LIVE UPDATES
Politike

Kriza politike/ Nikollë Lesi: Edi Rama gati për dorëheqje, ia ka thënë Ruçit dhe Ballës

6 Maj 2019, 16:19 Nga DOSJA
Kriza politike/ Nikollë Lesi: Edi Rama gati për dorëheqje, ia ka

TIRANË– Gazetari dhe drejtori i gazetës “Koha Jonë” Nikollë Lesi i ka dedikuar një shkrim krizës politike në Shqipëri, ku jep parashikimin se kryeministri Edi Rama do të japë dorëheqjen.

Në shkrimin e tij, Lesi shprehet se Rama nuk e do destabilitetin e vendit më 30 qershor (datë që përkon me zgjedhjet lokale) duke zgjedhur kushtet e opozitës për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Edi Rama ka rënë dakord për të dhënë dorëheqje si kryeministër, bile burime serioze tregojnë se u ka thënë Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës se “nuk kemi udhë tjetër përveç zgjedhjeve siç do opozita”. 

Më tej, Lesi ka analizuar edhe sondazhet e bëra lidhur me rezultatet e zgjedhjeve, që sipas gazetarit nxjerrin PS-së si humbëse.

“PS-ja rrezikon edhe Tiranën. Të mos jetë Erion Veliaj, krejt qarku Tiranës ikën në duart e opozitës. Nëse fitohet Bashkia e Tiranës, me zgjedhje konkuruese korrekte, mbetet meritë krejt personale e Erion Veliajt, sepse kuotat politike të PS-së janë në rënie. Duke mos harruar se kolpot bashkia e kryeqytetit i merr nga keqqeverisja qendrore si dhe nga grupi Sajmir Tahirit, i cili lufton kundër punës së Veliajt.”

Shkrimi i plotë:

Edi Rama nuk është ai që portretizojnë opozita dhe mediat shumë kritike ndaj tij. Edi Rama nuk e do destabilitetin e vendit më 30 qershor, pasi ai më shumë se të gjithë rrezikon gjithçka.

Edi Rama do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe mundësisht të jenë në një ditë dhe ato vendore. Edi Rama ka rënë dakord për të dhënë dorëheqje si kryeministër, bile burime serioze tregojnë se u ka thënë Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës se “nuk kemi udhë tjetër përveç zgjedhjeve siç do opozita”. Bile edhe më tej kryeministri Rama u ka përmenduar Ruçit dhe Ballës se nuk do që të përfundojë si Berisha pas 26 majit 1996, kur dihet se si shkuan punët. Ai ka përmenduar se nuk do të bjerë në humnerë si Fatos Nano në vitin 2005, kur gjatë vitit 2004 opozita e dërmoi me protesta dhe demonstrata, pavarësisht se përdori policinë dhe grupet kriminale.

Edi Rama i di të gjitha, ai nuk është për përplasje civile. Ai e do Atdheun, e do edhe veten e tij!

Por për dreq, ai ka sondazhet mbi tavolinë nga disa linja, të tijat dhe të huaja, ku sondazhet e nxjerrin humbës PS-në. Ai e di se përveç Vlorës dhe Beratit e deri diku Gjirokastrës, në asnjë qark nuk është parti e parë. PS-ja rrezikon edhe Tiranën. Të mos jetë Erion Veliaj, krejt qarku Tiranës ikën në duart e opozitës. Nëse fitohet Bashkia e Tiranës, me zgjedhje konkuruese korrekte, mbetet meritë krejt personale e Erion Veliajt, sepse kuotat politike të PS-së janë në rënie. Duke mos harruar se kolpot bashkia e kryeqytetit i merr nga keqqeverisja qendrore si dhe nga grupi Sajmir Tahirit, i cili lufton kundër punës së Veliajt.

Pra Edi Rama nuk do sherrnajë më 30 qershor, nuk do që protestuesit të marrin mbi 100 mijë veta rrugën për në Surrel që të vizitojnë ograjat kryeministrore.

Por Rama ka shqetësim se nuk fiton zgjedhjet dhe ky është problem i madh.

Ndaj po mendohet Edi Rama! Mos e sikletosni edhe ca ditë, ai nuk do luftë civile. Ai nuk është diktator, sepse e di mirë fundin e diktatorëve.

Lëreni t’i thërrasë arsyes!

Vendi ynë ndodhet në një krizë politike me opozitën që është larguar nga Kuvendi duke djegur mandatet dhe ka nisur protestat e pandalshme. Opozita kërkon largimin e Ramës, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.  Nga ana tjetër maxhoranca vijon e qetë punën dhe shprehet se është legjitime në mandatin e saj. Presidenti Ilir Meta disa herë pa bërë apel që palët të ulen në dialog, por sërish nuk është arritur asgjë. Partitë aleate të PD-së, i kanë kërkuar Metës të ulë palët në dialog. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama jep doreheqjen kriza politike nikolle lesi edi rama edi rama jep doreheqjen kriza politike nikolle lesi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet