LIVE UPDATES
Bota

Krahu i djathtë i Merkel u zgjodh në krye të KE…por gjermanët nuk besojnë tek Ursula von der Leyen

6 Korrik 2019, 10:03 Nga DOSJA
Krahu i djathtë i Merkel u zgjodh në krye të KE…por

Emri i Ursula von der Leyen doli papritur – e emëruar nga krerët t shteteve dhe qeverive të BE si pasuese e Jean-Claude Junckerit. Por nëse ajo do të bëhet vërtet presidentja e re e Komisionit Europian kjo varet nga Parlamenti Europian. E kështu duhet të jetë, mendojnë shumë gjermanë. 71% e të pyeturve në sondazhin e ARD pohojnë, se Parlamenti Europian duhet të ketë fjalën e fundit dhe jo krerët e qeverive dhe shteteve të BE.

Qytetarët gjermanë u pyetën nga Instituti Demoskopik “infratest” për barometrin e ARD-së, matës i tendencave në Gjermani në çdo muaj, lidhur me kandidaten për postin e kreut të KE, Ursula von der Leyen. A është ajo personi i duhur për postin më të lartë në BE. 56% e të pyeturve thanë “Jo”, vetëm 33% besojnë, se aktualisht ministrja gjermane e Mbrojtjes do të bënte një punë të mirë në Bruksel.

Ministrja von der Leyen aktualisht në Gjermani ndodhet nën presion. Ajo akuzohet, se në shkelje të ligjit ka dhënë kontrata milionëshe për firma të jashtme konsultuese. Një komision hetimor po merret me aferën e konsulentëve. Vetëm përkrahësit e FDP-së, me një shumicë të lehtë janë të mendimit, se megjithatë von der Leyen do të bënte një punë të mirë në Bruksel.

Brüssel EU | Ursula von der Leyen & Jean-Claude Juncker, EU-Kommissionspräsident (Reuters/F. Lenoir)
Refuzimi vjen nga përkrahësit e Partisë Socialdemokrate, E Majta dhe AfD. Këtu vetëm çdo i pesti e mbështet Ursula von der Leyen në postin e ri. Më shumë skepticizëm paraqesin qytetarët nën moshën 34 vjeçare.

Debat për shpëtimin në det

Arrestimi i përkohshëm i kapitenes së anijes gjermane “Sea Watch”, Carola Rackete ka ndezur një diskutim të madh në Gjermani për politikën e refugjatëve në BE dhe shpëtimin e atyre në nevojë urgjente në det të hapur. Kapitenja u fut pa leje në portin e ishullit Lampedusa, e më pas autoritetet italiane filluan një procedurë për përkahje të migracionit ilegal. Një procedim që gjermanët e shohin me sy kritik. Tre të katërtat e gjermanëve të pyetur për ARD thonë, se shpëtimi i refugjatëve në nevojë në det të hapur nuk duhet të pasohet nga hapa juridikë. Nga ana tjetër, 70% e të pyeturve nuk e vlerësojnë si të drejtë që Italia nuk ua lejon anijeve të shpëtimit hyrjen në portet e saj.

Edhe iniciativat private që shpëtojnë refugjatët në Mesdhe gjejnë mbështetje tek 72% e të anketuarve.

Një temë tjetër e barometrit të ARD-së është edhe mbrojtja e klimës. Tek popullsia gjermane ka dyshime, se aktorët e rëndësishëm në shoqëri bëjnë sa duhet për të mbrojtur klimën. Dy të tretat e të pyeturve në Gjermani i vlerësojnë si të pamjaftueshme përpjekjet e popullsisë por edhe të BE, qeverisë gjermane dhe sipërmarrjeve në Gjermani për të mbrojtur klimën. 92% e qytetarëve gjermanë mbështesin zgjerimin e kapaciteteve të energjive të rigjenerueshme. Por futjen e tatimit për CO2 e mbështesin vetëm 39%. Edhe më të qartë janë gjermanët për shtrenjtimin përmes tatimeve të automjeteve me motorë me naftë. Vetëm 24% e vlerësojnë këtë si pozitive.

Marrë nga DW

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota jean-claude juncker komisionit europian ursula von der leyen jean-claude juncker komisionit europian ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet