LIVE UPDATES
Aktualitet

Kreu i ILD, Artur Metani bën BILANCIN për 2020: Është koha e rezultateve, jo e justifikimeve për reformën

4 Janar 2021, 13:28 Nga DOSJA
Kreu i ILD, Artur Metani bën BILANCIN për 2020: Është koha e

TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetaren Klodiana Lala në News 24 mbi punën e institucionit në 11 muaj funksionim dhe mbi efektet e pritshmëritë e reformës në drejtësi.

I pyetur mbi gjendjen aktuale të drejtësisë dhe institucioneve të dala prej saj, z. Metani nënvizoi se reforma e thellë kushtetuese, ligjore dhe institucionale, të cilës iu nënshtrua sistemi i drejtësisë, me një arkitekturë të re, padyshim që kërkon kohën e vet, pasi sistemi është në vështirësi por mekanizmi ka filluar të lëvizë dhe tani është koha për rezultate.


Tani fillon sfida tejet e rëndësishme, zbatimi i kompetencave që këto institucione kanë dhe realizimi i qëllimit, për të cilin këto institucione u krijuan, si kthimi i besimit të publikut, dhënia e një drejtësie të paanshme jashtë interesave të cdo fushe, e kështu me radhë. Natyrisht kjo ka sjellë edhe vështirësitë në sistem. Vështirësitë kanë ardhur pa dyshim, edhe nga lëvizjet për shkak të shkarkimeve të magjistratëve nga organet e vlerësimit kalimtar, ato që quhen organet e vettingut; padyshim kanë ardhur, vijnë dhe do vijnë edhe nga ndërhyrjet e jashtme të sistemit, sic janë inspektimi apo monitorimi i punës së gjyqtarëve e prokurorëve nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Por duhet thënë se reforma nuk është vetëm kjo. Reforma ishte ngritja e institucioneve por edhe ndryshimet në kodet e procedurave civile e penale, në gjykimet penale e civile, që do thotë se ka procedura të reja nga gjykatat e prokuroritë dhe sigurisht këto nuk janë ndryshime që e japin efektin për një ditë, një vit a dy vjet. Efekti i tyre do kohën e vet. Eshtë e natyrshme që të ketë kohën e vet. Ajo që unë mendoj se është e rëndësishme është që institucionet po tregojnë se mekanizmi ka filluar të funksionojë dhe jam plotësisht dakord me opinionin e përgjithshëm, që qytetarët kanë nevojë të shohin rezultate. Tashmë është koha e rezultateve dhe jo më e justifikimeve, sigurisht duke e balancuar kërkesën për rezultate me sfidat që përmenda më sipër. Duke patur parasysh këtë filozofi mendimi, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, që prej funksionimit të tij më 1 shkurt 2020 ka bërë detyrën e vet, me ngritjen e institucionit krejt nga fillimi por edhe me masat e para ndaj dy gjyqtarëve e të tjerë magjistratë janë në proces disiplinor a hetimor,”– u shpreh Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Lidhur me filozofinë e punës së institucionit që drejton, z.Metani tha se duke balancuar interesin publik e pavarësinë e magjistratëve, padyshim që gjyqtarë e prokurorë që shkelin ligjin, duhet të kenë frikë e do përballen me pasojat që parashikon ligji.

“Për mua është e rëndësishme që Inspektori i Lartë i Drejtësisë të jetë një institucion i balancuar në qëndrimet e veta, sa i takon ndërhyrjeve të tij në sistemin e drejtësisë, si për gjyqtarët e prokurorët, sepse nga njëra anë duhet të respektojë interesin e publikut për administrimin e drejtësisë, – publiku ka interes të shohë edhe si funksionon sistemi-, por nga ana tjetër ky interes duhet balancuar edhe me pavarësinë e gjyqtarëve e prokurorëve, edhe me ndarjen e pushteteve, edhe me parimet e procesit të rregullt ligjor e kështu me rradhë, që do të thotë se Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk është dhe nuk mund të jetë apo të qëndrojë si cekan në kokat e gjyqtarëve. Por padyshim, ata gjyqtarë dhe prokurorë që kanë shkelur ligjin, apo që kanë shkelur interesat e shenjta të dhënies së drejtësisë, duhet të kenë frikë. Sa i takon ILD-së ka ikur koha, që gjyqtarët e prokurorët që luajnë me interesa publike, apo me interesat e qytetarëve të mos kenë pasoja,”- tha z.Metani.

Marrë nga BalkanWeb

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artur metani inspektori i larte i drejtesise artur metani inspektori i larte i drejtesise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet