LIVE UPDATES
Bota

Kosova në agjendën e Këshillit të Sigurimit më 21 tetor. Ja çfarë do të diskutohet

4 Tetor 2020, 18:47 Nga DOSJA
Kosova në agjendën e Këshillit të Sigurimit më 21

Rusia drejton aktualisht presidencën mujore të Këshillit të Sigurimit. Ambasadori rus pranë OKB, Vassily Nebenzia, shpjegoi se më 8 tetor Këshilli i Sigurimit do të mblidhet fizikisht në sallën e vet, 7 muaj pas mbajtjes së takimeve në rrugë virtuale për shkak të Covid19. Nuk dihet aktualisht në çfarë forme do të mbahet takimi për Kosovën. Në muajin prill takimi u zhvillua virtualisht.

Sipas njoftimeve paraprake të securitycouncilreport.org i Dërguari Special dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin do të informojë Këshillin e Sigurimit për zhvillimet e fundit në Kosovë. Deri më 9 tetor, anëtarët e Këshillit të Sigurimit do të marrin në dorë raportin për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres. Mbi bazën e tij, anëtarët e Këshillit të Sigurimit përgatisin fjalën që do të mbajnë në takim.

Zhvillimet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nënshkruan më 4 shtator marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike. Nënshkrimi u bë në Shtëpinë e Bardhë në prezencë të presidentit amerikan Donald Trump, mbasi delegacionet zhvilluan dy ditë bisedime në prani të administratës amerikane. Marrëveshja fokusohet kryesisht në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve dhe rikonfirmon disa nga marrëveshjet e vendosura më parë, si ajo për vendosjen e transportit hekurudhor dhe ndërtimin e një autostrade midis Prishtinës dhe Beogradit. Po ashtu është rënë dakord për të shtyrë me një vit kërkimin nga Kosova të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe fushatën serbe për të bindur vendet që e kanë njohur Kosovën, që të kthejnë mbrapsht njohjet.

Më tej marrëveshjet përmbajnë përmirësimin e marrëdhënieve me Izraelin: Kosova dhe Izraeli të njohin njëri tjetrin, dhe Serbia të vendosë ambasadën e vet në Jeruzalem. Si Kosova ashtu dhe Serbia kanë rënë dakord që t’i quajnë Hezbollahët organizatë terroriste. Kur folën për mediat si Vučić ashtu edhe Hoti dhanë interpretime të ndryshme për marrëveshjet. Vuçiq tha se Serbia nuk ka nënshkruar marrëveshje trilaterale, por vetëm marrëveshje bilaterale me SHBA, që nuk përfshin njohjen e një pale të tretë, duke bërë aludime për Kosovën. Kurse Hoti, e quajti marrëveshjen hap përpara për të arritur tek marrëveshja finale dhe njohja reciproke.

Bisedimet e nivelit të lartë midis Beogradit dhe Prishtinës, të drejtuara nga Bashkimi Europian u mbajtën në muajin korrik, mbas një pushimi 20 mujorësh.

Vuçiq dhe Hoti ranë dakord për të zhvilluar dialog në takimin e nivelit të lartë mbajtur më 10 korrik me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel. Më 7 shtator përfaqësuesi i lartë i BE për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Josep Borrell, organizoi në Bruksel një takim me Vuçiq-in dhe Hotin. Para takimit, Vučić dhe Hoti dhanë një deklaratë të përbashkët ku konfirmuan vazhdimin e dialogut Beograd- Prishtinë të drejtuar nga BE dhe vunë theksin në prioritetin që ka integrimi i vendeve në BE. Ata thanë se marrëveshja e nënshkruar në Uashington mund të kontribuojë për arritjen e “marrëveshjes gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve”.

Të njëjtën ditë zëdhënësi i Komisionit Europian, Peter Stano shprehu shqetësim për vendimin e Serbisë që të zhvendosë ambasadën e vet në Jeruzalem, vendim që bie ndesh me qëndrimin e përbashkët të BE lidhur me statusin e Jeruzalemit. Si përgjigje ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, tha se vendimi për zhvendosjen e ambasadës do të diskutohet nga qeveria dhe se vendimi do të varet nga faktorë të tjerë, përfshirë edhe zhvillimin e marrëdhënieve të mëtejshme me Izraelin.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit Special ngriti një aktakuzë së bashku me Dhomat Speciale të Kosovës (KSC) ndaj presidentit Hashim Thaçi, ndër të tjera për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Thaçi u mor në pyetje nga prokurorët në Hagë, ku u paraqit vullnetarisht më 13 korrik. Ai i hodhi poshtë të gjitha akuzat. Më 24 shtator, Zyra e Prokurorit Special arrestoi ish oficerin e UÇK, Salih Mustafa në bazë të një urdhërarresti lëshuar nga Dhomat Speciale të Kosovës. Deri tani asnjë hollësi nuk është dhënë për specifikën e akuzave të ngritura kundër Mustafës.

Çështjet kryesore dhe mundësitë

Ruajtja e stabilitetit në Kosovë mbetet shqetësimi kryesor i Këshillit të Sigurimit. Këshilli i Sigurimit do të vazhdojë të monitorojë përpjekjet diplomatike për të përparuar me dialogun Prishtinë- Beograd dhe çdo lloj përpjekjeje për të arritur marrëveshjen finale për Kosovën.

Ndërkohë që dialogu Beograd- Prishtinë i organizuar nga BE vazhdon, një nga çështjet që shqetëson Këshillin e Sigurimit është moszbatimi i marrëveshjeve ekzistuese, veçanërisht asaj për ngritjen e komunave serbe në veriun e Kosovës, të banuara nga shumicë serbe. Me të lidhet edhe çështja e rolit që mund të luajë UNMIK në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese. Këshilli i Sigurimit do të ndjekë nga afër zhvillimet që lidhen me Dhomat Speciale të Kosovës, KSC. Një nga çështjet me të cilat do të merret Këshilli i Sigurimit është bashkëpunimi i Kosovës me KSC, duke patur parasysh se disa aktorë politikë të Kosovës kanë kritikuar punën e KSC. Nëse Kosova do të limitizojë bashkëpunimin me Dhomat Speciale, Këshilli i Sigurimit do të lëshojë një deklaratë që t’i bëjë thirrje autoriteteve të Kosovës që t’i përmbahet angazhimeve të saj ndaj gjykatës.

Disa anëtarë të Këshillit të Sigurimit, sidomos ato të P3, (Franca, Britania e Madhe dhe SHBA) vazhdojnë të kërkojnë rrallimin e ciklit të raportimeve të UNMIK në Këshillin e Sigurimit dhe mbylljen e UNMIK-ut, duke patur parasysh stabilitetin relativ në bazë. Ndërkohë që Këshilli i Sigurimit ka arritur një marrëveshje në shkurt të 2018-ës, për uljen e frekuencës së raportimeve, ai mund t’i kërkojë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB të bëjë një rishikim strategjik të UNMIK-ut, duke parë edhe efektivitetin e misionit.

Dinamika në Këshillin e Sigurimit dhe më gjerë

Kosova mbetet një çështje “me intensitet të ulët” për Këshillin e Sigurimit, thuhet prej kohësh nga Këshilli i Sigurimit, duke përmendur këtë term teknik për të thënë që Kosova nuk është çështje emergjente për Këshillin. Termi ka shpjegimin e vet në fjalorin e konflikteve. Për Këshillin e Sigurimit, Kosova është çështje që ndiqet nga afër prej vendeve me interesa të veçantë për rajonin. Kjo pjesërisht për shkak të epërsisë që organizatat rajonale, si BE, NATO dhe OSBE kanë në lidhje me problemet që lidhen me Kosovën.

Po ashtu pozicione krejt të ndryshme vazhdojnë të ekzistojnë midis anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, kur bëhet fjalë për Kosovën. Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kanë tendenca suportive për qeverinë e saj. Kina dhe Rusia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe mbështesin me forcë pozicionin e Serbisë. Mes anëtarëve të zgjedhur të Këshillit të Sigurimit, Irlanda dhe Norvegjia e kanë njohur Kosovën. SHBA është ithtare e mbylljes së UNMIK-ut, duke patur parasysh nivelin e stabilitetit në Kosovë. SHBA po ashtu thotë se UNMIK ka staf të mbingarkuar dhe shfrytëzon burime që janë shumë më të mëdha se sa përgjegjësia që mban, burime që mund të përdoren diku gjetkë ku ka situata më emergjente. Çështja e modifikimit të mandatit të UNMIK-ut dhe mbyllja e mundshme e tij mund të vendoset në rend të ditës në periudhën që pason, po të rritet numri i anëtarëve të Këshillit që mbështesin këtë pozicion.

Ndërkohë që misionet e OKB nëpër botë diskutohen rregullisht nga Këshilli i Sigurimit, mandati i UNMIK-ut është pa limit. Çdo përpjekje për ta ndryshuar mandatin do të kërkojë rezolutë të re, gjë që kundërshtohet dhe mund të bllokohet nga Rusia.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota këshilli i sigurimit të kombeve të bashkuara këshilli i sigurimit të kombeve të bashkuara

Sondazh

Poll
Bota 4 Tetor 2020, 15:54

SERBI– Zbulohen detaje të reja nga vrasja e biznesmenit nga Kosova në Novi Pazar, Selajdin Janjeva, i cili u qëllua për vdekje me armë pasditen e të enjtes. Pol...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri