LIVE UPDATES
Aktualitet

Kriza e kromit/ Dhjetra minatorë bojkotojnë punën pasi nuk janë paguar në Bulqizë

5 Nëntor 2020, 13:23 Nga DOSJA
Kriza e kromit/ Dhjetra minatorë bojkotojnë punën pasi nuk

BULQIZË- Dhjetra punëtorë në disa kompani minerare në Bulqizë, kanë bojkotuar punën në galeri që prej ditës së hënë. Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës bëri me dije, pa përmendur emrat e kompanive, se minatorët e një pjesë të madhe të shfrytëzuesve të kromit në zonën D dhe në zonën e Batrës, kishin muaj që nuk paguheshin.

“Në një pjesë të madhe të minierave të Zonës D në Bulqizë, po ashtu edhe në disa miniera të Batrës, minatorët nuk paguhen prej muajsh. Pronarët justifikohen me rënien e çmimit të kromit, ndërkohë që punëtorët vazhdojnë të punojnë, kromi vazhdon të dalë prej nëntokës, të transportohet drejt Portit të Durrësit dhe të paguhen taksa për të. Të vetmit që nuk kanë marrë asgjë prej muajsh, edhe pse kanë derdhur djersë e gjak, janë minatorët!”, thuhet në reagimin e SMBB-së.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës denoncoi mos reagimin e qeverisë për situatën e krijuar.

E vetmja gjë që kanë marrë minatorët, kanë qenë premtimet e llojit “pagat do dalin më datë 15”. Kur data shkon 15, atëherë “do dalin në datën 1”. Por pagat vazhdojnë të mos dalin prej muajsh në asnjërën prej datave, prandaj punëtorët sot e kanë bojkotuar sërish punën, si në çdo fillim muaji.”, thuhet në reagimin SMBB.

Kriza në sektorin e kromit, siç gjeti BIRN në një shkrim të gushtit të këtij viti, e lidhur me rënien e çmimit të mineralit në bursë dhe me mbetjen e tij stok në Bulqizë. Një zyrtarë i Inspektoriatit të Punës i tha BIRN në atë kohë se rreth 30 kompani minerare kishin probleme me pagat, por problemi duket se është thelluar në vijim.

Një situatë e ngjashme është krijuar prej muajsh për naftëtarët në Ballsh. Prej 20 ditësh 10 punonjëse të rafinerisë janë në grevë urie, pasi kërkojnë paga të prapambetura dhe rifillimin e punës. Qeveria ka refuzuar të negociojë deri sa ato të lënë grevën e urisë.

Një minatorë i një prej kompanive që nuk ka paguar prej muajsh i tha BIRN duke kërkuar të ishte anonim se nuk kishin më asnjë shpresë. “Këtu që prej fillimit të vitit na është nxi jeta për me marrë lekët e punës e djersës tonë. Një herë e nisën me vonesa e pastaj nuk na i dhanë hiç. Disa të ri e lanë punën që nga qershori e korriku, një pjesë e vazhdum me idenë hëëë se do i marrim e hë se do iki kriza. Por këtu mo shok ka marrë fund”, tha ai.

Ai tha se ishte pjesë e minatorëve që nuk kishin shkuar në punë që prej nëntorit. “Për ne mor shok, më keq nuk ka. Ta dish këtë gjë. Ne jemi me lista (borxhesh) deri në fyt”, tha ai, ndërsa shtoi se tashmë kishin lista edhe në farmaci për ilaçe.

Minatori tha se asnjë nga institucionet shtetërore nuk ishte interesuar. “Sa për shtet, se dimë se ka ka humb”, tha ai.

BIRN mësoi se një ndër kompanitë me probleme ishte “ALB-MI”. Administratori i saj në një bisedë telefonike pranoi problemin, por tha se do të shlyente detyrimet ndaj minatorëve në datën 10 nëntor.

Një përfaqësues i kompanisë Neku shpk, e cila po ashtu u mësua të kishte probleme, refuzoi të fliste. Disa kompani të tjera me numër më të vogël punëtorësh nuk ishin të arritshme.

Një përfaqësues i një kompanie tjetër, për të cilën BIRN mësoi se kishte pasur probleme të ngjashme, tha se kompania i kishte paguar punëtorët dhe nuk kishte probleme. Personi që u prezantua në numrin e telefonit të vendosur në Qendrën Kombëtare të Biznesit, si Xhaferr Kunxhi, tha se kriza ishte në të gjithë sektorin. “Vetëm ne kemi 30 mijë ton krom stok”, tha ai, ndërsa shtoi se shumica e kompanive kishin vetëm rojet në punë dhe se puna ishte ndaluar në shumicën e kompanive të zonës.

Në fillim të muajit shtator disa kompani me afro 100 të punësuar ndërprenë aktivitetin. Sipas Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, AKBN, gjatë vitit 2018, në galeritë e kromit punonin 3170 punonjës, ose rreth 1 në çdo 10 banorë të Bulqizës sipas censusit të vitit 2011. Kjo është pjesa dërrmuese e krahut të punës në qytet.

Minierat janë një nga vendet më të rrezikshme të punës në Shqipëri dhe çdo vit ka aksidente të rënda me humbje jete. Një javë më parë, një inxhinier dhe dy punëtorë humbën jetën në galeritë e Selishtës në Dibër.

MARRË NGA REPORTER.AL

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet minatoret ne bulqize puntoret ne bulqize minatoret ne bulqize puntoret ne bulqize

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet