LIVE UPDATES
Bota

Kosovë/ Të infektuarit në pritje të marrjes së ndihmës monetare nga komunat

3 Mars 2021, 13:12 Nga DOSJA
Kosovë/ Të infektuarit në pritje të marrjes së

KOSOVË– Remzi Krasniqi nga Prishtina është një nga qytetarët e parë që ka aplikuar për ndihmën financiare prej 50 eurove nga Komuna e Prishtinës, pasi ishte prekur nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Kuvendi Komunal i Prishtinës, pak muaj pas paraqitjes së rasteve me koronavirus në Kosovë, kishte miratuar një vendim që qytetarëve të saj, nën moshën 65-vjeçare, të infektuar me koronavirus, t’iu dalë në ndihmë me nga 50 euro, ndërkaq pensionistëve me 100 euro.

Megjithatë, Krasniqi thotë se qe nëntë muaj është në pritje të këtyre mjeteve.

“Në muajin e pestë të vitit të kaluar e kam kryer COVID-in dhe asgjë, nuk kanë dalë paratë. Nuk e di ku të ankohem më për ato 50 euro. Nuk janë para këto 50 euro, do të duhej të ishin 300, 400 euro për t’i mbuluar ato shpenzimet e familjes. Gjashtë anëtarë të familjes kemi qenë të mbyllur”,– tha Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Edhe Mexhid Jetullahu, pensionist, është në pritje të 100 eurove, pasi po ashtu, ai ishte prekur nga COVID-19.

“Edhe gruaja, edhe vetë kemi qenë me COVID-19. Kemi aplikuar dhe asnjëri nuk i kemi marr paratë nga komuna. Pesë analiza që i kam bërë kushtuan 37.30 euro. Edhe të shtunën e bëra një analizë, që ta shoh se a kam antitrupa. Më kushtoi goxha shtrenjtë, e unë pensionist jam”,- tha Jetullahu.

Në anën tjetër, shërimi nga koronavirusi mund të kushtojë mbi 500 euro.

Komuna në pritje të bartjes së mjeteve

Rreth 23.000 qytetarët të Prishtinës kanë aplikuar për këtë ndihmë financiare, në mesin e të cilëve 2.819 pensionistë. Deri më tash, Komuna e Prishtinës në total ka paguar 467.100 euro dhe 106.450 euro janë në pritje për t’u realizuar për 1.824 qytetarë që figurojnë të verifikuar dhe të siguruar, deklaroi për Radion Evropa e Lirë, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi.

Ai pranoi se ka vonesa në alokimin e mjeteve nga komuna te qytetarët dhe njëra nga arsyet është edhe koha që kërkohet për verifikimin e qytetarëve që i takojnë Komunës së Prishtinës.

“Kemi pasur deri tash rreth 800 raste ku qytetarët nga komunat e tjera kanë aplikuar për këtë ndihmë, pra duhet të kemi kujdes shumë se si po i shpërndajmë këto para publike. Do të thotë, duhet një durim i qytetarëve, dhe e dyta jemi duke pritur bartjen e mjeteve të vitit të kaluar. Kjo do të bëhet në mbledhjen e kuvendit. Unë besoj që në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal (në muajin mars), do të jetë një nga pikat e rendit të ditës bartja e mjeteve, ku do të aprovohen edhe 4 milionë të tjera, të cilat kanë mbetur pa u shfrytëzuar nga viti i kaluar”,– tha Nushi.

Deri më 28 shkurt, 27.302 qytetarë të Prishtinës janë prekur nga koronavirusi.

Ndihmë financiare për të prekurit me COVID-19, në nëntor të vitit të kaluar, ka premtuar edhe Komuna e Mitrovicës së Jugut, me nga 50 euro për secilin qytetarë. Qytetarët janë ende në pritje të parave. Nënkryetari i kësaj komune, Faruk Mujka, tha për Radion Evropa e Lirë se vendimi për këtë ndihmë ishte marr pasi Qeveria në detyrë Kosovës, kishte premtuar mbështetje për komunat dhe ndihmë për rimëkëmbje ekonomike.

“Mirëpo, pasi ka dalë vendimi dhe është ofruar lista nga Ministria e Financave, na është ndaluar që t’i përdorim mjetet për këtë qëllim dhe ne kemi vendosur tani që pagesat të bëhen nga të hyrat vetanake, të cilat bëhen gjatë muajit mars. Do të kërkojmë nga kuvendarët komunalë që të aprovohet dhe kjo pagesë për qytetarët të bëhet nga të hyrat vetanake të komunës”,- tha Mujka.

Në Mitrovicën e Jugut, nga muaji nëntor deri në dhjetor të vitit të kaluar, mbi 1.000 qytetarë kanë aplikuar për këtë ndihmë. Ndryshe, Qeveria në detyrë e Kosovës, në programin e saj për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, ka planifikuar pos tjerash edhe ndihmë apo mbështetje për komunat e Kosovës për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19. Për komunat është ndarë shuma prej 7.900.000 euro.

Marrë nga REL.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove vaksinimi ne kosove koronavirusi ne kosove vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën