LIVE UPDATES
Bota

Kosovë: Dështon nisma për ndryshimin e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme

2 Prill 2021, 21:02 Nga DOSJA
Kosovë: Dështon nisma për ndryshimin e ligjit për zgjedhjet

KOSOVË- Kosova ndodhet në prag të krizës së re politike, që mund të çojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Lëvizja Vetëvendosje në pushtet nuk siguroi numrin e mjaftueshëm të votave për të miratuar në procedurë të përshpejtuar ndryshimin e ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, kërkesë që u hodh papritmas ditën e sotme, duke nxitur shumë reagime e pakënaqësi të opozitës.

Kërkësa u hodh në një seancë të jashtëzakonshme në orët e mbrëmjes por nuk kaloi meqë opozita votoi kundër.

Sipas VV-së, ndryshimi i ligjit për zgjedhjet është një detyrim elektoral për t’i mundësuar diasporës votimin nëpër ambasada. Në zgjedhjet e 14 shkurtit Vetëvendosje mori 75 për qind të votave të mërgimtarëve të hedhura nëpërmjet postës.

Kërkesa e lëvizjes Vetëvendosje u kritikua ashpër nga partitë opozitare dhe organizatat për vëzhgimin e zgjedhjeve, që e cilësuan si nismë të ngutshme dhe përpjekje për shantazh ndaj partive tjera politike para votimit për presidentin.

Më herët gjatë së premtes kryeministri Albin Kurti tha se vendi ka nevojë që së pari të përmbyllë procesin e formimit të institucioneve duke zgjedhur presidentin e ri.

“Është e domosdoshme që ta përmbyllim hapin e tretë të konstituimit të institucioneve në mënyrë që ta kemi mandatin katër vjeçar. Përndryshe, shkojmë në zgjedhje”, tha kryeministri Kurti, partia e të cilit mbështet kanidaturën e zonjës Vjosa Osmani për këtë post.

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, i cili ishe zotuar se do të marrë pjesë në votimin për presidentin, i bëri thirrje kryeministrit Kurti që të tërheqë nismën për ndryshimin e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, duke nënvizuar që kjo nuk ndodhë, atëherë kryeministri Kurti, qëllimshëm do ta çojë vendin në zgjedhje të reja.

“Shantazhi i sotëm lë të kuptohet se Kurti ose nuk dëshiron të zgjidhë ketë çështje ose dëshiron të krijojë destabilitet politik për të fshehur paaftësinë e tij për t’u përballur me probleme të mëdha të cilat ka premtuar se do t’i zgjidhë dhe për të cilat e kanë votuar qytetarët”, tha zoti Abdixhiku.

Kundër nismës u deklaruan edhe Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Abelard Tahiri, nga Partia Demokratike tha se “ky është një akt i turpshëm dhe kjo është një drame e turpshme që ju sonte po e bëni, mirëpo fatmirësisht na shohin qytetarët e Kosovës që iniciativa e parë e këtij kryeministri që ende dy javë nuk i ka bërë nuk është as për pandeminë, nuk është as për ekonominë, as për shëndetësinë, mirëpo është për zgjedhje dhe e pamë me kujdes se ja kishte mundësuar vetës edhe ndryshimin që ky në zgjedhjet të cilat po i planifikon të mbahen të mund të kandidojë”.

Një grup organizatash të shoqërisë civile thanë se “Përkundër nevojës që vendi të ketë reformim të legjislacionit zgjedhor, kjo nuk e arsyeton urgjencën me të cilën po tentohet të ndryshohet Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Një proces kaq i rëndësishëm për demokracinë në vend, duhet të jetë gjithëpërfshirës, me pjesëmarrje të opozitës dhe konsultim të gjerë me organizatat e shoqërisë civile, publikun dhe të fund të kërkohej edhe opinioni i Komisionit të Venedikut”, thuhet në një deklaratë të këtyre organizatave, duke bërë thirrje për tërheqjen e kërkesës së lëvizjes Vetëvendosje.

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të kësaj lëvizjeje, Mimoza Kusari Lila, tha se ndryshimet e ligjit janë përmbushje e premtimit elektoral.

“Kjo në fakt është një domosdoshmëri e kohës për të siguruar që në rast se, nuk është dëshirë as vullnet i yni, nuk është aspak as shantazh, në fakt është një rikujtim për të gjithë ne se kemi nevojë për një proces zgjedhor në të cilën vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës nuk mohohet pa marr parasysh ku jetojnë ata dhe në rastin më të keq në dështimin e zgjedhjes së presidentit është e pashmangshme, edhe nuk do të jetë vullnet i yni. por është e pashmangshme shkuarja në zgjedhje nacionale”, tha zonja Kusari Lila.

Tash për tash është e paqartë se kur mund të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit të ri, një proces që duhet të përfundojë brenda pak ditësh.

Zonja Kusari Lila tha më herët gjatë ditës se janë paraqitur dy kandidatura për postin e presidentit, Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, që kishte kandiduar në zgjedhjet e 14 shkurtit në listën e lëvizjes Vetëvendosje. Pjesëmarrja në votim e dy e më shumë kandidatëve, është e domosdoshme në mënyrë që të mund të fillojë procedura për zgjedhjen e presidentit.

Sipas Kushtetutës, zgjedhja e presidentit kërkon në dy raundet e para të votimit dy të tretat e votave, ndërsa në raundin e tretë, mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë hedhur poshtë mundësinë që të votojnë kandidaten e lëvizjes Vetëvendosje për këtë post, Vjosa Osmani, ndërsa Lidhja Demokratike, është zotuar se do të marrë pjesë në votimet për presidentin e ri, por të premten mbrëma kjo u vu në pikëpyetje. Dështimi për të zgjedhur presidentin e vendit, e çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

MARRË NGA VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti kusari lila ligji per ndryshimin e zgjedhjeve ne kosove vjosa osmani albin kurti kusari lila ligji per ndryshimin e zgjedhjeve ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë