LIVE UPDATES
Aktualitet

KPK ngre pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

23 Korrik 2021, 19:54 Nga DOSJA
KPK ngre pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e

TIRANË– Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë një seance që zgjati afërsisht tre orë e gjysmë, u njoh dhe dha shpjegime për barrat e provës në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit.

Ndërkohë, Komisioni i Pavarur i Kaualifikimit e vlerësoi pozitivisht subjektin për sa i përket pastërtisë së figurës. Rivlerësimi i inspektores së ILD-së po kryhet nga trupi gjykues i KPK-së i kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Etleda Çiftjan. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Tomçi Petkoviç.

Sulaj e ka filluar karrierën në vitin 2004 si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Në vitin 2008 ajo është transferuar në Prokurorinë e Tiranës.

Problemet me pasurinë

Probleme në kriterin e pasurisë u evidentuan në transaksionet e kryera për blerjen e një trualli ku më pas është ndërtuar një objekt me dy kate + papafingo + kat nëntokë; për një apartament; gjendjen cash dhe disa makina – gjetje të cilat u kundërshtuan të gjitha nga prokurorja Sulaj.

Relatorja Qirko sqaroi se Sulaj nuk e ka deklaruar në vitin 2003 të drejtat reale mbi truallin me sipërfaqe 226 m2 në Tiranë dhe shtëpinë e ndërtuar aty. Gjithashtu, u konstatuan mospërputhje mes deklarimeve të mëvonshme të subjektit të rivlerësimit për këtë pasuri dhe burimin e krijimit, me faktet e konstatuara gjatë hetimit administrativ.

Me anë të një kontrate premtim-shitje të vitit 2003, bashkëshorti i subjektit ka blerë truallin me sipërfaqe 333 m2 për vlerën 1.9 milion lekë. Qirko shpjegoi se në kontratën e premtim-shitjes është shënuar se çmimi do të ishte i pandryshuar deri në nënshkrimin e kontratës përfundimtare dhe se vlera 1.9 milionë lekë ishte likujduar në 2003-in. Nga hetimi ka rezultuar se kjo vlerë i është paguar shitësit nga llogaria bankare e vëllait të bashkëshortit të prokurores Sulaj.

Në vitin 2004 subjekti e ka deklaruar këtë pasuri në shumën 1 milion lekë, ndërsa në kontatën përfundimtare të shitblerjes të vitit 2013, pasi është kryer rivlerësimi, është shënuar vlera 5.7 milionë lekë.

Gjithashtu, ka rezultuar se në kontratën e shitblerjes trualli figuron me sipërfaqe 450 m2. Pasi trualli është regjistruar si pronë e vëllezëve Sulaj në vitin 2013, në 2016-ën është kryer edhe kontrata e përpjesëtimit të kësaj pasurie, ku në emër të bashkëshortit të subjektit ka kaluar sipërfaqja 226 m2.

Qirko konstatoi mospëpruthje të deklarimeve të subjektit, pasi ajo ka pretenduar se pasuria ka qenë në bashkëpronësi mes bashkëshortit të saj dhe vëllait të vogël që jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa veprimet rezultojnë të jenë kryer nga vëllai tjetër që jeton në Shqipëri.

Gjithashtu, u evidentua fakti se Sulaj ka deklaruar se nuk është paguar asnjë vlerë monetare për sipërfaqen shtesë 117 m2. “Është e paqartë përse sipërfaqja e truallit në kontratën e shitblerjes është më e madhe se ajo e kontratës së premtim shitjes së vitit 2003 dhe çmimi është i njëjti”, vërejti Qirko.

Nisur nga këto gjetje, Komisioni konstaton mospërputhje për burimin e pasurisë dhe indicie se në këtë pasuri mund të kenë përkatësi pronësie edhe babai dhe vëllai tjetër i bashkëshortit të subjektit.

Nisur nga fakti se vlera e përcaktuar në kontratën e shitblerjes të vitit 2013 ka qenë në shumën 5.7 milionë lekë; deklarimi i subjektit se në vitin 2003 është shlyer shuma 1.9 milionë lekë dhe se nuk ka pasur pagesa të tjera për truallin, Komisioni ka vlerësuar se vlera e truallit është ajo e rivlerësimit. Sipas Qirkos, nga analiza financiare ka rezultuar se subjekti dhe personi i lidhur kanë qenë në pamundësi për të paguar shumën 5.7 milionë lekë në vitin 2003, pasi rezultojnë me balancë negative 3.4 milionë lekë.

Për shtëpinë janë gjetur dy akt-preventive, një i vitit 2009 dhe tjetri i 2011-ës, që kanë pasur të parashikuar punime në vlerën totale 14.7 milionë lekë. Ndërkohë, nga verifikimi i deklaratave periodike ka rezultuar se Sulaj ka pasqyruar shpenzime për ndërtimin e shtëpisë në shumën 12.4 milionë lekë.

Nga analiza financiare lidhur me shpenzimet për ndërtimin e kësaj banese, ka rezultuar pamundësi vetëm për vitin 2013 në shumën 1.9 milion lekë.

Në seancë u evidentua dhe mungesë etike nga ana e prokurores Sulaj në ndërtimin e shtëpisë pa leje. Sipas Qirkos, prokurorja Sulaj nuk ka kryer asnjë veprim për të nxjerrë leje ndërtimi për këtë objekt dhe se në procesin e legalizimit ka kryer veprime aktive që bien ndesh me etikën e magjistratit.

Sulaj u shpreh se me procedurat për blerjen e truallit ndërtimin e shtëpisë ishin kryer nga bashkëshorti dhe vëllai i tij. Sipas subjektit, ajo kishte qenë në atë kohë e angazhuar me studimet në Shkollën e Magjistraturës dhe kishte sjellë në jetë fëmijën e parë.

Ajo tha se në vitin 2004 ishte deklaruar si vlerë e truallit shuma 1 milion lekë, pasi bashkëshorti kishte kryer shpenzime për pjesën e tij në sistemimin e tokës dhe nisjen e punimeve. Sulaj këmbënguli se në vitin 2003 ishte dakordësuar trualli me sipërfaqe 330 m2, por pasi ishte konstatuar se terreni ishte i vështirë duke rritur kostot e punimeve, ishte negociuar dhe shitësi kishte rënë dakord të shtonte edhe 117 m2.

Sipas subjektit, themelet për të dy shtëpitë ishin ndërtuar jashtë sipërfaqes 330 m2 që në vitin 2003 dhe se ky fakt vërtetonte se sipërfaqea 117 m2 ishte dakordësuar e shtuar në atë periudhë.

Sulaj pretendoi se vlera e deklaruar e pasurisë bazohej vetëm në pjesën e tyre takuese gjatë gjithë viteve dhe se deklarimet, si ato periodike, deklarata veting, ato në ILDKPKI dhe gjatë hetimit në KPK, kishin qenë kositente.

Ajo shtoi se edhe në deklaratën veting ishte pasqyruar e njëjta vlerë e pjesës takuesue të truallit si në vitin 2013, në shumën 5.7 milionë lekë dhe se në ILDKPKI ishte saktësuar se çmimi i blerjes kishte qenë 1.9 milion lekë. “Deklarimet janë në përputhje edhe me ato të shitësit të truallit. Konfirmohet se vlera përfundimtare e paguar ka qenë 1.9 milionë lekë dhe se shuma 5.7 milionë lekë e pasuruar në kontratën e shit-blerjes është ai i rivlerësimit, bazuar në çmimin e referencës”, theksoi Sulaj.

Për mospasqyrimin e të drejtave reale në vitin 2003, ajo tha se kishte qenë deklarimi i parë dhe se nuk ishte kuptuar si duhet prej saj, pasi kishte menduar se duhej të shënonte vetëm pasuritë në pronësi. Sulaj shtoi se e kishte korrigjuar këtë gabim në vitin pasardhës.

Ajo kundërshtoi indiciet për bashkëpronësi edhe të vjehrrit dhe vëllait të tjetër të bashkëshortit, si dhe mospërputhjen e deklarimit të vlerës së investimit për shtëpinë me ato të konstatuara në aktet e preventivit. Sipas saj, veç vlerës 12.4 milionë lekë, deri në  2016-ën janë kryer shpenzime të tjera në shumën 2.5 milionë lekë, por që sipas saj kanë qenë të shpërndara në vite në vlera të vogla dhe prandaj nuk janë deklaruar.

Lidhur me konstatimin për cënimin e tikës, Sulaj tha se një gjë e tillë do të kishte ndodhur nëse do të kishte ndërhyrë në ecurinë e procesit të legalizimit.

Për një apartament me sipërfaqe 71, 5 m2 të blerë në Tiranë me kontratë paraprake të vitit 2001 dhe kontratë përfundimtare të shit-blerjes të vitit 2004, kundrejt çmimit 34 mijë USD, relatorja Qirko vërejti se Sulajt i është kaluar barra e provës për deklarim të pasaktë për burimin që ka shërbyer për blerjen e kësaj pasurie, si dhe për mospasqyrimin e të drejtës reale mbi këtë pronë në deklaratën fillestare të vitit 2003.

Qirko shpjegoi se bashkëshorti i subjektit të rivlerësimit ka punuar në institucionin financiar NOA, në atë kohë PSHM, dhe kanë nënshkruar një marrëveshje për dhënien e një apartamenti kundrejt një huaje 34 mijë USD që do të shlyhej me qira mujore 224 USD. Sipas saj, në vitin 2004 bashkëshorti i subjektit ka marrë një kredi në shumën 40 mijë euro dhe ka shlyer pjesën e mbetur të huasë në shumën 30 mijë e 500 USD. “Apartamenti është blerë me huanë e marrë nga PSHM që më pas është shlyer me kredinë e marrë në BKT”, theksoi Qirko.

Sulajt theksoi se nuk ka pasur asnjë arsye për mosdeklarimin e huasë nga PSHM, pasi çdo transaksion ishte kryer përmes bankës.

Në vijim Komisioni konstatoi mosjustifikimin e një gjendje cash në shumën 350 mijë lekë të shënuar në deklaratën veting, pasi në dhjetor të 2016-ës nuk është deklaruar gjendje cash.

Sulaj pretendoi se gjendja cash përfaqësonte një pjesë të një vlere 5100 euro të tërhequr në gusht të 2016 për kryerjen e pushimeve, që nuk ishte shpenzuar – si dhe të ardhura nga pagat.

Po ashtu, u evidentua se një kredi e pretenduar nga Sulaj se kishte pretenduar për blerjen e automejti tip Benz në vitin 2004, nuk mund të kishte shërbyer si burimi për kët pasuri pasi kredia ishte disbursuar disa muaj më vonë.

Sulaj tha se kishte dorëzuar prova që vërtetonin se makina ishte blerë pas disbursimit të kredisë, por se gabimisht kishte shënuar se ishte blerë në janar të 2004-ës.

Sulaj këmbënguli se kishte dorëzuar prova dhe shpjegime që vërtetonin se ajo rezultonte me balanca pozitive edhe në vitet kur ishin konstatuar mungesa financiare për krijimin e pasurive.

Profesionalizmi

Sulaj u pyet dhe shpjegoi gjatë lidhur me dy vendime pushimi që kishin pasur si objekt edhe kryerjen e veprimeve hetimore për korrupsionin. Në një rast u konstatua se Sulaj kishte regjistruar procedimin vetëm për “mashtrim”, ndërkohë që kallëzuesi, një shtetas nga Mbretëria e Bashkuar, kishte deklaruar se ortaku shqiptar i kishte dhënë rryfshfet një zyrtari publik në zyrë.

E pyetur nga vëzhguesi ndërkombëtar, Tomçi Petkoviç lidhur me veprimet hetimore që kishte kryer për këtë çështje, Sulaj deklaroi se ajo kishte administruar pamjet dhe regjistrin elektronik për disa ditë, nga ku kishte konstatuar se në zyrën e funksionarit publik kisht hyrë vetëm ortaku i shtetasit të huaj.

Pas këmbënguljes se Petkoviç se nëse e kishte pyetur shtetasin E.D. se përse kishte shkuar në zyrën e funksionarit publik ditën që kishte marrë lekët nga shtetasi i huaj, Sulaj u përgjigj se ata kishin deklaruar se ishin miq, por nuk kishin pranuar se isht dhënë ryshfet.

Sipas Sulajt, shtetasi E.D. kishte pranuar se kishte marrë një shumë lekësh nga shtetasi i huaj dhe i kishte në shtëpi e do t’ia kthente kur ai të shlyente detyrimet që i kishte.

Prokurorja Sulaj tha se nuk ishte provuar që funksionari publik të kishte marrë ryshfet apo të kishte pasur ndikim të paligjshëm. Ajo shtoi se nuk ishte provuar edhe mashtrimi dhe e kishte pushuar çështjen.

Pasi falënderoi trupin gjykues dhe vëzhguesin ndërkombëtar për durimin, prokurorja Daniela Sulaj kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se do të shpallë vendimin më datë 27 korrik, ora 09:30.

Marrë nga Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet daniela sulaj daniela sulaj

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë