LIVE UPDATES
Ekonomi

Kriza në punësim e shkaktuar nga pandemia mund të jetë afatgjatë

4 Qershor 2020, 12:45 Nga DOSJA
Kriza në punësim e shkaktuar nga pandemia mund të jetë

TIRANË– Erlinda Arkaxhiu, financiere pranë një institucioni mikrofinance, prej rreth një muaji është e pa punë. Kompania e saj u tkurr nga 56 degë shërbimi në të gjithë vendin në vetëm 35, për shkak të rrethanave të reja të krijuara nga epidemia e COVID-19.

“Kredidhënia është e para që do të tkurrej. Por, si financiere në zyrat qendrore të kompanisë nuk e prisja që shkurtimet të mbërrinin deri aty”, thotë ajo.

Erlinda e gjen veten të papunë pas 6 vitesh në atë profesion. Ajo tregon se ka marrë një periudhë pushimi për të studiuar tregun e punës dhe nuk ka bërë aplikime konkrete akoma.

Si Erlinda ka shumë në Shqipëri. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka njoftuar se në dy muaj, mars-prill, numri i të papunëve është rritur me 38 mijë persona, nivel ky më i ulët se pritshmëritë fillestare të ministres së Financave, Anila Denaj, e cila foli për rreth 60 mijë të papunë të mundshëm për shkak të COVID-19.

Në Shqipëri ka rreth 690 mijë persona të punësuar me pagë në sektorin jobujqësor nga të cilët 174 mijë janë të punësuar në sektorin publik dhe nuk janë prekur nga kriza. Pjesa tjetër prej 516 mijë personash janë prekur nga kriza. Kjo do të thotë se afërsisht 7.3% ose një në çdo 14 të punësuar kanë humbur vendin e punës.

Edhe pjesa tjetër e të punësuarve duket se janë prekur nga kufizimet e orarit të punës së paguar apo ulje të pagave, por këto probleme janë më të vështira për t’u matur përmes sistemit aktual statistikor të vendit.

Frika është që pavarësisht se vendi është rihapur për biznes, pasojat e krizës do të vazhdojnë me shkurtime të mëtejshme të vendeve të punës.

Një anketë e zhvilluar me bizneset nga Shoqata e Prodhuesve, thotë se 53% e bizneseve raportojnë se fuqia e tyre financiare mjafton për të mbuluar me paga punonjësit për vetëm një apo 2 muaj.

Zyrtarisht Shqipëria ka njohur një normë papunësie në rënie të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Sipas vrojtimit të INSTAT mbi tregun e punës, në fund të vitit 2019 norma e papunësisë ishte 11.2%. Por rënia e të papunëve që janë duke kërkuar në mënyrë aktive punë gjatë viteve të fundit duket se ka ardhur pjesërisht nga shtimi i vendeve të punës por pjesërisht edhe nga norma e lartë e emigrimit të të rinjve.

Ekspertët e pyetur nga BIRN argumentojnë se shqiptarët me të ardhura të ulëta janë më të prekur nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia ndërsa vlerësojnë ndihmën e ofruar nga qeveria si jo të mjaftueshme.

Arben Malaj, ish Ministër i Financave, tha se kategoritë sociale të prekura më shumë këto muaj janë pikërisht të papunët dhe familjet e varfra.

“Për secilën prej tyre qeveria ofroi paketa ndihmesë, por madhësia dhe koha e bërjes efektive mbeten elementë kritikë,” tha Malaj.

Sipas tij krizat gjithmonë prodhojnë varfëri, prandaj kollona e parë e çdo pakete antikrizë dhe në këtë rast kundër COVID-19, fillon me asistencën ndaj të papunëve dhe të varfërve.

“Gjithçka do të kushtëzohet nga kohëzgjatja e pandemisë dhe thellësia e sektorëve të prekur prej saj,” theksoi ai.

Frika është që kriza e shkaktuar nga pandemia, e kombinuar me pasojat e tërmetit të vitit të kaluar në Durrës, mund të shkaktojnë një valë të re migratore të shqiptarëve të mbetur pa punë, gjë që në terma afatgjatë do të pengojë zhvillimin ekonomik të vendit.

Gjithsesi, për momentin pyetja kyçe është se a është e mundur që vendet e punës të rikuperohen shpejt pas përfundimit të pandemisë dhe se çfarë mekanizmash politikë ka në dorë qeveria për të ndërhyrë.

Zëvendësministrja e Financave Dajna Sorensen thotë se synimi i dy paketave të para të ndërhyrjeve të qeverisë ishte minimizimi i numrit të vendeve të punës të humbura ndërsa qeveria dëshiron të ndërmjetësojë mes punëdhënësve dhe punëmarrësve si dhe të ndihmojë në zhvillimin e programeve për rikualifikim profesional për të rikuperuar humbjet në një periudhë afatmesme.

Ish-ministri Ekonomisë, Arben Malaj ndërkohë mendon se shenjat aktuale janë për një rënie të shpejtë dhe ringritje të ngadaltë, ndryshe nga sa shpresohej nga shumë ekonomistë në fillim të pandemisë se rimëkëmbja ekonomike do të niste me vrull menjëherë sapo të kalonte rreziku.

“Pandemia mund të ketë një efekt negativ afatgjatë,” tha Malaj duke argumentuar se një boshllëk i krijuar në konsum gjatë periudhës së pandemisë do të ushqejë paqartësi dhe pasiguri për të ardhmen. “Hezitimi i individëve dhe bizneseve për të konsumuar apo investuar do ta pengojë rikthimin e shpejtë në nivelet e parakrizës, gjë që do të rëndojë edhe më shumë problemet e varfërisë,” shtoi ai.

Për momentin paketat e ndihmës të qeverisë planifikojnë ndihmë vetëm për personat që kanë humbur punën që kanë pasur me sigurime shoqërore ndërsa në shfaqje të ndryshme publike, kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Financave Anila Denaj kanë mbajtur një qëndrim moralist duke i konsideruar të punësuarit në të zezë si fajtorë.

Ekspertët thonë se ky është një këndvështrim simplicist i një realiteti shumë më kompleks dhe se një pjesë e madhe e punësimit në të zezë është pasojë e mungesës së fuqisë negociuese nga punëtorët përballë punëdhënësve më shumë se sa zgjedhje morale për evazion fiskal.

Zef Preçi, drejtues i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike thotë se problemet me të cilat përballet vendi pas pandemisë nuk janë të kufizuara vetëm te ato makroekonomike ndërsa thekson se një grup punonjësish jashtë statistikave dhe që janë edhe pjesa më e dobët e shoqërisë, të punësuarit informalë apo rastësorë, pritet të vuajnë dyfish, nga mungesa e punës si dhe nga mospërfshirja e tyre në programet e ndihmës sociale.

Preçi argumenton më tutje se aftësia e vendit për t’u përballur me tronditje të jashtme mbi ekonominë si kriza dhe pandemia pengohen fort nga keqqeverisja. Sipas tij, “punëtorët e keqpaguar në sektorin informal apo ato të punësuar me orare të kufizuara po vuajnë disporporcionalisht më shumë.

“Ata nuk janë përfshirë në asnjë paketë ndihme financiare nga qeveria”, tha Preçi.

Sipas tij, kjo është gjithashtu një kategori që do të vuajë për shkak se shumë të tillë punojnë në sektorin e turizmit gjatë verës, ndërsa këtë vit turizmi pritet të ketë një sezon shumë të dobët për shkak të mbylljes së kufijve dhe kufizimit të udhëtimeve.

“Në kushtet kur turizmi pritet të punojë me 30 apo 40% të aktivitetit dhe duke pasur parasysh se informaliteti në sektorin e shërbimeve arrin deri në 50%, shumë individë dhe familje do të mbeten pa të ardhura, që sakaq i kishin të ulëta,” tha ai.

Preçi bëri thirrje që qeveria të shohë të punësuarit informalë si pjesë e pafuqishme e shoqërisë dhe jo thjeshtë si evazorë fiskalë. Ai sugjeroi që qeveria të krijojë një paketë të posaçme për këtë kategori.

Ndërhyrje të tilla sipas Preçit ndihmojnë edhe vetë qeverinë, duke mundësuar rritjen e të ardhurave në buxhet në një përiudhë të afërt.

“Tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe kriza e pandemisë së COVID-19 na dha mundësinë që ta shohim varfërinë si në karakterin shumëdimensional të saj, ashtu edhe në ndërvartësinë që kanë midis tyre aspektet e ndryshme të këtij fenomeni bashkëshoqërues,” tha ai.

“Dimensione të tilla janë: uria, mungesa e një strehe, të qenit i sëmurë dhe të mos kesh mundësi për t’u vizituar nga mjeku; mungesa e aksesit në edukim; mungesa e një vendi pune dhe frika e pasiguria për të ardhmen.“-  përfundoi ai.

Marrë nga BIRN

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi erlinda arkaxhiu koronavirusi ne shqiperi kriza në punësim erlinda arkaxhiu koronavirusi ne shqiperi kriza në punësim

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët