LIVE UPDATES
Bota

Kosova në kolaps politik dhe para kolapsit institucional në kohë pandemie

22 Dhjetor 2020, 19:44 Nga DOSJA
Kosova në kolaps politik dhe para kolapsit institucional në kohë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli zgjedhjen e qeverisë së kryeministrit Avdullah Hoti antikushtetuese, e specifikon qartë që Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të reja. Nuk ka rrugë tjetër. Kosova nuk ka as president të zgjedhur, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit i akuzuar për krime lufte nga Gjykatat Speciale. Funksionin e presidentit e ushtron kryetarja e kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, por jo më shumë  se edhe katër  muaj. Në këtë situatë, Kosova tashmë  ndodhet në një krizë institucionale duke u ballafaquar edhe me pandeminë. Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë u bënë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve, që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Autoritetet e Kosovës duhet të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore”, u tha në reagimin e ambasadës së SHBA-së. Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës. Vjosa Osmani, tashmë ka filluar takimet me përfaqësuesit e partive politike për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve të reja. Kështu kërkohej në vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku thuhet se “presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre”. Qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Partitë që janë pjesë e koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK,  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK Nisma Socialdemokrate dhe partitë e pakicave thanë se do të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe po përgatiten për zgjedhje të reja.

Kosova në krizë institucionale

Ndërkohë, njëra nga partitë politike opozitare, Partia Demokratike e Kosovës PDK, e mirëpriti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë Hoti, duke theksuar se ”koalicioni aktual qeverisës, tash e disa muaj nuk e ka shumicën parlamentare për të kaluar asnjë ligj dhe ka bllokuar funksionimin normal të institucioneve shtetërore”.

Lëvizja Vetëvendosje që në zgjedhjet e shkuara doli e para, në vazhdimësi ka kërkuar që të mbahen zgjedhje të reja. Kjo parti e dërgoi në Kushtetuese për interpretim “joligjshmërinë e zgjedhjes së qeverisë Hoti”, duke marrë edhe të drejtë nga kjo gjykatë.

Njohësit e zhvillimeve politike thonë se tashmë Kosova gjendet në një krizë institucionale dhe në një situatë jo të provuar më parë edhe pa president të zgjedhur. Blerim Burjani, analist politik dhe njohës i Kushtetutës në Kosovë, i tha DW-së se “partitë politike me veprimet e tyre tash e 20 vjet e kanë dëmtuar sensin e demokracisë dhe kjo i vështirëson edhe të drejtat kushtetuese të qytetarëve.

Politika jo stabile po sjell konfuzione dhe vështirësi në funksionimin e shtetit. Shoqëria kosovare është shndërruar në arenë politike dhe me një skenë politike të pandryshuar tash e 20 vjet. Partitë politike janë prona private të liderve dhe njerëzve përreth tyre e që janë shumicë dhe politikën e shohin si të vetmin mjet për me marrë rroga dhe privilegje të tjera. Andaj kjo e prish sensin e demokracisë dhe e vështirëson zbatimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve”, thotë Blerim Burjani. Ai nuk sheh shpresë që edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve të reja, vendi të mund të këndellet.

Tash brenda 40 ditëve do të ketë serish zgjedhje, por jo edhe optimizëm për zgjidhje të problemeve të qytetarëve. Partitë riciklohen, janë  po këto të njejtat, po ashtu edhe problemet sa vijnë dhe grumbullohen dhe nuk kanë zgjidhje. Demokracia është në konfuzitet dhe në paqartësi të plotë me këtë mentalitet të qeverisjes me shtetin”, thotë Burjani.

Kosova para kolapsit ekonomik

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti, tash e 200 ditë është në pushtet, por, gjithnjë ka pasur telashe me miratimin e ligjeve për shkak se nuk e kishte gjithmonë numrin e mjaftueshëm prej 61 votave që të kalonte ligje. Në këtë fazë qeveria Hoti duhet të miratojë buxhetin për vitin 2021 dhe si duket do të ketë telashe. Kryeministri i Hoti, tha sot se “është duke u angazhuar dhe është në komunikim me përfaqësuesit e partive politike që përbërja aktuale e Kuvendit të miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me buxhetin”.

Nëse nuk mund ta arrijë këtë atëhere njohësit e ekonomisë parashohin kolapsim të vendit. Safet Gerxhaliu ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se para së të shkohet në zgjedhje të reja, kuvendi urgjentisht duhet ta miratojë buxhetin në mënyrë që të shmanget kolapsi financiar.

Edhe pas  vendimit të Kushtetueses ndaj qeverisë, ajo ka të gjitha kompetencat e një qeverie legjitime në funksion, prandaj edhe në rast të votimit të buxhetit të propozuar aktualisht, qeveria e re e cila do të dalë pas zgjedhjeve që do të mbahen në 2021, e ka të drejtën e rishikimit të buxhetit të propozuar nga Qeveria dhe Kuvendi aktual. E gjithë kjo me të vetmin qëllim që të mos paralizohet Kosova në aspektin social, ekonomik e në veçanti atë pandemik”, thotë Safet Gerxhaliu. Sipas tij, partitë politike duhet të ngrihen mbi interesat e veta dhe me urgjencë ta votojnë buxhetin për vitin e ardhshëm.

Politizimi i skajshëm i proceseve të rëndësishme në Kosovë dhe efektetet negative të pandemisë Covid-19, e kanë sjellë Kosovën para sfidave të shumta të natyrës politke, ekonomike, sociale e intergruese”, thotë Gerxhaliu.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Abdullah Hoti u miratua në kuvend me 61 vota, me tre qershor, pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit me një mocion mosbesimi të ngritur nga partneri i koalicionit me Vetëvendosjen, Lidhja Demokratike e Kosovës LDK. Kurti ishte kryeministër vetëm 50 ditë, ndërsa, pasuesi i tij, Avdullah Hoti, është kryeministër që prej 200 ditësh. Pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaҫi, që u akuzua për krime lufte nga Gjykata Speciale, këtë post si president në detyrë e mban kryetarja e kuvendit Vjosa Osmani, por jo më shumë se gjashtë muaj, respektivisht edhe katër muaj. Vjosa Osmani vjen nga LDK, por, që nga rrëzimi i qeverisë Kurti, Osmani i ka ndarë rrugët politike me LDK-në duke paralajmëruar se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me një listë tjetër politike të sajën. Ajo paralajmëron bashkëpunim me partinë e Albin Kurtit, lëvizjen Vetëvendosje.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosova në kolaps politik zgjedhjet e parakohshme në kosovë kosova në kolaps politik zgjedhjet e parakohshme në kosovë

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet