LIVE UPDATES
Bota

“Vaksinat anti-Covid”/ MSH: Kosova i ka përmbyllur të gjitha detyrimet e saj, nga COVAX po presim dërgesat e para

1 Mars 2021, 17:06 Nga DOSJA
“Vaksinat anti-Covid”/ MSH: Kosova i ka përmbyllur të

KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka folur mbi ardhjen e vaksinave nga COVAX në Kosovë. Telegrafi shkruan se përmes një komunikate për mediat, MSH ka thënë se i kanë mbyllur të gjitha detyrimet e tyre në lidhje me ardhjen e vaksinave dhe se po presin nga COVAX të vijnë dërgesat e para. Ajo ka bërë të ditur se dërgesat e para në Kosovë do të vijnë nga vaksina e AstraZenecës dhe më pas nga ato të Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Deklarata e plotë e MSH-së:

Duke e ditur faktin se kërkesat për vaksinën do të jenë të mëdha gjithandej, që nga muaji korrik 2020, MSh ka filluar aktivitetet për të siguruar qasje sa më të shpejtë në sigurimin e vaksinës, në disa drejtime, duke përfshirë aplikimin përmes mekanizimit global COVAX në njërin drejtim dhe kontaktimin me shtete partnere dhe drejtpërdrejt me kompani prodhuese të vaksinave kundër COVID-19.

COVAX, është një iniciativë globale që synon qasje të barabartë në vaksinat kundër COVID-19, të udhëhequra nga Aleanca e Vaksinave GAVI, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Koalicioni për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike dhe të tjerë.

Me të vendosur të kontakteve të para mekanizmin COVAX dhe caktimit të pikës fokale për kontaktet e Kosovës me këtë mekanizëm, Ministrisë së Shëndetësisë i është konfirmuar nga zyrtarët e këtij mekanizimi (ku marrin pjesë OBSh, UNICEF, Banka Botarore, fondacione të ndryshme bamirëse, agjensi teknike ndërkombëtare, prodhues të vaksinave, etj.) se Kosova është kualifikuar në mesin e 92 shteteve (me të ardhura të vogla dhe të mesme), të cilat përmes këtij mekanizimi do të marrin falas vaksinën kundër COVID-19 për 20% të populaltës apo në rastin e Kosovës, doza të mjaftueshme për 360.000 banorë.

1. Më tej është bërë edhe aplikimi zyrtar në këtë mekanizëm, është përgatitur dhe miratuar edhe Plani Shtetëror i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë (sipas skenareve të propozuara të shpërndarjes së vaksinave nga COVAX), janë ngritur kapacitetet e duhura të Zinxhirit të ftohtë të ruajtjes së vaksinës, janë kryer trajnimet e personelit shëndetësor në modulet e nevojshme për sigurimin e njohurive dhe shkathtësivëe të reja për aplikimin e vaksinës kundër COVID, janë përcaktuar kategoritë që do të vaksinohen në tre faza si dhe është bërë edhe manuali për mbikëqyrjen dhe hetimin e efekteve anësore potenciale, i zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Përveç planit, që është bërë publik edhe në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë: Janë siguruar edhe të gjitha procedurat e tjera që kanë të bëjnë me importin e vaksinave dhe përmbushjen e të gjitha kushteve nga Kosova për t’i marrë vaksinat nga ky mekanizëm. Zyrtarët e COVAX, i kanë konfirmuar MSh-së marrjen e këtij plani të cilin e kanë vlerësuar të pranuar/konfirmuar.

Me datë 3 shkurt 2021, mekanizmi COVAX ka publikuar në ueb faqen e saj edhe itinerarin e shpërndarjes së vaksinave për vendet përfituese, ku Kosova, sipas njoftimit/ itinerarit fiton 100.800 doza të vaksinës Astra Zeneca, në fund të muajit shkurt (përkatësishtën në kuartalin e parë Q1 të vitit 2021 (janar-mars 2021).

Pas këtij njoftimi të COVAX, përmes kontakteve me pikën fokale që MSh ka në këtë mekanizëm, i është bërë edhe një rishikim Planit Shtetëror të Vaksinimit, duke synuar që në fazën e parë të vaksinohen grupet prioritare apo 3% e popullsisë, plan ky i detajuar që ka përmbajtur një planifikim të saktë edhe për dy fazat e tjera të vaksinimit, duke përfshirë vaksinimin më pas edhe të 17% të popullsisë dhe më vonë edhe të 50% të popullsisë, me qëllim që të arrihet mbulueshmëria me vaksinim prej 70% e popullsisë në Kosovë. Plani i rishikuar është pranuar nga COVAX.

MSh bashkë me IKSHPK, Zyrën e OBSH-së dhe Zyrën e UNICEF-it, pas përmbushjes së të gjitha kushteve, po pret konfirmimin final për marrjen e dozave të para të vaksinave kundër COVID-19, përmes mekanizimit COVAX.

2.Drejtimi tjetër në të cilin është angazhuar MSh për sigurimin e vaksinave ka pasur të bëjë me kontaktet me shtetet e Bashkimit Evropian dhe drejtpërdrejt me prodhues të vaksinave. Në emër të Republikës së Kosovës, Ministri i Shëndetësisë, bashkë me Komisionin për negocim për vaksinën anti Covid, ka kontaktuar me përfaqësuesin e PFIZER, z. Roberto Rocha (Menaxher i vendit për rajonin Adriatik).

Më datë 7 dhjetor 2020 në mes të Ministrit të Shëndetësisë, z. Armend Zemaj dhe përfaqësuesit të Pfizer, znj. Janine Small (President Global, Emerging Markets-Pfizer Biopharmaceuticals Group), është nënshkruar Marrëveshja Konfidenciale, si hap dhe kusht i parë për të vazhduar tutje me takime të tjera virtuale për negocim.

Më 16 dhjetor është mbajtur takimi i parë virtual midis MSh dhe Pfizer. Më 30 dhjetor, MSh është njoftuar nëpërmjet e-mailit se nga përfaqësues të kompanisë se Pfizer e ka futur në listën e vet edhe Kosovën sa i përket mbështetjes për ndarjen e sasie të vaksinës kundër COVID-19, të ndara në disa kontigjente.

Sipas njoftimit që MSh kishte marrë më 30 dhjetor nga Pfizer, kjo kompani kishte bërë edhe orarin përcjellës të shpërndarjes së vaksinave për Kosovën, sipas të cilit 11.700 doza do të shpërndaheshin në fund të shkurtit nga Pfizer, 13.600 doza në Q2 -kuartalin e dytë të vitit dhe pjesa e tretë prej 2.374.650 dozave në pjesën e dytë të vitit 2021.

Në takimin e 5 janarit 2021, përfaqësuesit e Pfizer gjatë takimi virtual me Komisionit shtetëror për vaksinim, në prezencë të ministrit Zemaj, kanë konfirmuar se tashmë për Republikën e Kosovës janë siguruar 500.000 vaksina kundër këtij virusi nga kjo kompani dhe kanë dhënë aprovimin që kjo mund t’i komunikohet edhe publikut në Kosovë.

Më 8 janar, MSh-së i është konfirmuar sërish se 500.000 vaksina të Pfizer janë ndarë për Kosovën. Në takimin 8 janarit, palët janë dakorduar që brenda javës, MSh-së t’i dërgohet edhe marrëveshja finale për nënshkrim. Në çdo takim, pas 8 janarit, MSh ka kërkuar që palët ta kenë për nënshkrim marrëveshjen finale.

Edhe pse MSh-së i është thënë nga përfaqësuesit e Pfizer se marrëveshja është e gatshme dhe do të dërgohet për nënshkrim, MSh se ka pranuar ende marrëveshjen në fjalë, dhe nuk është shpjeguar nga kompania në fjalë as pse ka vonesa në këtë drejtim.

3.Përtej negocimit me Pfizer, MSh ka arritur pajtimin edhe me shtetin e Austrisë për sigurimin përmes tyre të 600 000 vaksinave, të cilat do të mund të merren pasi shteti austriak t’i ketë bërë blerjet e vaksinave në sasitë e nevojshme edhe për vete.

Angazhimet e BE-së ndërkaq për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19 dihen, dhe ato deri tash nuk kanë rezultuar me sigurimin konkret të dozave të para, përkundër ndarjes së një shume të konsideruar të mjeteve financiare për këtë qëllim, nga të cilat, 7.5 milionë do të përfitojë edhe Kosova.

Në anën tjetër, MSh është e vetëdijshme për presionin që bëhet edhe nga vende të tjera lidhur me procesin e vaksinimit në Kosovë, në veçanti për ndërhyrjet që bën Serbia tek qytetarët (kryesisht të komunitetit serb), duke i ftuar ata që të vaksinohen në Serbi. Për më shumë, Serbia ka bërë shpërndarjen e një numri të vaksinave (kryesisht të vaksinës Sputnik të Rusisë dhe tjera) në Republikën Serbe të Bosnjës e Hercegovinës, në Malin e Zi dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por qytetarët e Kosovës, janë informuar edhe më parë se përcaktimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka qenë i qartë prej fillimit që qytetarët kosovarë duhet të vaksinohen me vaksina të cilat kanë marrë miratim nga FDA, EMA dhe OBSh dhe jo me vaksina nga Serbia e Rusia.

Duke i siguruar qytetarët se Kosova i ka plotësuara të gjitha kriteret e kërkuara nga partnerët dhe mekanizamt e ndryshëm për të siguruar vaksinën, dëshiron të ritheksojë edhe faktin se prioritet për këtë mekanizma kanë qenë shtetet me situatë më të rënduar epidemiologjike ndërsa prodhuesit prioritet u kanë dhënë shteteve shteteve që paraqesin treg më të madh se Kosova.

Megjithatë, kjo nuk e ka dekurajuar asnjë zyrtar të Komisionit për negocim për vaksinën kundër COVID-19, Komitetin për përgatitjen e Planit Shtetëror për vaksinim kundër COVID dhe partnerët që të vazhdojnë angazhimin e përditshëm deri arritjen e dozave të para të vaksinave.

MSh i siguron qytetarët se ky angazhim do të jetë maksimal, përtej çdo interesi, në përmbushje të obligimit për të siguruar shëndetin e qytetarëve, deri në pranimin e dozave të para që besojmë se do të ndodh së shpejti dhe në përmbylljen e programit të vaksinimit kundër COVID-19.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora covax ministria e shëndetësisë në kosovë covax ministria e shëndetësisë në kosovë

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen