Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Familja e Sadri Abazit do të përfitojë plot 600 mijë euro që të bëjë të lumtur qytetarët e Kavajës. Firma e familjes së tij, Alko Impex Construction, në pronësi të djalit të vëllait të Sadri Abazit, Arbërit, ka fituar një tender të majmë të publikuar nga Bashkia e Kavajës për mirëmbajtjen e gjelbërimit në këtë qytet.
Në dokumentet e publikuara detajohen edhe punët e firmës private, e cila do të marrë atributet e Drejtorisë së Pastrim Gjelbërimit në këtë qytet. Por, pavarësisht mirëmbajtjes, interesante janë specifikimet teknike të kësaj procedure prokurimi. Në dokumentet bashkëngjitur këtij tenderi të siguruara nga “Shqip”, Bashkia e Kavajës thotë se “gjelbërimi i qytetit gjithashtu është edhe çështje vizuale”.
Sipas saj, “lumturia e banorëve ndikohet patjetër nga ambienti ku jetojnë dhe punojnë”. Kryetari Redjan Krajli thotë se, nëse kemi një ambient të përshtatshëm dhe komod sigurisht edhe banorët do të jenë më të lumtur.
“Përveç faktit se lumturia sjell edhe produktivitet më të madh në fund të fundit lumturia është qëllimi parësor në jetë” thuhen në këto dokumente.
Pra, justifikimi i dhënies së këtyre parave nga Bashkia e Kavajës është që të bëjë qytetarët e saj të lumtur. Por, bashkia harron që lumturia e banorëve të saj është ndërtimi i kopshteve, shkollave, qendrave shëndetësore, rrugëve. Madje, edhe të shtëpive që u janë prishur nga tërmeti! Por, këto para do të shkojnë në xhepat e familjarëve të politikanëve, të cilët dita ditës po pasurohen me ritme të shpejta. Sipas Thesarit të Shtetit, vetëm në kohën e qeverisjes socialiste, firma e familjes së Sadri Abazit, Alko Impex Construksion, ka fituar dhjetëra tendera nga institucionet shtetërore me një shifër që po arrin në 30 milionë euro, kryesisht në biznesin e plehrave.
600 mijë eurot që po merr nga Bashkia e Kavajës, Abazi i ka marrë me justifikimin e mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbërta, drurëve dekorativë dhe bordurës së gjelbër. Do të krehë barin 12 herë në vit, do të pastrojë dhe kosisë barin. Ndërkohë, do të prashisë edhe drurët dekorativë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin për përfundimin e segmentit të mbetur nga rruga e re e Velipojës. Përmes një videoje që publikoi në faq...
TIRANË– Kryetari i Dhomës Britaniko-Shqiptare të Ekonomisë dhe Tregtisë, Zenel Hoxha ka dalë kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës, marrëves...
TIRANË– Odeta Berberi këshilltare e grupit të PS, është dorëhequr nga gara për anëtare në Këshillin Rregullator të KQZ-së së re. Mësohet se vetë krye...
TIRANË– Neritan Ceka, ka rrëfyer se i është dashur të harxhojë plot 5 miëj euro në shtëpi, për të pasur mundësi, për të përballuar trajtimet kundër C...
DW: Presidenca dhe Parlamenti kanë hapur procedurat për dy vende vakante në trupën e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.(GJK). A bëhet funksionale GJK nëse ky p...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi, rrëfeu përballjen e tmerrshme me koronavirusin, nga e cila kishte humbur plot 20 kilogramë. ...
DURRËS– Partia Demokratike ka deklaruar se qeveria, në vend që të jepte në menaxhim Terminalin e Konteinerëve në Portin e Durrësit, për 30 milionë eu...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë online me aktivistë të lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”. Përmes një ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që të ndalet largimi i shqiptarëve nga vendi i tyre. Përmes një statusi që ka publikuar në rrjetet sociale, M...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar llogari Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për deklaratën e bërë nga Ministri i Mbrojtj...