LIVE UPDATES
Bota

Kosova e harron demarkacionin me Malin e Zi

4 Korrik 2021, 20:03 Nga DOSJA
Kosova e harron demarkacionin me Malin e Zi

Janë bërë tre vjet që nga ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës dhe ende ky proces nuk mund të konsiderohet i përfunduar. Sipas kësaj marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2015 në Vjenë, pas ratifikimit, të dyja shtetet do ta rishikojnë vijën kufitare dhe do të bëhen korrigjime nëse ka pasur lëshime.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që ishte kundërshtar i kësaj marrëveshjeje, ende nuk ka formuar komisionin shtetëror për shënjimin e kufirit. Vitin e kaluar, më 26 gusht, sa ishte në opozitë, Kurti kishte kritikuar marrëveshjen, që sipas tij ia ka humbur Kosovës 8.200 hektarë.

“Raporti dhe puna e Komisionit Bulliqi është aktakuzë për regjimin e vjetër (porsa të çlirohet Prokuroria e Shtetit) dhe orientim për korrigjim (porsa të rikthehet qeveria e mirë)”, kishte shkruar Kurti në Facebook.

Mirëpo, si kryeministër në mandatin e dytë, Kurti nuk ka bërë asgjë sa i përket këtij procesi. Në Qeverinë e Kosovës, nuk janë përgjigjur në pyetjet e Radios Evropa e Lirë dhe nuk kanë treguar se kur do të formohet komisioni i ri që do të merret me çështjen e rishikimit të vijës kufitare, ashtu edhe siç e parasheh marrëveshja.

Kërkesë për të formuar këtë komision, kryeministrit i ka drejtuar edhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj. Në ditën e parë të punës si kryeministër në vitin 2017, Ramush Haradinaj e kishte shkarkuar komisionin e udhëhequr nga Murat Meha dhe kishte emëruar një komision të ri i përbërë nga profesorët Florim Isufi dhe Shpëtim Bulliqi.

Tash si deputet i opozitës, Haradinaj kërkoi më 25 qershor nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të formojë sa më shpejt Komisionin shtetëror për shënjimin e kufirit.

“Është veprimi i parë që duhet të bëni, në mënyrë që të mos leni vakum, që qeveria të mos ndodhet në befasi të çfarëdo natyre, ky komision duhet të jetë funksional. Në procedurë të punës, nuk kanë dalë komisioni i Kosovës dhe ai i Malit të Zi, që të qesin gurët. Ende nuk janë qitë gurët në mes Kosovës dhe Malit të Zi. Kufiri që është sot është kufiri që e kemi gjetur edhe para marrëveshjes”, tha kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Sipas tij, nëse Mali i Zi nuk shpreh gatishmëri të ecet në këtë drejtim, kjo çështje duhet të shkojë në arbitrazh. Marrëveshja me Malin e Zi ishte nënshkruar sipas gjetjeve të Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare, që udhëhiqej nga Murat Meha.

“Nuk mund të them asgjë, sepse çfarë kam pasur të them e kam thënë. Çka kemi thënë është vërtetuar dhe me kaq e kemi përfunduar atë punë”, tha Meha shkurt për Radion Evropa e Lirë.

Isufi: Gjithçka në dorë të Malit të Zi

Profesori Florim Isufi, i cili ishte pjesë e Komisionit shtetëror të emëruar nga ish-kryeministri, Ramush Haradinaj dhe i shkarkuar nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, thotë se vetëm me vullnetin e mirë të Malit të Zi, mund të ketë rishikim të kësaj vije të demarkimit.

“Askush më nuk mund të bisedojë me Malin e Zi nëse duhet të bazohet në raportin e gjetjeve, sepse aty janë gjetjet që duhet përmirësuar, e pala malazeze nëse nuk pranon, është vështirë që të përmirësohen. Vija kufitare nuk mund të përcaktohet ose nuk mund të shënjohet, nëse nuk janë dy palët dakord. Kjo mbetet si rrugë qorre në të ardhmen derisa të krijohen komisionet”, thotë Isufi.

Ai thotë për Radio Evropa e Lirë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të takohet dhe të bisedojë me autoritetet e Malit të Zi.

Çfarë thonë banorët në zonën e kufirit?

Çdo vit, Rasim Mulaj bashkë me gruan e tij qëndrojnë nga tre muaj në stanin e tyre në bjeshkët afër kufirit me Malin e Zi. Mulaj është nga fshati Llukë e Epërme në Komunën e Deçanit, që bashkë me banorët e tjerë të kësaj ane, e kundërshtuan Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, të nënshkruar në vitin 2015. Ai thotë se këtyre banorëve u është bërë e padrejtë.

“Pesëmbëdhjetë fshatra na kanë lënë pa bjeshkë”, thotë Mulaj në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se si pasojë e marrëveshjes të nënshkruar ndërmjet dy shteteve, vija kufitare tash është rreth pesë kilometra në thellësi të Kosovës.

Sipas tij, Mali i Zi asnjëherë nuk e ka kontrolluar këtë pjesë dhe se Kulla e Zhlebit, thotë Mulaj, asnjëherë nuk ka qenë pjesë e Malit të Zi.

“E kontrollojnë, kanë vendosur rrjeta në anën e epërme që të mos rrëshqasin gurët, i kanë bërë vizat e reja, e pastrojnë rrugën. Çdo gjë, do të thotë e kontrollojnë këta (malazezët), pylltari është i Rozhajës, e kontrollon malin”, thotë Mulaj.

Kur kanë kaluar tre vjet që nga ratifikimi i kësaj marrëveshjeje në Kuvendin e Kosovës, Kosova ka pasur katër qeveri. Asnjëra nga qeveritë nuk e ka marrë asnjë hap sa i përket rishikimit të vijës kufitare, për të bërë korrigjimet e nevojshme nëse ka pasur ndonjë lëshim.

“Unë pres prej këtyre (Qeverisë së Kosovës), sepse këta kanë qenë me këmbëngulje që të mos votohet demarkacioni. Pres prej tyre dhe Ministrisë së Jashtme që të merren me këtë punë, të bisedojnë me Malin e Zi”, thotë Mulaj.

Ratifikimi nën tymin e gazit lotsjellës
Nga viti 2015 e deri në vitin 2018, Lëvizja Vetëvendosje si parti opozitare, por edhe partitë tjera opozitare, e kundërshtuan ashpër Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Kundër kësaj marrëveshjeje u organizuan protesta të shumta, si në sheshe po ashtu edhe në sallën e kuvendit.

Nën tymin e gazit lotsjellës, më 21 mars të vitit 2018, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, që konsiderohej si kriter për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi e nënshkruar në vitin 2015 në Vjenë të Austrisë, është plotësuar edhe me një aneks-marrëveshje ndërmjet dy ish-presidentëve, atij të Kosovës Hashim Thaçi dhe të Malit të Zi, Filip Vujanoviq. Në marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy presidentëve, thuhet se pas ratifikimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, të dy vendet do ta rishikojnë vijën kufitare dhe do të bëhen korrigjime nëse ka pasur lëshime.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës