LIVE UPDATES
Aktualitet

KPA rrëzoi si të parëndësishme arsyetimet që rikthenin në sistem ish-gjytaren e Gjykatës së Lartë

18 Maj 2021, 11:28 Nga DOSJA
KPA rrëzoi si të parëndësishme arsyetimet që rikthenin

Në vendimin për ankimimin e ish-gjyqtares së Gjykatës së Lartë Evelina Qirjako kundër kufizimit 15-vjeçarë për rikthim në detyrë vendosur nga KPK shumica në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, arsyetoi se koha e mbarimit të mandatit ishte e parëndësishme në procesin e rivlerësimit. Shumica arsyetoi se Qirjako duhej t’i nënshtrohej procesit për sa kohë kishte qenë në detyrë pas hyrjes në fuqi të ligjit dhe refuzimi për tu rivlerësuar duhej të penalizohej me ndalimin 15-vjeçarë.

“Asgjë në frymën apo gjuhën e normave kushtetuese e ligjore nuk mbështet këtë këndvështrim selektiv të parashtruar nga subjekti, përkundrazi”, thuhet në vendimin e shumicës së KPA të përbërë nga Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Ardian Hajdari.

Në pakicë Sokol Çomo dhe Albana Shtylla këmbëngulën se Kolegji duhej të kishte zbatuar një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit i cili kishte rrëzuar një vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësorë mbi dorëheqjen e Qirjakos dhe ish-gjyqtares Arjana Fullani.

Pakica thotë se vendimi i Administratives ishte i detyrueshëm për KPA dhe se kjo e fundit duhej sëpaku të kishte pezulluar procesin deri në vendimin e Gjykatës së Lartë për rastin.

Përpjekja për rikthim nga “dritarja”

Në korrik 2017, Qirjako dhe 4 anëtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë njoftuan largimin nga detyra pas përfundimit të mandatit të tyre. Në vijim ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, Guxim Zenelaj, Andi Çeliku, Aleksandër Muskaj dhe Evelina Qirjako refuzuan t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit me pretendimin se nuk e kishin më statusin e magjistratit. Ata po ashtu refuzuan pozicionet në Apel që iu ofruan nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, me pretendimin se do të punon si avokatë.

Bazuar mbi këtë refuzim KPK vendosi se secili prej tyre kishte bërë dorëheqje dhe bazuar në ligjin për rivlerësimin caktoi masën ndalues prej 15 vjetësh për rikthim në sistem. Por ndërsa u duk se dorëheqjet kishin qenë përfundimtare, Fullani, Muskaj dhe Qirjako e apeluan vendimin e KPK-së. Kjo u duk si një përpjekje për tu dhënë atyre mundësinë të riktheheshin në sistem pa iu nënshtruar procesit si kolegët e tyre që qëndruan në detyrë.

Për shkak të procedurës së ndjekur nga Komisioni për dorëheqjet deri në atë moment me vendimmarrje pa dëgjuar subjektet, ata bindën Kolegjin për parregullsi në proces. Të tre rastet iu nënshtruan pas kësaj shqyrtimit në seancë publike në KPA. Muskaj u rrëzua në një vendim unanim për shkak se ai nuk e kishte apeluar vendimin e KLGJ që e konsideronte dorëheqje refuzimin e vendit në apel. Ndërkohë çështja u komplikua në rastet e Qirjakos dhe Fullanit, pasi të dyja kishin ankimuar vendimin në Gjykatën Administrative të Apelit.

Në rastin Fullani, KPA refuzoi të pezullonte procesin deri në vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit dhe me shumicë 3 me dy la në fuqi vendimin e shkarkimit. Në rastin e Qirkos procesi shkoi deri pas vendimit nga Gjykata Administrative e Apelit që i dha asaj të drejtë në padinë ndaj KLGJ-së. Megjithatë shumica arsyetoi njësoj se ky vendim nuk prekte procesin e rivlerësimit, i cili kryhet vetëm prej KPK dhe KPA.

Një formë e ngjashme apelimi u ndoq edhe prej një sërë gjyqtarësh dhe prokurorësh që pretenduan me anë të procedurës dalje në pension apo probleme të tjera, në një përpjekje që do i “shpëtonte” nga rivlerësimi dhe njëkohësisht mbante hapur një derë për të qenë pjesë të sistemit të drejtësisë.

Qëndrimi i shumicës

Kolegji pranoi kërkesat e Qirjakos për të kaluar procesin në seancë publike. KPA po ashtu pranoi kërkesën për të marrë si provë vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit. Vendimi i jepte të drejtë ish-gjyqtares dhe cilësonte të gabuar vendimin e KLGJ-së se ajo kishte dhënë dorëheqjen nga statusi i magjistratit. Gjykata Administrative e Apelit arsyetonte se Qirjakos i kishte mbaruar mandati e për pasojë nuk e kishte pasur më këtë status në fund të korrikut 2017.

Por shumica në KPA arsyeton se ky vendim dhe pretendimet e lidhura me të nuk ishin “relevante” në procesin e rivlerësimit. “Për rrjedhojë, pretendimet e subjektit të rivlerësimit, znj. Evelina Qirjako, që lidhen me kohëzgjatjen e ushtrimit të detyrës si anëtare e Gjykatës së Lartë apo me kohëzgjatjen e statusit të magjistrates, konsiderohen jorelevante për sa i përket procesit të rivlerësimit kalimtar”, thuhet në arsyetimin e shumicës.

Shumica arsyeton se Qirjako ishte pjesë e Gjykatës së Lartë kur u miratuan ndryshimet kushtetuese dhe se ajo si kolegët e saj duhej t’i nënshtroheshin procesit të rivlerësimit me prioritet. Sipas shumicës vetëm vonesat në ngritjen e institucioneve të vetingut mundësuan situatën e krijuar, pasi në të kundërt Qirjako do ishte një ndër subjektet e para që i nënshtrohej procesit. “Ky fakt qëndron, është i pakontestueshëm dhe autonom nga momenti kur statusi i magjistratit deklarohet i mbaruar nga institucionet përkatëse”, thuhet në arsyetimin e shumicës.

Shumica thotë se nëse merrej për bazë pretendimi i subjektit “bazuar mbi argumentin kohor të dorëzimit të detyrës”, procesi i rivlerësimit do të ishte selektiv dhe secili magjistrat do kishte mundësi t’i shmangej atij me “mbarim të mandatit”.

KPA shprehet se ky arsyetim “nuk është i bazuar dhe as logjikisht i pranueshëm”. Duke iu referuar rasteve të Muskajt dhe Fullanit trupa në shumicë shprehet se rasti ishte i ngjashëm dhe se vendimi nuk mund të ishte i ndryshëm. “Në të dyja rastet e shqyrtuara më parë, trupat gjykuese të Kolegjit kanë konkluduar pakontestueshmërinë e faktit që gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, në momentin e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese e ligjore që sollën rivlerësimin, ishin subjekte rivlerësimi ex-officio”, thuhet në vendim.

Shumica po ashtu arsyeton se masa e ndalimit prej 15 vjetësh nuk cënonte të drejta të tjera të subjektit dhe se ishte një masë ndalimi propocionale që bazohej në vendime të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Shumica e cilëson qëndrimin e Qirjakos për të mos iu nënshtruar rivlerësimit si shprehej të vullnetit të pavesuar për dorëheqje dhe se pasojë e kësaj ishte automatikisht ndalimi për të qenë pjesë e sistemit për 15 vjet.

Qëndrimi i pakicës

Përndryshe nga shumica gjyqtarët Çomo dhe Shtylla arsyetuan se KPA nuk kishte më juridiksjon mbi çështjen.

Gjyqtarët në pakicë e anashkalojnë arsyetimin e shumicës në lidhje me rivlerësimin dhe shprehen se Kolegji duhej të zbatonte vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit.

“Për ne, gjyqtarët në pakicë, Kolegji nuk ka juridiksion të vlerësojë në rastin konkret çështjen lidhur me mbarimin e statusit të subjektit të rivlerësimit, znj. Evelina Qirjako”, thuhet në qëndrimin e pakicës. Pakica i mëshon argumenteve të bëra edhe nga Qirjako se ajo me humbjen e statusit nuk i nënshtrohej më procesit të rivlerësimit. Sipas pakicës kjo e detyronte KPA t’i referohej qëndrimit të KLGJ-së mbi statusin dhe vendimit gjyqësorë të Gjykatës Administrative të Apelit, që kishte kontrollin gjyqësorë mbi vendimet e KLGJ-së.

Sipas pakicës për shkak të këtij procesi të pavarur prej vendimmarrjes së KPA as ndalimi 15-vjeçarë nuk mund të aplikohej. “Në kushtet kur sipas vendimit nr. 6, datë 21.01.2021, të Gjykatës Administrative të Apelit, rezultoi se mbarimi i statusit të magjistrates për subjektin e rivlerësimit, znj. Evelina Qirjako, nuk ka ardhur për “shkak të heqjes dorë nga e drejta e caktimit në një pozicion në nivel gjykate apeli”, sikurse konkludoi Këshilli i Lartë Gjyqësor në vendimin e tij nr. 66, datë 24.04.2019, ne gjyqtarët në pakicë vlerësojmë se nuk ndodhemi në kushtet e dorëheqjes nga detyra”, thuhet në mendimin e pakicës.

Aty arsyetohet se në këtë rast “nuk duhet të aplikohet ndalimi i parashikuar nga neni G” i Kushtetutës, që përkon me ndalimin e ushtrimit të ndonjë funksioni në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

Përndryshe nga shumica pakica pretendon se procesi paralel i nisur nga Qirjako dhe Fullani në Gjykatën Administrative të Apelit, ishte në këtë rast përtej kompetencave të KPA, që shërben si dhomë e Gjykatës Kushtetuese, dhe procesit të rivlerësimit.

Pakica madje shprehet se kishte kërkuar pezullim të vendimit të KPA deri në një vendim të mundshëm nga Gjykata e Lartë nëse atje bëhej rekurs. “Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit mund të kontrollohet në rast kundërshtimi nga palët vetëm nga Gjykata e Lartë, po për asnjë arsye Kolegji nuk mund të mos njohë dhe zbatojë vendimin e gjykatës kompetente”, shpehet pakica. Gjyqtarët në pakicë thonë se ata do të ndryshonin qëndrim nëse Gjykata e Lartë do të rrëzonte këtë vendim të Gjykatës Administrative të Apelit.

Marrë nga BIRN

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evelina qirjako procesi i vettingut evelina qirjako procesi i vettingut

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet