"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Numërohen mbi gjysma e votave me kusht dhe personave me aftësi të veçanta, zëdhënësi i KQZ-së Elezi: Pas tyre do të fil
1 Mars 2021, 16:52Nga DOSJA
KOSOVË- Procesi i numrimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta është duke vijuar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Ndërkohë, që pas tyre do të fillojë numërimi i votave të diasporës.
Sipas Gazeta Express, nga 32 mijë vota me kusht dhe të personave në nevojë, janë numëruar më shumë e gjysma. Po ashtu, sipas zëdhënësit të KQZ-së, Vladimir Elezi, pas numrit të këtyre votave do të fillojë edhe numërimi i votova të diasporës.
Gjithashtu, ai ka thënë se nga numri total i pakove të proceduara, pas procesit të vlerësimit janë aprovuar 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime dhe janë refuzuar 22 mijë e 591 zarfe me fletëvotime.
“Pas përfundimit të numërimit të këtyre fletëvotimeve, këtu në QNR do të fillojmë me numërimin e votave nga jashtë vendit, të cilat kanë ardhur gjatë periudhës së votimit përmes postës nga 2 deri më 12 shkurt. Tashmë, shërbimi votues i KQZ-së ka përmbyllur vlerësimin dhe verifikimin e pakove të supozuara me fletëvotime. Nga numri total i pakove të proceduara, pas procesit të vlerësimit janë aprovuar 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime dhe janë refuzuar 22 mijë e 591 zarfe me fletëvotime,”- ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do të numërohen. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 vota. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe ka fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË- Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar ditën e sotme ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott. Lajmin e ka bërë të di...
AFRIKË-Bregu i Fildishtë është një nga të parët që përfiton nga iniciativa e shpërndarjes së Covax e mbështetur nga Kombet e Bashkuara, me vaksinimet që fi...
SHBA- 9-vjeçari nga Kosova, Diell Sadriu i ka dërguar një letër Presidentit të Kosovës, Joe Biden. Letrën e ka bërë publike ambasadorja e Kosovës në SHBA...
POLONI-Mutacioni anglez i Covid-19, ka shkaktuar një valë të tretë të pandemisë në Poloni. Sipas TheGuaridan, lajmi është konfirmuar nga Ministri i shëndetësisë...
RUSI– Pothuajse dy të tretat e rusëve nuk janë të gatshëm të marrin vaksinën Sputnik V të Rusisë dhe rreth i njëjti numër beson se Covid-19 u krijua artificiali...
KOSOVË-Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, ditën e sotme është takuar me ambasadorin e Turqisë, Cagri Sakar.Sipas Gazeta Express, një një deklaratë për me...
GREQI– Deti Egje vlon sot nga stërvitjet ushtarake, me Francën dhe SHBA-në që janë angazhuar në lojëra lufte me Greqinë, ndërsa Turqia po mban ushtrime pr...
JEMEN– Jemeni dhe organizatat ndërkombëtare i kanë kërkuar Britanisë së Madhe të rishikojë shkurtimet e raportuara deri në 50% të mbështetjes së saj për përpjek...
KOSOVË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka numëruar mbi 10,000 vota me kusht dhe të personave me aftësi të veçanta. Sipas Gazeta Express,...