LIVE UPDATES
Bota

Kosovë: Shfuqizohet urdhërarresti për një të dyshuar për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç

1 Mars 2021, 19:17 Nga DOSJA
Kosovë: Shfuqizohet urdhërarresti për një të dyshuar

KOSOVË-Një gjykatë në Prishtinë tha se ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme të Kosovës për shfuqizimin e urdhërarrestit ndërkombëtar ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e politikanit lokal serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç, tri vjet më parë.

Gjykata Themelore në Prishtinë në një përgjigje për Zërin e Amerikës, tha më 19 shkurt kishte marrë kërkesën për tërheqjen e urdhër arrestit të cilën e kishte miratuar 23 shkurt të këtij viti. “Për më shumë informacione mund t’i drejtoheni prokurorisë pasi që çështja është në fazën e hetimeve”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore.

Por, Prokuroria e Posaçme me gjithë interesimin e Zërit të Amerikës, nuk dha ndonjë hollësi rreth këtij veprimi për të cilin lëvizja Vetëvendosje tha se mund të jetë “larje e borxheve të mëhershme apo kusht për aleanca të reja politike”.

“Ky vendim i Gjykatës, i mbajtur heshtur, larg opinionit publik, përveç skandalit, përbën dhe rrezik e të panjohura. Si mund dikujt që i është përgatitur fletarresti për dyshime si i përfshirë në krim të rëndë t’i revokohet ai? Kush është Prokurori i Prokurorisë Speciale i cili paska kërkuar nga departamenti special pa asnjë argumentim të qëndrueshëm që të revokohet urdhërarresti për një ndër kriminelët më të mëdhenj të pasluftës?”, thuhet në një reagim të kësaj lëvizjeje.

Milan Radoiçiç, i cili është në arrati diku në Serbi, nuk ishte i qasshëm deri tash për autoritetet e drejtësisë në Kosovë që e akuzonin atë se bashkë me një grup personash “duke vepruar si grup i organizuar dhe i strukturuar, me qëllim të shtrirjes së kontrollit në pjesën veriore të Mitrovicës, si në jetën politike dhe ekonomike dhe veprimtarinë e përgjithshme të grupit kriminal të organizuar, kanë vepruar me dashje dhe dijeni për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, ku secili nga të pandehurit ditën kritike kur edhe ka ndodhur vrasja e tani të ndjerit Oliver Ivanoviç, kanë kryer veprime inkriminuese konkrete për qëllim të grupit në fjalë”.

Gjatë vitit 2018, në dy operacione të ndara në veri të Kosovës, policia kishte arrestuar 6 persona të dyshuar për vrasjen e politikanit serb. Beogradi hodhi poshtë çdo përfshirje të Milan Radoiçiçit në vrasjen e politikanit Ivanoviç dhe të hënën tha se shfuqizimi i urdhërarrestit ndërkombëtar vetëm sa ëe vërtetoi një pohim të tillë.

Instituti i Kosovës për Drejtësi i tha Zërit të Amerikës se gjykata nuk mund të bëjë asgjë pa kërkesën e prokurorisë. “Prokurori bën kërkesë për lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar, gjykatësi e vlerëson a janë plotësuar kushtet ligjore dhe pastaj e miraton ose jo kërkesën. Ndërsa kur prokurori kërkon shfuqizimin e fletarrestimit ndërkombëtar, gjykatësi nuk ka autoritet apo kompetencë të veprojë ndryshe, vetëm e zbaton kërkesën”, tha ky Institut për Zërin e Amerikës.

Më 16 janar të vitit 2018, politikani lokal serb Oliver Ivanoviç u qëllua me armë zjarri në veriun e Mitrovicës. Oliver Ivanoviç i cili udhëhiqte nismën qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia“, u qëllua para zyrës së tij ndërsa vrasja e tij pati ngjallur reagime të shumta në Kosovë dhe në Serbi.

MARRË NGA VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora milan radoiçiç oliver ivanoviç milan radoiçiç oliver ivanoviç

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj