LIVE UPDATES
Bota

‘KosoVVA sot’/ Numërohen mbi 99% e votave, Vetëvendosje merr rezultatin më të lartë në historinë e vendit, Hoti prano

15 Shkurt 2021, 06:43 Nga DOSJA
‘KosoVVA sot’/ Numërohen mbi 99% e votave, Vetëvendosje

KOSOVË– Kosova ka arritur të numërojë mbi 99.72% të votave ditën e sotme, ku fituese është Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti. Vetëvendosje po udhëheq me më shumë se 47,88% të votave (377,072 vota), një rezultat historik që asnjë forcë politike nuk ka mundur më herët që ta marrë në Kosovë. Ndërsa, në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 17,40% të votave (136,711 vota), e treta, Lidhja Demokratike e Kosovës 13,08% të votave (103,002 vota), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.40%, ndërsa NISMA Socialdemokrate, e Fatmir Limajt ende nuk e ka kaluar pragun, pasi ka marrë vetëm 2.60% të votave. Ndërkohë që në ditët në vijim pritet të numërohen votat me kusht dhe votat e ardhura nga diaspora.

Pas humbjes së theksuar se mos marrjes së asnjë komune, kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqjen. Kjo dorëheqje solli edhe ironi nga një prej zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i cili në një status në rrjetet social shkruante: Kryetari i LDK-së kalon ka zyret e Vetëvendosjes! Pas dorëheqjes së tij kanë dhënë e gjithë kryesia e LDK-së dorëheqjen.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ditën e sotme tha se numërimi i fletëvotimeve në qendrat e votimit ka përfunduar mbrëmjen e djeshme. Deri më tani janë transmetuar rezultatet nga rreth 99% e qendrave të votimit. Sipas tij, kanë mbetur pa u proceduar vetëm 40 qendra, rezultatet e të cilave do të transmetohen gjatë ditës së sotme, në orët në vijim.

Ajo që bie në sy gjithashtu është se Lista Serbe fitoi mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, gjë që ka sjellë edhe reagimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Unë i përgëzoj njerëzit tanë. Kjo është një gjë e rëndësishme, sepse po përballemi me një periudhë të vështirë,”– tha Vuçiç për televizionin serb, TV Pink, duke ironizuar me rezultatin e zgjedhje dhe fitoren e Albin Kurtit.

Politika pranon rezultatin dhe uron Kurtin për fitoren

Udhëheqësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pranoi dje mbrëma humbjen dhe uroi Albin Kurtin për fitoren, duke dhënë edhe lajmin se PDK do të ejtë në opozitë. Ndërsa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i hapur për të qenë pjesë e qeverisë dhe koalicionit që do të krijohet pas zgjedhjeve. Edhe kreu i AKR-së, Bexhet Pacolli ka uruar VV-në dhe tha se vullneti i popullit do të plotësohet.

Rezultati është pranuar edhe nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i cili ka shprehur zhgënjimin që rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që pritej për LDK-në.  “Ju falënderoj për besimin e dhënë, rezultatet preliminare që kemi marrë tregojnë se janë tjera nga ato që kemi pritur dhe që kam pritur unë personalisht”, tha ai. Hoti tha se është i gatshëm të marrë përsipër përgjegjësinë e rezultatit. 

Albin Kurti, mandat pa hakmarrje

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti pasi siguroi një rezultat historik premtoi dje mbrëma se mandati i VV në qeveri do të jetë “pa hakmarrje“, ndërsa e quajti si prioritet të 6-të ose të 7-të dialogun me Serbinë. Kjo është qeveria e dytë që Kurti do të ndërtojë brenda harkut kohor të një viti, por kësaj herë me ndihmën e ish-kandidaten e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani. Në zgjedhjet e vitit 2019, ku morën pjesë 841 mijë votues, LVV-ja doli e para, ndërsa LDK-ja e dyta. Dy forcat politike nisën negociatat me njëra-tjetrën për ta formuar qeverinë me “Koalicionin e shpresës”, që zgjati jo më shumë se 50 ditë.

Zgjedhjet në Kosovë dhe sfidat e qeverisë së re

Më 14 shkurt, ditë që përkoi edhe me Shën Valentinin, qytetarët e Kosovës por edhe ata që jetojnë jashtë vendit zgjodhën me votë emrat që do të jenë pjesë e parlamentit të ri. Në zgjedhjet në Kosovë garuan 28 subjekte politike për 120 vende në parlament. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, të drejtë vote kishin 1.794.862 qytetarë. Pjesëmarrja në votime ishte 46.90 %, më shumë se në vitin 2019.

Zgjedhjet e Kosovës spikatën kësaj here pasi partitë politike garuan me emra konkretë për postin e kryeministrit, i cili zgjidhet më pas nga Kuvendi. VV kishte Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, i cili nuk u lejua të garonte nga KQZ për shkak të problemeve me ligjin. LDK garoi me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe PDK me Enver Hoxhajn. Synimet janë të forta edhe për postin e presidentit.

Vjosa Osmani është emri i Vetëvendosjes, ndërsa edhe Ramush Haradinaj ka të njëjtën dëshirë për tu emëruar president. Presidenti i ri do të zgjidhet nga parlamenti dhe për zgjedhjen e presidentit në Kosovë duhen 2/3 e deputetëve në sallë dhe zgjedhja mund të arrihet në tri raunde, që në rast se dështojnë atëherë vendi kalon menjëherë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Edhe në rast se presidenti zgjidhet, VV-së i duhen 61 mandate për të krijuar qeverinë e re dhe e ka të nevojshme një parti tjetër në koalicion.

(I.A;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti vjosa osmani zgjedhjet ne kosove albin kurti vjosa osmani zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet