LIVE UPDATES
Aktualitet

KPA çeli shqyrtimin për ankimin e Kuqos, gjyqtari me siklet, luante me kopsën e xhaketës…

15 Shkurt 2022, 20:18 Nga DOSJA
KPA çeli shqyrtimin për ankimin e Kuqos, gjyqtari me siklet, luante

Pas mbi 40 pyetjeve nga gjyqtari Markelian Kuqo, për ILD dhe KLGJ, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shtyu për në mars seancën për shqyrtimin e masës disiplinore që Këshilli i Lartë Gjyqësor ka dhënë ndaj këtij gjyqtari.

Nga Vladimir Karaj

Në një seancë maratonë që bashkë me ndërprerjet zgjati rreth 8 orë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të çelë shqyrtimin gjyqësor për ankimin e gjyqtarit Markelian Kuqo, ndaj vendimit të Këshillit të Lart Gjyqësor për shkarkimin e tij për shkelje të rënda disiplinore. Seanca u zhvillua të martën në prani të 6 anëtarëve të KPA, me kryetare Albana Shtylla, relatore Ina Rama dhe anëtar Rezarta Schuetz, Natasha Mulajn, Sokol Çomo dhe Mimoza Tasi. Shtylla njoftoi se Ardian Hajdari, nuk do ishte i pranishëm për shkak të vendimit për pezullimin e tij.

Gjyqtari Markelian Kuqo u shkarkua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, një vit më parë. Gjyqtari i Korçës u shkarkua pasi sipas KLGJ kishte bërë shkelje të rënda dhe cënuar besimin te drejtësia në vendimin për lirimin me kusht “të dënuarit me burgim të përjetshëm Gerd Gjenerari, i gjetur fajtor për një vrasje të kryer në vitin 1997”.

Seanca u fokusua fillimisht te pretendimet procedurale të gjyqtarit Kuqo. Magjistrati këmbënguli në seancë se Kolegji nuk ishte gjykata kompetente dhe kërkoi që dosja e tij të referohej pas në Gjykatën Kushtetuese. Siç doli nga fjala e magjistratit ky i fundit kishte marrë ndërkohë një vendim në Gjykatën Kushtetuese e cila kishte refuzuar kalimin e çështjes në seancë publike, me arsyetimin se kompetenca ishte e KPA. Të pyetur në seancë përfaqësuesit e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe ai i Këshillit të Lartë Gjyqësorë, palë të interesuar në proces, këmbëngulën se pretendimi nuk qëndronte dhe se Kolegji ishte gjykata kompetente.

Këtë vendosi edhe KPA pasi u tërhoq në dhomë këshillimi. Kolegji arsyetoi se kërkesa e Kuqos nuk qëndronte dhe njoftoi fillimin e procedimit. Por në këtë pikë Kuqo kërkoi kohë shtesë për parashtrime të reja. Ai këmbënguli se do u jepte parashtrimeve “një këndvështrim të ri”, pasi KPA vendosi të rrëzonte kërkesën e tij për të shpallur moskompetencë. Por Kolegji i tërhequr sërish për këtë kërkesë të re vendosi ta rrëzonte atë dhe ftoi Kuqon të mbante parashtrimet. Në shenjë revolte gjyqtari refuzoi. Ai tha se në këtë mënyrë po i hiqej e drejta për mbrojtje, por shtroi se u qëndronte parashtrimeve me shkrim.

Pas këtij refuzimi përfaqësuesi i KLGJ-së dhe dy përfaqësueset e ILD-së lexuan parashtrimet ndër të cilat arsyetuan se vendimi i shkarkimit duhej lënë në fuqi. Ata iu referuan kryesisht vendimit të Gjykatës së Apelit Korçë që rrëzoi vendimin e Kuqos për lirimin e Gjenerarit.

Sipas përfaqësuesve të dy institucioneve gjyqtari kishte referuar “fakte dhe rrethana të rreme”, kishte qenë emocional në vendim, nuk kishte verifikuar faktet dhe kishte shkelur ligjin duke miratuar lirimin e Gjenerarit pavarësisht se ai nuk plotësonte kushtet për lirim me kusht. Përfaqësuesit e KLGJ dhe ILD evidentuan ndër të tjera disa momente që nuk lejonin lirimin e Gjenerarit. Përfaqësuesit kundërshtuan edhe pretendimet e gjyqtarit mbi shkelje procedurale dhe këmbëngulën se atij i ishte dhënë mundësia të njihej me dosjen dhe të bënte kundërshtimet siç i kishte menduar.

Pasi mori fjalën pas këtyre parashtrime Kuqo bëri një listë të gjatë me pyetje për secilin nga institucionet. Duke mbërthyer dhe zbërthyer herë pas here kopsën e xhaketës dhe duke ulur herë pas here syzet për t’i parë ndërsa mbanin shënim, ai i kërkoi detaje mbi “veprimet dhe mos veprimet”, që kishte kryer, detaje mbi procedurën e ndjekur dhe kërkoi arsyetim se përse cilësohej i ligjshëm vendimi i Apelit që e linte Gjenerarin në burg dhe jo vendimi i tij. Pas listës së pyetjeve KLGJ dhe ILD kërkuan kohë për përgjigje. KPA vendosi që seanca e rradhës të mbahej në 11 mars në orën 10.00.

Marrë nga BIRN

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet keshilli i larte gjyqesor markelian kuqo keshilli i larte gjyqesor markelian kuqo

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet