Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
RUSI– Udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse, Aleksei Navalny, ka humbur peshë të konsiderueshme në burg, thanë aleatët e tij.
Në një postim në kanalin Telegram, ata thanë se Navalny ka peshuar 93 kg kur ka arritur në burg, muajin e kaluar, dhe se tani është 85 kg. Ekipi i tij tha se Navalny privohet nga gjumi dhe se rojet e zgjojnë tetë herë në natë.
Navalny ka hyrë në grevë urie më 31 mars, duke thënë se zyrtarët e burgut nuk i ofrojnë kujdes mjekësor dhe nuk e lënë të flejë. Ai është ankuar për dhimbje akute në shpinë dhe mpirje në këmbë.
Navalny, 44 vjeç, aktualisht ndodhet në Koloninë Korrektuese Nr. 2, që njihet si një prej burgjeve më të ashpra në Rusi.
Ai është arrestuar në një aeroport të Moskës në muajin janar, menjëherë pasi është kthyer nga Berlini, ku është shëruar nga helmimi me agjent nervor.
Navalny është helmuar në muajin gusht, në një fluturim drejt Siberisë, ndërsa laboratorët perëndimorë kanë treguar se agjenti i përdorur në sulm ka qenë Noviçok.
Ai ka thënë se atentati kundër tij është urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, por këto pretendime janë hedhur poshtë nga Kremlini.
Në fillim të shkurtit, një gjykatë në Moskë ka konstatuar se Navalny, gjatë kohës sa ka qenë në Gjermani, ka shkelur dënimin me kusht, të shqiptuar më herët për një rast të përvetësimit të fondeve.
Gjykata ka urdhëruar Navalnyn që të shërbejë dy vjet e gjysmë në burg.
Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë sanksionuar disa zyrtarë rusë për, siç është thënë, përfshirje në helmimin e Navalnyt. Rasti i tij ka shkaktuar edhe një valë protestash në Rusi.
Marrë nga REL
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
BRAZIL-Brazili po pëson valën më të keqe të koronavirusit që kur filloi pandemia, mbi një vit më parë. Pas këtyre shifrave të larta të vdekjeve qyteti Brazilian...
KOSOVË– Behgjet Pacolli, kreu i aleancës Kosova e Re zotëron një shtëpi e cila arrin vlerën sa të gjitha shtëpitë e liderëve të tjerë në vend. Sipas mediav...
AUSTRALI– Australia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse mpiksja e gjakut ka lidhje me vaksinën AstraZeneca, pas ditës së premte ku u verifikua rasti i ...
Pandemia e COVID-19 shënon çdo ditë shifra rekord të infektuarish. Deri më tani në rang global janë shënuar 130,228,749 raste të infektuara, prej të cilë...
TURQI– Zejnep Eralp dhe ekipi i saj po ngjiten në një terren të vështirë për të vaksinuar banorët e fshatit Altindere kundër COVID-19. Fshati gjendet rret...
Në bursë ka rënë qetësia. Në tryezat rrumbullake të pajisura me kompjuter, ku punojnë tregëtuesit e aksioneve, sheh vetëm ndonjerin të ulur diku në vetmi. Të tj...
Kur bëhet fjalë për armiqësinë ndaj grave, Erdogani është përpara sundimtarëve katolikë në Hungari dhe Poloni, të cilët nuk kanë kursyer sulmet ndaj grave në të...
BRITANI– Organi mbikëqyrës i vaksinimit në Britani ka rritur numrin e rasteve të trombozës të regjistruara pas përdorimit të dozës AstraZeneca kundër COVI...
RUSI– Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka dhënë një intervistë për “Argumenti i Fakti“, ku edhe ka treguar disa fakte interesante lidhur me...
“Çdo aspekt i politikës ndaj Koresë së Veriut” do të diskutohet kur këshilltarët e sigurisë kombëtare nga SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia të takoh...