LIVE UPDATES
Aktualitet

Kriza në Bjellorusi/ Lubonja: Perëndimi nuk ka të njëjtin standard për zgjedhjet! Rama nuk është njeriu i duhur për…

24 Gusht 2020, 20:58 Nga DOSJA
Kriza në Bjellorusi/ Lubonja: Perëndimi nuk ka të njëjtin

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur mbi faktin se Edi Rama mund të jetë negociator në Bjellorusi mes palëve politike si kreu i OSBE-së, u shpreh se kryeministri shqiptar nuk është njeriu i duhur për të negociuar.

Lubonja u shpreh se nëse Rama do të negocionte, me siguri që pala e Aleksandër Lukashenkos do i thoshte që “ti ke vjedhur zgjedhjet në Shqipëri, e do negociosh për cështje të tillë”.

“Ajo që kemi vënë re për Bjellorusinë është se blloku që drejtohet nga Rusia, akuzon Perëndimin se po hyn në punët e Bjellorusisë, për arsye gjeo-politike, për të zgjeruar zonën e tyre të influencës. Nga ana tjetër, nuk mohohet se Perëndimi nuk ka të njëjtin standard kur bëhet fjalë për shtete me prerje autoritare që janë në krahun e vet si Shqipëria, Mali i Zi, Serbia apo sic janë Bjellorusia që është me Rusinë apo sic ishte Ukraina. Për t’u kthyer tek Edi Rama, mendoj se nuk është përfaqësuesi më i mirë për të folur atje për vjedhje votash. Ata mund t’i thonë se ke bërë zgjedhje me mafien në Shqipëri, ti ke bërë zgjedhje pa opozitë, ti do vish të na tregosh ne zgjedhjet. Rama është negociaor i brishtë , nëse Perëndimi do e zgjidhte si të tillë. Është problem që te negociojë prsh Vucic, Gjukanovici apo Rama. Rama do të bëjë rolin e vet, që të flasë për demokracinë atje, edhe pse brenda vendit të vet ka prirje autoritariste. Nëse Rama do zgjidhte dicka, do të ishte dicka e mirë. OSBE vetë mban qëndrime të buta ndaj regjimeve autokrate”, tha Lubonja.

Në lidhje me situatën politike aktuale në Shqipëri, Lubonja theksoi se gjendemi në krizë të thellë, e se vendi po rrëshket gjithnjë e më shumë, edhe nga mungesa e shtetit.

Klasa politike e jona ka hyrë në politikë më shumë për interesa të veta ekonomike, për të mbajtur apo shtuar pasurinë etj. Ndërsa, klasa politike ruan pasurinë që ka, vendi po rrëshket në krim, shumë vrasje, krime shoh. Nga opozita presim shumë, por nuk e dimë sa do ia dalë. Pashë deklaratë nga Rudina Hajdari që tha do krijojmë parti me ajkën e njerëzve. Nga ana tjetër, sa i përket opozitës jashtë-parlamentare duket se beson shumë se Ramës i kanë ikur nga duart shumë gjëra dhe nuk di sa mund ta motivosh kur mendon se ke fitore të sigurt. Unë mendoj se duhet të ketë më shumë motivim. Opozita vetëm premton e nuk dimë nëse do ketë projekte reale. Duhet parë si mund të shkatërrosh këtë ekonomi kriminale dhe të zëvendësosh këtë me ekonomi të shëndoshë e nuk shikoj dritë. Duhet të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri. Jemi në krizë sic kemi qenë, madje kjo është krizë edhe më e thellë, por më e qetë”, u shpreh Lubonja.

I pyetur më tej për bisedimet mes Kosovës e Serbisë, Lubonja deklaroi se ka dëgjuar një teori, sipas së cilës, Donald Trump i zhvillon bisedimet Kosovë – Serbi në Uashington, në fushatë elektorale, që të fitojë vota nga lobi serb në Ohajo.

Sipas tij, nëse kjo teori rezulton e vërtetë, mund të ishte një lajm i keq për shqiptarët.

“Mesa pashë unë, janë shtyrë në datë 4 shtator bisedimet mes Kosovës e Serbisë në SHBA. Mendohet se bisedimet lidhen me zgjedhjet, do të thotë se ka interesa Donald Trump për këtë lloj takimi përpara zgjedhjeve sepse kjo i sjell përfitime. Më duket e cuditshme që në Amerikë të tërheqë lobin serb, por gjithë ajo Amerikë e paska lobi serb kaq rëndësi. Janë disa shtete ku luhet në fushatë, sepse ka shtete ku ka luftë të fortë politike. Në Ohajo sa duket kishte rëndësi lobi serb. Nëse është kështu, do ishte problem për shqiptarët. Nëse është bërë për lobin serb, i bie që Serbia mund të marrë avantazhe. Gjithmonë i kthehemi tezës të ndryshimit të kufijve. Lobi serb mund të marrë fitime dhe ndaj duhet të shqetësohemi. Mua kjo më duket hipotezë, por e besueshme”, përfundoi Lubonja.

Marrë nga Balkanweb

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatos lubonja propozimi i osbe-se per krizen ne bjellorusi fatos lubonja propozimi i osbe-se per krizen ne bjellorusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet