

Në një raport tjetër të Parlamentit Evropian, i publikuar këtë vit, thuhet se ndikimi i propagandës dhe keqinformimit të sponsorizuar nga Rusia në Kosovë, është më i vogël se në vendet tjera në rajon si në Serbi, Mal i Zi dhe Maqedoni e Veriut.

Megjithatë, sipas këtij studimi, as Kosova nuk është imune ndaj informatave dhe lajmeve të rreme.

Ky raport i publikuar në muajin shkurt me titull “Identifikimi i lajmeve të rreme dhe keqinformimit në Ballkanin Perëndimor si dhe gjetja e mënyrave me efektive për luftimin e tyre”, identifikon faktin se si mediat kosovare marrin në shumë raste deklarata dhe shkrime nga mediat në Serbi dhe i paraqesin si qëndrime kundër Kosovës.

Në disa raste, këto përfshijnë raportime të rreme nga mediat e kontrolluara nga Qeveria e Rusisë, në disa raste nga mediumi Sputnik Serbia si dhe media serbe Informer, që më 20 maj 2020, kishte raportuar se shqiptarë të Kosovës po bënin plane për të kidnapuar tenistin serb me famë botërore Novak Gjokoviq, i cili ka deklaruar në të kaluarën se “Kosova është Serbi”.

Studimi përmend edhe një raportim të rremë, që ishte publikuar në mediat online, në të cilin thuhej se asokohe kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ishte spiune ruse.

Që nga viti 2016, Teuta Sahatqija ka ushtruar detyrën e Konsulles së Përgjithshme në Nju Jork të SHBA-së.

Gjatë kohës sa ka shërbyer atje, Sahatqija thotë se Rusia vazhdimisht është munduar që të luftojë Kosovën në aspektin diplomatik, qoftë në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së apo edhe përmes ndihmës dhënë Serbisë, në fushatën e saj për sigurimin çnjohjeve të shtetit të Kosovës.

Sahatqija thotë se Rusia ka përdorur ndikimin për të kundërshtuar Kosovën rregullisht, përmes një diskursi të ashpër në Kombet e Bashkuara me rastin e raportimeve të rregullta të misionit të UNMIK-ut për situatën në Kosovë.

“Është fat i mirë që këto raportime janë përgjysmuar në frekuencë, duke ua zvogëluar Rusisë e Serbisë skenën kundër Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thotë Sahatqija përmes një përgjigje të shkruar për Radion Evropa e Lirë.

Duke përmendur lobimin e Rusisë kundër anëtarësimit të Kosovës, në organizata ndërkombëtare, UNESCO dhe INTERPOL, Sahatqija thotë se Rusia lufton në baza të rregullta subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Instituti KIPRED në raportin për “Luftimin e Operacioneve Ruse të Dezinformimit”, analizon edhe kapacitetet e institucioneve të Kosovës.

Ky institut identifikon faktin se Kosova, aktualisht nuk ka kapacitete në luftimin e propagandës dhe keqinformimit rus.

“Në MPJ nuk ka desk për Rusinë dhe nuk ka asnjë person të emëruar i cili në baza ditore merret me Rusinë, e po ashtu e njëjta gjë është edhe në zyrën e kryeministrit dhe në presidencë”, thotë Peci.

Sipas Pecit, Kosovës i mungon një qasje strategjike se si duhet vepruar me Rusinë.

“Ne praktikisht kemi reagime reaktive ndaj Rusisë dhe nuk kemi mendim strategjik, se si t’i qasemi propagandës dhe luftës diplomatike të Kremlinit”, thotë Peci.

Edhe ish-konsullja e Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, thotë se reagimet e Kosovës në raport me veprimet e Rusisë kanë qenë zakonisht të formës verbale dhe se ka munguar reagimi substancial.

“Një reagim më i fuqishëm ishte ai me shpalljen Persona Non Grata të përfaqësuesit rus në UNMIK, i cili ndihmoi protestuesit e dhunshëm në veri të vendit kundër policisë. Nuk jam në dijeni që janë ndërmarrë veprime për mbrojtje kibernetike apo veprime kundër lajmeve të rreme”, thotë Sahatqija.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, për strategjinë e luftimit të propagandës dhe dezinformimit nga Rusia, si dhe për faktin nëse ka ndonjë zyrtar apo departament që merret ekskluzivisht me këto çështje si dhe me raportet Kosovë-Rusi, porse nga ky institucion, deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.

Të njëjtat pyetje janë dërguar edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë. As ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Më 27 shkurt 2021, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës i reagoi Ministrisë së Jashtme të Rusisë, duke thënë se ky shtet vazhdimisht është përpjekur që të pengojë shtetin e Kosovës.

Në reagim të MPJD-së thuhej se Rusia ka tendenca për të penguar dhe bllokuar Kosovën si dhe e akuzoi Rusinë për ndërtimin e bazës ushtarake në afërsi të Kosovës në qytetin e Nishit në Serbi, organizimin e incidenteve në veri të vendit, nga pjesëtarë rusë të misionit të UNMIK-ut si dhe për sponzorizime ruse, për të prodhuar lajme të rreme për Kosovën.

Ministria e Jashtme e Kosovës po ashtu përmendi rolin e Rusisë në sponsorizimin e trenit me ikonografi ortodokse, që Serbia tentoi ilegalisht ta fusë në territorin e Kosovës në janar të vitit 2017.

Rusia ka pasur qysh herët qëndrim kundër Kosovës. Në vitin 1999, ishte kundërshtari më i madh i vendimit të Aleancës Veri-Atlantike të NATO-s për të bombarduar caqet policore e ushtarake serbe në ish-jugosllavi.

Edhe pse ishte e përfshirë në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës, bashkë me pesë vende të tjera të Grupit të Kontaktit (SHBA, Britani e Madhe, Gjermani, Francë dhe Itali), Rusia në fund prishi konsensusin duke kërcënuar me “veto” çdo rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që do të mundësonte krijimin e shtetit të Kosovës.

Ky vend ka kundërshtuar shpalljen e pavarësisë në vitin 2008, ndërkohë që dy vjet më pas, më 2010, Rusia sërish doli kundër opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, ani pse Serbia, me mbështetjen e Rusisë kishte insistuar përmes Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për një opinion nga GJND-ja.

Që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi rajonin e Krimesë nga Ukraina, Rusia është përpjekur që shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ta lidhë drejtpërdrejt me këtë konflikt./REL/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora lulzim peci maria zakharova marredheniet kosove-rusi lulzim peci maria zakharova marredheniet kosove-rusi

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën