LIVE UPDATES
Aktualitet

KPK në gjysmë të mandatit, vetëm ¼ e magjistratëve të rivlerësuar

7 Mars 2020, 20:46 Nga DOSJA
KPK në gjysmë të mandatit, vetëm ¼ e

Ndërsa ka ende edhe 2 vjet e gjysëm mandat Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka mbaruar pak më shumë se çerekun e dosjeve të rivlerësimit të magjistratëve. Sipas statistikave të vetë Komisionit deri në dhjetor 2019 ishin mbyllyr 221 çështje, nga 811 magjistratë që do i nënshtroheshin procesit në mandatin pesë vjeçar. Ndërkohë që vetëm 145 çështje sipas një raportit të progresit të Komisionit të Bashkimit Europian kanë marrë formë të prerë deri në fillim të marsit të këtij viti.

Ngadalësia e procesit të rivlerësimit, e vënë në dukje dhe më herët nga vëzhgues të jashtëm (Shiko këtu dhe këtu) , është pasuar ndërkohë me vonesa në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, ndërsa dy prej gjykatave më të rëndësishme në vend janë jashtë funksioni pasi anëtarët e tyre u shkarkuan apo dhanë dorëheqjen.

Arjan Dyrmishi, drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, i tha BIRN se vonesa në procesin e vetingut kishte ndikuar njëkohësisht edhe ngritjen me vonesë të institucioneve të reja të drejtësisë. Megjithatë, Dyrmishi shtoi  se “problemet kanë të bëjnë me një planifikim të keq dhe të pastudiuar të reformës”. Dyrmishi po ashtu vuri në dukje se kriteret e plotësimit të institucioneve të reja, kryesisht ai i vjetërsisë në punë, janë kthyer në pengesë në plotësimin e vakancave për ngritjen e tyre.

Ndërkohë Erida Skëndaj, drejtuese Komitetit Shqiptar të Helsinkit vë në dukje se nga monitorimi i procesit të rivlerësimit nga institucioni që ajo drejton, pavarësisht përmirësimeve në arsyetim dhe metodologjive apo precedentëve të vendosur nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vijon të ketë raste me standarde jo të unifikuara. “Edhe pse e tashmja, në raport me të kaluarën paraqet përmirësim të dukshëm, sërisht zbatimi i parimit të proporcionalitetit për shkeljet e konstatuara në kriterin e pasurisë, nuk mund të thuhet që ka ndjekur plotësisht një linjë të unifikuar vendimmarrje nga organet e vetingut, në mënyrë të veçantë për subjektet që kanë rrethana faktike apo procedurale të ngjashme”, tha Skëndaj.

Deri tani procesi i rivlerësimit të magjistratëve sipas përllogaritjeve të BIRN ka çuar në shkarkimin e 97 magjistratëve. Prej këtyre 87 janë shkarkuar deri më 5 mars 2020 në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Nga këto, 32 janë vendime të KPK-së të lënë në fuqi edhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ndërsa një vendim u prish, por u vendos shkarkimi edhe pas ribërjes së procesit në Kolegj. Ndërkohë, 10 shkarkime të tjera janë vendosur nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit pas ankimit të Komisionerit Publik.

Erinda Skëndaj vë në dukje se nga monitorimet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit shumica dërrmuese e shkarkimeve vijojnë të jenë të bazuara vetëm në kriterein e pasurisë. “Megjithatë, sërisht vërehet që kriteri i pasurisë është kriteri mbizotërues që ka çuar në shkarkimin e një numri të konsiderueshëm subjektesh, në raport me dy kriteret e tjera”, tha Skëndaj. Ajo vuri në dukje se KPK vetëm në raste të rralla e ka parë pasurinë në propocionalitet me dy kriteret e tjera dhe ka vendosur të mos shkarkojë magjistratin për pasaktësitë në deklarimin e pasurive.

Deri në dhjetor të vitit të kaluar nga totali i çështjeve për të cilat KPK kishte marrë vendim, numri i çështje të përfunduara vetëm mbi kriterin e pasurisë ishte 25. Komisioni ka justifikuar përfundimin e hetimeve mbi një kriter për ekonomi gjyqësore, por rastet që proceset shtyhen për shkak të kërkesave proceduriale lidhur kryesisht me mos hetimin e dy kritereve të tjera, ngre dyshime mbi eficensën e këtij mekanizmi.

Skëndaj tha se raportet e monitorimit të KShH vinin në dukje se kishte një përmirësim të punës së KPK dhe Kolegjit. Ajo vuri në dukje po ashtu se kishte një përmirësim të arsyetimit të vendimeve dhe se publiku vazhdontë të mbështeste procesin.

“Në tërësi, në vlerësimin tim, procesi i vetingut ka vijuar të ketë kryesisht një impakt pozitiv në radhët e publikut, veçanërisht ndaj atyre qytetarëve që kanë depozituar një numër të lartë ankesash për sistemin e drejtësisë”, tha ajo.

Megjithatë Skëndaj vlerëson se pavarësisht miratimit prej KPA të metodologjive për vlerësimin profesional dhe për vlerësimin e pasurisë dhe vendimeve orientues, në KPK vijonte të kishte vendime që nuk ishin të unifikuara dhe qëndrime të ndryshme për çështje të ngjashme.

I pyetur mbi standardet e dyfishta edhe Dyrmishi vuri në dukje se duhej të kishte “unifikim të praktikës” dhe se këto mund të krijonin insinuata të ndryshme mbi procesin.  Dyrmishi megjithatë tha se pavarësisht problemeve që kishte krijuar procesi ishte duke bërë punën për të cilën u nis dhe po bënte pastrimin e organeve të drejtësisë.

Skëndaj nga ana tjetër tha se situata rreth procesit mbetej e polarizuar kryesisht prej komenteve politike, ndërsa theksoi se do donte që kritikat që dilnin prej monitorimeve të KShH-së të mos lexoheshin si kundërshtime të reformës, por si përpjekje për të përmirësuar procesin qoftë në drejtimin e “gjykimit të drejtë për subjektet” qoftë në transparencën për publikun dhe besueshmërinë e tij te procesi.

“Qëllimi i KShH-së si monitorues i këtij procesi ka qenë të bëjë një oponencë konstruktive, për të adresuar çështje të diskutueshme që kanë të bëjnë me standartet e vettingut, duke synuar një objektiv madhor për të kontribuar në përmirësimin e këtij procesi, si në drejtim të respektimit të së drejtës për proces të rregullt të subjekteve por edhe besueshmërisë që publiku duhet të ketë në këtë proces tepër të rëndësishëm të pastrimit të sistemit të drejtësisë”, tha Skëndaj.

Vlerësim pozitiv mbi procesin ka bërë edhe Komisioni Europian në raportin e përditësuar mbi rekomandimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë. “Rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit përfshijnë rezultatet e procesit të vetingut, që ka sjellë shkarkimin nga detyra të një numri magjistratësh të niveleve të larta”, thuhet në raport.

Nga ana e saj Skëndaj tha se KShH vlerësonte ndër të tjera që hetimet për të gjithë subjektet ishin kryer prej vetë organeve të vetingut, KPK, KPA dhe Komisionerit Publik, pavarësisht raporteve që ishin marrë nga institucionet ndihmëse.

Në statistikat e KPK bie në sy që rezultat e hetimeve të Komisionit janë mjaft të ndryshme nga ato të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI). Nga 119 subjekte të raportuara pa probleme nga ILDKPKI, vetëm 80 janë konsideruar të tilla nga KPK. Ndërkohë që numri i subjekteve me probleme të pasurisë është rritur nga 59 sipas ILDKPKI-së në 98 nga hetimi i KPK. Kjo e fundit në disa raste ka përmbysur edhe raportet negative të Inspektoriatit duke u dhënë të drejtë subjekteve.

Ngjashmërisht edhe raportet e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) janë rrëzuar në Komision. Në këtë rast Komisioni ka rrëzuar më shumë se 10 raporte të DSIK-së në të cilat magjistratët konsideroeshin të papërshtatshëm, por që nga hetimi akuzat janë rrëzuar.

Ndërkohë numri i çështjeve të shqyrtuara në Kolegj deri së fundmi ishte 47. KPA ka rrëzuar deri më tani të gjitha ankimet e bëra prej magjistratëve. I vetmi vendim shkarkimi i prishur ai ndaj ish-gjyqtarit Artan Lazaj, rezultoi me një gjykim në Kolegj që arriti në të njëjtin përfundim. Nga ana tjetër ndër 16 çështjet e dërguara në KPA prej Komisionerit Publik, këtij të fundit i është dhënë e drejtë në 13 prej tyre. Kolegji ka prishur 10 vendime konfirmimi të KPK dhe po ashtu ka ndryshuar tre vendime për të vendosur ndalimin e rikthimit në detyrë për 15 vjet. 1 prej çështjeve u pushua, ndërsa 2 raste magjistratë arritën të konfirmoheshin në të dyja shkallët e procesit.

Ndërkohë në total janë rregjistruar 36 dorëheqje, ndërsa në 16 raste procesi është përfunduar pa një vendim, për shkak të daljes në pension të magjistratit.

Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komisioni i pavarur i kualifikimit vladimir karaj komisioni i pavarur i kualifikimit vladimir karaj

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron