LIVE UPDATES
Aktualitet

KPK bëri një ‘sy qorr’ ndaj pushimit të hetimeve për korrupsion nga kryeprokurori i Elbasanit

10 Gusht 2021, 20:20 Nga DOSJA
KPK bëri një ‘sy qorr’ ndaj pushimit të hetimeve

Me datën 30 qershor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Roland Ilia kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Genta Tafa Bungo anëtare, shpalli vendimin për konfirmimin në detyrë të kreut të prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

Sipas KPK-së, Ajazi ka arritur një nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë dhe kontrollit të figurës si dhe nivel kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale, megjithë dërgimin për inspektim të njërës prej dosjeve të hetuara nga subjekti.

Vlerësimi pozitiv i KPK-së për kriterin etiko-profesional përfshin edhe dy dosje për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion të kallëzuara nga ILDKPKI ndaj ish- kryebashkiakut të Gramshit, Dritan Bici dhe ish-gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorë, Petrit Aliaj.

KPK i ka shqyrtuar këto dy dosje pas denoncimeve të bëra nga publiku në adresë të subjektit të rivlerësimit dhe ka arritur në përfundimin se ato nuk përmbajnë problematika që mund të ndikojnë në vlerësimin profesional të Ajazit. Megjithatë, rrjedha logjike e fakteve të listuara në vendim në lidhje me këto çështje ngre pikëpyetje mbi vendimet e prokurorit për t’i pushuar ato si dhe arsyetimin e Komisioni për ta amnistuar vendimmarrjen e tij.

Ndryshe nga kryeprokurori i Elbasanit, Komsioni në rivlerësimin e gjyqtarit Aliaj ka gjetur pasuri të pajustifikuara në shuma të mëdha dhe ka marrë vendimin për shkarkimin e tij nga detyra.

Kreshnik Ajazi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Vlorës. Më vonë ai u transferua në Prokurorinë e Tiranës dhe në vitin 2019 u komandua si drejtues në Elbasan. Më 26 mars 2021, Ajazi u caktua nga Këshilli i Lartë i Pokurorisë si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit me një mandat 3 vjeçar.

Për kriterin etiko-profesional të rivlerësimit të prokurorit Ajazi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit kanë mbërritur 9 denoncime. Sipas KPK-së, procedimi penal ndaj gjyqtarit Petrit Aliaj është bërë nga ILDKPKI në qershor 2016, për veprat penale të fshehjes së pasurisë dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Pas regjistrimit të procedimit penal, prokurori Ajazi ka urdhëruar OPGJ-në për ndërmarrjen e disa veprimeve hetimore deri me 30 korrik 2015.

Këto veprime hetimore përfshinin marrjen e informacioneve mbi pasurinë e të dyshuarit nga zyra e Kadastrës, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejoria e Pastrimit të Parave, një akt-ekpsertimi teknik të banesës së gjytarit si dhe kryerjen e një akt-ekspertimi kontabël, në të cilin eksperti ka arritur përfundimin se pasuria e krijuar nga ky shtetas dhe shpenzimet e kryera janë të justifikuara me burimin e të ardhurave.

Më 18 janar 2016, prokurori Kreshnik Ajazi ka vendosur pushimin e hetimeve ndaj gjyqtarit Petrit Aliaj me arsyetimin se faktet objekt hetimi “nuk përbëjnë vepër penale.” Ndryshe nga sa ka rezultuar nga hetimet e prokurorit Ajazi në vitin 2016, katër vjet më vonë një tjetër trupë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të gjente se Aliaj kishte mungesë burimesh financiare në vlerë 19.4 milionë lekë për pasurinë e deklaruar.

Një tjetër denoncim i hetuar nga KPK ndaj prokurorit Kreshnik Ajazi lidhet me vendimin e tij për të pushuar hetimin ndaj ish-kryebashkiakut të Gramshit, Dritan Bici, i cili në vitin 2017 u zgjodh deputet nga radhët e PDIU-së, pas dorëheqjes së Aqif Rakipit.

Në vitin 2015, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka regjistruar një procedim penal ndaj Bicit për akuzat e fshehjes së pasurisë, korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës. Organi i akuzës edhe në këtë rast është vënë gjithashtu në lëvizje nga ILDKPKI, e cila ka depozituar një kallëzim fillimisht në Prokurorinë e Përgjithshme.

Sipas ILDKPKI, pas analizës së deklaratave të pasurisë së Bicit është zbuluar se në deklaratën pas largimit nga funksioni, ai nuk ka deklaruar dy shtëpi në proces legalizmi. Gjithashtu, Inspektoriati shprehet në kallëzim se kryebashkiaku nuk justifikonte burimin e krijimit të pasurive në vlerë 12.8 milionë lekë, përfshirë blerjen e një makina Toyota.

Inspektoriati ka shtuar se me datë 21 janar 2015, Bici “ka tentuar dhënien e një sasie parash cash në ambientet e sallës së ILDKPKI-së, inspektorëve të ngarkuar për kontrollin e plotë me qëllim mbylljen e problemeve të konstatuara.”

Sipas KPK-së, çështja është regjistruar nga Prokuroria e Elbasanit me 25 shkurt 2015 dhe fillimisht është hetuar nga një prokuror tjetër, i cili ka urdhëruar ndërmarrjen e një serie veprimesh hetimore. Me datë 23 tetor 2016, drejtuesi i prokurorisë ka vendosur që dosja hetimore t’i kalojë prokurorit Kreshnik Ajazi, i cili ka vendosur ta pushojë hetimin bazuar kryesisht në relacionin e OPGJ-së.

“Në tërësi rezulton se subjekti i rivlerësimit ka arsyetuar pas relacionit të OPGJ-së, ku dhe sugjerohet pushimi i çështjes, por edhe pas të gjitha veprimeve hetimore, të cilat ishin urdhëruar për t’u kryer nga subjekte të tjerë të rivlerësimit dhe jo nga subjekti i rivlerësimit,” shprehet KPK në vendimin e zbardhur.

KPK ka arritur në përfundimin se për shkak se vendimi i Ajazit nuk u ankimua nga ILDKPKI, aty nuk ka shkelje të kriterit të etikës profesionale.

“Subjekti ka konfirmuar se ndaj vendimit të pushimit datë 27.12.2016, që i përket procedimit nr. *** nuk është paraqitur asnjë ankim,” shkruan KPK. “Për sa më sipër, trupi gjykues, në analizë të të gjithë dokumentacionit të administruar dhe së fundi edhe konfirmimit të statusit ligjor të çështjes, nuk konstatoi problematika të cilat mund të ndikojnë në vlerësimin profesional të subjektit të rivlerësimit,” përfundon KPK.

Marrë nga Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kreshnik ajazi kreshnik ajazi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet