LIVE UPDATES
Politike

KQZ i çoi për verifikim, çfarë kanë deklaruar kandidatët në formular: Shumica të dëbuar

22 Mars 2021, 17:34 Nga DOSJA
KQZ i çoi për verifikim, çfarë kanë deklaruar

TIRANË– Abcnews.al zbardh formularët e dekriminalizimit të 12 kandidatëve për deputetë të cilët do dërgohen për verifikim të thelluar. Emri më i përfolur në listë është kandidati i PSD, Tom Doshi, një emër për të cilin ka pasur reagime të shpeshta edhe nga ambasada amerikane në vendin tonë. Doshi ka deklaruar në formular se ka qenë i dënuar më parë në vendin tonë, ndërsa ka mohuar të ketë qenë I dënuar në ndonjë shtet të huaj. Doshi thotë se aktualisht nga asnjë masë shtrënguese të sigurisë në fuqi ndaj tij, duke plotësuar në formular se detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore dhe arresti shtëpiak janë revokuar.

Ai thekson se Gjykata e Lartë në Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” në vitin 2015, ndërsa pak muaj më vonë po kjo gjykatë e ka lënë në detyrim paraqitje. Tom Doshi shprehet se nuk është dëbuar nga ndonjë shtet i huaj, ndërsa në listën e shteteve ku ka jetuar përmend Australinë dhe Gjermanin për bashkëjetesë me familjen dhe arsye emigracioni.

Ndërkohë në radhët e socialistëve për verifikim është dërguar kandidati i listës së Durrësit i cili ka deklaruar në formular se ka ndërruar njëherë emrin, dhe më herët ka mbajtur edhe emrin Ergi Bitri. Ai ka deklaruar se nuk është dënuar apo hetuar asnjëherë për ndonjë vepër penale. Bitri është dëbuar nga Italia, dhe thekson se arsyeja ka qenë mungesa e dokumentacionit. Bitri është dëbuar nga autoritetet e Napolit në vitin 2002 dhe masa e dëbimit ndaj tij ka qenë në fuqi deri në vitin 2012, shkruan abcnews.al.

Halim Dauti, kandidati socialist në qarkun e Kukësit në radhën e personave që do dërgohen për verifikim të thelluar, ka deklaruar se nuk është dënuar apo hetuar ndonjëherë. Por ashtu sikurse Bitri edhe Dauti është dëbuar nga një shtet i huaj, konkretisht nga UK, në 16 Tetor 2013, ku thotë se ishte zhvendosur për arsye emigracioni.

Ndërsa Leonard Beqiri, kandidat i PS në qarkun e Vlorës shprehet se nuk është dënuar asnjëherë në vendin tonë, por ka qenë i hetuar nga autoritetet gjermane për shkak se dyshohej se ka deklaruar emër të rremë në formularin e garancisë për viza ndaj familjarëve. Sipas Beqirit kjo çështje tashmë është pushuar dhe pas verifikimeve është konfirmuar që familjarët e tij kanë ndryshuar mbiemrin në vitin 1992 dhe kjo ka sjellë dyshime mbi deklarimin e tij.

Nga ana tjetër në listën e kandidatëve të PD që janë në listën e emrave që do dërgohen për verifikim të thelluar është Agron Kapllanaj i cili ka mbajtur më herët postin e kryetarit të Bashkisë Mallakastër. Ai përmend dënimin në shtetin italian në vitin 1995, shkruan abcnews.al.

Në listë në radhët e PD, është edhe Gentjan Muça. Ai thotë se nuk është dënuar asnjëherë më parë. Muça është dëbuar nga Gjermania për shkak të shkeljes së vizës studentore.

Rezeart Tusha, kandidat i selisë blu në qarkun e Durrësit ka deklaruar se nuk është dënuar apo hetuar asnjëherë. Tusha është dëbuar nga Zvicra në vitet 1994-1995, kur i është komunikuar sipas tij se i ka mbaruar leja e qëndrimit në këtë shtet. Tusha shprehet se ka qenë në hetim po nga autoritete zviverciane për arsye emigracioni.

I fundit në listë në radhët e PD, është Zef Hila, kandidat në qarkun e Shkodrës. Hila nuk ka deklaruar asnjë shkelje në formularin e vetëdeklarimit duke listuar arritjet në politikë në qarkun ku synon një mandat deputeti, raporton abcnews.al.

LSI, ka vetëm një kandidat në listën e emrave që do dërgohen për verifikim të thelluar. Është fjala për Arbër Arifajn i cili synon një mandat në qarkun e Kukësit. Ai thotë se nuk është hetuar apo dënuar ndonjëherë, por është dëbuar nga shteti francez si azilkërkues, ku si arsye përmend mungesën e dokumentacionit.

Përveç Tom Doshit në radhët e socialdemokratëve, për verifikim është dërguar edhe Kleo Murataj. Ai ka deklaruar një hetim në Hannover, por shton se arsyet nuk i kujton pasi kanë kaluar shumë kohë. Murataj përmend edhe një dënim nga Gjykata e Tiranës për të cilin, shprehet se nuk e mban mend me arsyetimin e sipër-përmërmendur: Ka kaluar shumë kohë.

Në “lupën” e verifikimit të thelluar do të jenë dy kandidatë nga koalicioni ABEOK, Altin Gjeloshaj dhe Elsa Voka. Voka ka deklaruar se nuk është dënuar asnjëherë. Ajo është dëbuar nga Gjermania pasi është refuzuar azili për mungesë dokumentacioni, në vitin 2015. Në jetëshkrimin e saj, Voka shprehet se ka arsim të mesëm dhe 16 vite eksperiencë pune, duke përmendur një kualifikim për stiliste mode.

Marrë nga: Abcnews

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kqz tom doshi kqz tom doshi

Sondazh

Poll
Politike 22 Mars 2021, 14:47

TIRANË- Ditën e sotme, në vendin tonë, kanë mbëritur 10 mijë vaksina anti-COVID, Sputnik V. Në një njoftim nga Kryeministria u bë e ditur vaksinat janë dhu...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet