LIVE UPDATES
Bota

KQZ në Kosovë pranon 2337 pako me fletëvotime nga Diaspora

7 Tetor 2021, 17:25 Nga DOSJA
KQZ në Kosovë pranon 2337 pako me fletëvotime nga Diaspora

KOSOVË – Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme se në 20 ditë fushatë partitë politike kanë paraqitur 629 kërkesa për tubime zgjedhore, 15 prej tyre janë mbajtur pa i përfillur rregullat zgjedhore dhe vendimin për masat mbrojtëse antiCOVID-19. KQZ-ja ndërkohë është ende e dyzuar lidhur me procesimin e votimit për qytetarët me dy shtetësi, të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore. Ky dyzim vjen pasi zgjedhjet lokale mbahen në njëjtën ditë dhe kriteri i verifikimit me rreze ultraviolet mund të jetë problematik.

Burim Ahmetaj, Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, bëri të ditura të dhënat e fletëvotimeve nga jashtë Kosovës tregoi detaje  për shtypjen e listës përfundimtare të votuesve.

“Deri më datën 5 tetor, KQZ ka pranuar gjithsej 2337 pako të supozuara me fletëvotime. Pakon me fletëvotime janë tërhequr në përcjelljen e policisë nga zyrat postare si dhe postat e shpejta. KQZ-ja do të bëjë pranimin e fletëvotime deri më datën 15 tetor 2021. Periudhë tjetër është regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta. Sipas të dhënave preliminare deri më tani janë regjistruar  3200 votues, sipas kategorive…shtypja e listave përfundimtare të votuesve është në proces e sipër, ka filluar me datën 4 tetor 2021, janë lista përfundimtare të votuesve dhe listat komunale të votuesve. Aktualisht është në procesin e shtypjes, ndërsa shtypja e listës përfundimtare të votuesve është realizuar në tërësi procesi i printimit të tyre… tani kanë arritur fletëvotimet për kryetar komune dhe kuvendin komunal, si dhe broshurat e kandidatëve për kuvendin komunal në depon qendror të KQZ-së. Më datën 6 tetor është bërë pranimi teknik i tyre dhe printimi i fletëvotimeve është bërë në Slloveni”, ka thënë ai.

Krahas kësaj, Ahmetaj tha se prej 629 kërkesave për tubime politike, 100 prej tyre nuk janë mbajtur fare dhe në 15 tubime zgjedhore, partitë politike nuk i kanë përfillur rregullat zgjedhore dhe vendimin për masat mbrojtëse anti-COVID 19.

“Sa i përket fushatës zgjedhore, për periudhën 20 ditore nga data 16 shtator deri më 5 tetor, sipas raporteve janë paraqitur 629 kërkesa për tubime politike, duke respektuar rregullat zgjedhore të KQZ-së dhe masat mbrojtëse antiCOVID-19. Deri më 5 tetor, 15 tubime sipas raportimeve janë mbajtur pa i përfillur rregullat zgjedhore dhe vendimin për masat mbrojtëse. Nga 629 kërkesa për tubime politike prej tyre 110 tubime nuk janë mbajtur fare, ani pse janë lajmëruar”, shtoi Ahmetaj.

Në KQZ u ngrit shqetësimi edhe për votuesit nga Hani i Elezit dhe Kaçanikut të cilët kanë shtetësi të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore. Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë institucion, Sami Kurteshi, tha se KQZ-ja duhet të merr një vendim për këtë çështje, pasi probleme mund të lindnin nga verifikimi me rreze ultraviolet.

“Sidomos ka me qenë problemi te çështja e ngjyrave në gishta. Nëse në Maqedoni të Veriut votojnë përpara, i qesin ngjyrë në gishta dhe votojnë në Kosovë edhe pse në listë mund të jenë, te ne nuk e plotësojnë një kusht shumë me rëndësi që me i lënë për të votuar. Nuk e di si duhet të shkojë kjo punë. Nëse në Maqedoninë e Veriut  nuk i qesin ngjyrë në gishta, që Kosova ka vendosur me bërë atë, atëherë kishte qenë më e lehtë”, tha Kurteshi.

Por, anëtari i AAK-së në KQZ, Ibrahim Selmonaj tha se kjo çështje nuk duhet të ishte shqetësim për KQZ-në, pasi votuesit duhet të zgjedhin të votojnë në Kosovë apo Maqedoni të Veriut.

“Sa i përket dyshtetësisë, mendoj se pak duhet të preokupoheshim me këtë element. Votuesit të zgjedhin se a kanë prioritet për të votuar në Kosovë, apo Maqedoni të Veriut. Nuk më shqetëson ky problemi me dalë për të votuar edhe këndej edhe andej. Votuesi i Kosovës nëse ka prioritet të votojë në Kosovë, të votojë në Kosovë, nëse dëshiron me i bërë të dyja, ne i kemi marrë një vendin që qytetarët tanë që e kanë humbur shtetësinë nuk i kemi lënë për të votuar hiç”, shtoi ai.

KQZ akreditoi edhe disa vëzhgues për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në mbkedhjen e ditës së sotme.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kqz kosove zgjdhjet ne kosove kqz kosove zgjdhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet