Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Imzot Gjergj Frendo, pas thirrjes së Këshillit Ndër-fetar për zgjidhje të situatës politkke e reflektim, ka reaguar sërish. Ai shprehet se zërat e tyre kanë mbetur si një zë në shkretëtisë, e kësisoj u bën thirrje besimtarëve që të agjërojnë si një formë lutje për zgjidhje paqësore të krizës.
“Fatkeqësisht, zërat tanë kanë mbetur si një zë në shkretëtirë dhe po ecim drejt vetëvrasjes së kombit, i cili po përballon probleme që duhet të merren shumë seriozisht, siç është, për shembull, largimi i shumë të rinjve dhe familjeve nga atdheu i tyre. Kjo është varfëria më e madhe që po përjeton vendi ynë sot”, ndërsa shton: “I frymëzuar nga këto mësime nxis të gjithë besimtarët e dioqezës sonë që të premten e ardhshme ta mbajnë si ditë agjërimi dhe lutjeje për një zgjidhje paqësore për vendin tonë”.
Postimi i plotë:
ARQIPESHKVIA METROPOLITANE TIRANË – DURRËS
Prot. nr.120/19
IMZOT GJERGJ FRENDO O.P.
ARQIPESHKVI I TIRANË-DURRËSIT:
TË DASHUR MESHTARË,
RREGULLTARË DHE RREGULLTARE,
DHE BESIMTARË TË ARQIDIOQEZËS
Fort të dashur,
Sigurisht se të gjithë ju jeni të vetëdijshëm për situatën kritike që ka përballuar dhe po përballon vendi ynë në këta muaj të fundit. Sa më shumë të zgjasë kjo situatë, më shumë të rënda do të jenë pasojat për shoqërinë tonë.
Ne, si Ipeshkvinj katolikë, si edhe Këshilli Ndër-fetar, kemi shprehur shqetësimin tonë për situatën e krijuar, dhe i kemi bërë apel politikanëve tanë që të gjejnë rrugën e duhur për zgjidhjen e kësaj krize, duke pasur parasysh të mirën e përbashkët më shumë se sa të mirën e partisë ose vetjake, dhe duke ndjekur rrugën e dialogut. Fatkeqësisht, zërat tanë kanë mbetur si një zë në shkretëtirë dhe po ecim drejt vetëvrasjes së kombit, i cili po përballon probleme që duhet të merren shumë seriozisht, siç është, për shembull, largimi i shumë të rinjve dhe familjeve nga atdheu i tyre. Kjo është varfëria më e madhe që po përjeton vendi ynë sot.
Në Shkrimin Shenjt lexojmë shumë herë se në periudha dhe situata të vështira, populli i Hyjit në Besëlidhjen e Vjetër (domethënë para ardhjes së Jezu Krishtit), por edhe pas ardhjes së Zotit Jezus, besimtarët i janë drejtuar Hyjit me lutje dhe agjërim.
I frymëzuar nga këto mësime nxis të gjithë besimtarët e dioqezës sonë që të premten e ardhshme ta mbajnë si ditë agjërimi dhe lutjeje për një zgjidhje paqësore për vendin tonë. Kjo ditë, vetëm dy ditë para festës së madhe të Rrëshajave, do te jetë edhe një ditë përgatitjeje shpirtërore për festën e ardhjes së Shpirtit Shenjt, që Ai, me dhuratat e tij të urtisë dhe të forcës, t’i ndriçojë politikanët tanë për të gjetur rrugën e paqes dhe t’i forcojë për të hequr dorë nga çdo lloj krenarie që i pengon nga rruga e drejtë. Njëkohësisht u urdhëroj të gjithë famullitarëve që atë ditë, e premte, më 7 qershor, të organizojnë në kishat famullitare një adhurim për paqen, për të cilën t’i nxisin besimtarët të jenë të pranishëm.
E dhënë sot, më 31 maj 2019, festa e Vizitës së Zojës Mari tek Elizabeta.
Imzot George Frendo O.P.
Arqipeshkvi Metropolit Tiranë – Durrës
Monsinjor Henri Veldkamp
Kancelari
Vijon…
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kryetari i OMONIA-s dega Sarandë, Alfred Beleri, të cilit iu mohua nga KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, kandidimi për kryetar Bashkie në Himarë, në një in...
ELBASAN– Zv/ministrja e brendshme Rovena Voda ka mbedhur sot task-forcën e kanabisit në Elbasan. Ky qytet ka patur të regjistruar gjatë këtij viti vetëm një ras...
Tiranë- Me 18 muaj shërbim prove është dënuar ish-gjyqtari Admir Thanza. Thanza nuk kaloi Vettingun pasi u akuzua për falsifikim të formularit të dekriminalizi...
TIRANË- Alfred Beleri, i cili akuzohet nga mediet si një prej pjesëtarëve të “Masakrës së Peshkëpisë”, ndërsa mohoi këto akuza, foli edhe lidhur me ndryshi...
TIRANE- Aktori i humorit, Agron Llakaj ka bërë një dedikim të ndjerë për ndarjen nga jeta të Parodistit të Vlorës, Muhamet Lika. Llakaj thotë se është një ditë...
TIRANË- Alfred Beleri, kryetari i OMONIA-s dega Sarandë, ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, për përfshirje në Masakrën e Peshkëpisë, ku humbën jetën dy ...
TIRANË- Kanë dalë pamjet për mënyrën sesi policia arriti të prangoste Gjergj Cukalin, të dyshuarin kryesor si vrasësin e ish-policit, Arben Bilali, ngjarje...
VLORE- Një ditë pas ndarjes nga jeta të Parodistit të Vlorës, Muhamet Lika, flasin për Dosja.al kolegët e tij më të ngushtë. Lotët dhe ngashërimat, nuk e lejuan...
TIRANË- Kryetari i OMONIA-s dega Sarandë, Alfred Beleri, në një intervistë për Dosja.al, ka mohuar akuzat që i bëhen për përfshirje në “Masakrën e Peshkëpi...
Kavajë- Qytetarët e Kavajës dhe të Rrogozhinës janë shfaqur të shqetësuar pasi gjykata e Kavajës është shkrirë në një me atë të Durrësit. Ata shprehen se rreth ...