LIVE UPDATES
Aktualitet

2 Janar 2021, 17:51 Nga DOSJA

TIRANË– Akademia e Shkencave (ASH) publikoi në ditët festive një studim për imunitetin ndaj virusit cov-sars 2, duke dhënë shifra mbresëlënëse. Nga studimi i qendrave shëndetësore në Tiranë, prej 200 mijë banorëve,. 48.5 për qind e tyre, ose 97 mijë, e kanë kaluar Covid 19 duke u klasifikuar si të imunizuar.

Kjo shifër është përdorur si matës për nivelin e imunitetit të tufës, që dr. Genc Sulçebe e vlerëson rreth 50 për qind në Tiranë. Kjo do të thotë që rreth 50 për qind e banorëve të Tiranës, pra rreth 400 mijë vetë, e kanë kaluar Covid-19 me ose pa simptoma dhe tani kanë imunitet ndaj tij. Lajmi më i mirë është që kjo ndërpret në masë të madhe zinxhirin e transmetimit, me 50 për qind. Nëse transmetueshmëria ka qene 1 me 1 këtë periudhë, sipas studimit, duhet të kishim hyrë në një periudhë të re, ku transmetueshmëria është 0.5, gjë që do të shënonte një hap të madh drejt normalitetit.

Me shifrat e Akademisë së Shkencave, duhet që masat shtrënguese të hiqen dhe jeta të kthehej në normalitet, me masa më të lehta, si distance, maskat dhe dezinfektimi. Vendimmarrja i takon Komitetit Teknik. Megjithëse ka dyshime të forta se Komiteti në fakt është maska anti-covid e Edi Ramës, të dhënat ku bazohet vendimmarrja e tyre janë ato të ISHP.

Kështu nëse sipas Akademisë së Shkencave, vetëm në Tiranë janë 400 mijë banorë me imunitet, sipas ISHP në gjithë vendin që nga nisja e pandemisë janë 58 mijë nga 262 mijë testimet e bëra. Sigurisht që nuk është testuar gjithkush, por ka një të dhënë tjetër që e vë në dyshim studimin e ASH. Numri i pozitivëve në krahasim me atë të testeve është akoma shumë i lartë, pra transmetueshmëria nuk duket se ka rënë. Në 2400 teste të 31 dhjetorit 2020, dalin pozitivë 589 persona vetë, ose më shumë se 20 për qind.

Kjo shifër e lartë flet për nivel maksimal të rrezikut dhe justifikon masat shtrënguese, edhe më shumë se sa janë tani.

Megjithatë, Komiteti Teknik, ndryshe nga Akademia, nuk ka asnjë të dhënë të përafërt për imunitetin e tufës. Qeveria aq më pak, megjithëse mund të ballafaqonte të dhënat nga të gjitha burimet. Derisa qeveria të ndërtojë një matricë dhe të ketë një database të plotë për situatën, studimi i Akademisë së Shkencave do të jetë vetëm një kuriozitet dhe masat do të merren me nevojën, intuitën apo humorin e Kryeministrit.

Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akademia e shkencave ishp akademia e shkencave ishp

Sondazh

Poll
Aktualitet 2 Janar 2021, 12:15

FOTOT/ Zvicra shqiptare e “pushtuar” nga bora

PUKË- Qyteti i Pukës mund të konsiderohet Zvicra në vendin tonë për shkak të relievit që ka.Por Puka e mbuluar me botë duket shumë herë më tërheqëse dhe ng...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet