LIVE UPDATES
Bota

Kroaci/ E djathta e re bëhet më ekstreme, gjithçka është regjistruar

25 Tetor 2020, 11:47 Nga DOSJA

KROACI-Kamerat e përgjimit i kanë regjistruar të gjitha: Më 12 tetor 2020 rreth orës 8 një i ri me hap të vendosur ecën drejt sheshit Markus në Zagreb, në këtë orë gati bosh. Synimi i tij: Pallati Banus, selia e qeverisë kroate. Në trup ai mban të lidhur ngushtë një kallashnikov AK-74. Para hyrjes ai qëllon policin e rojes, dhe vazhdon. Vetëm kur polici i dytë hap zjarrin, i riu largohet. Më vonë sulmuesi shkruan në Facebook: “Mjaft më me gënjeshtra dhe shkeljen e paskrupullt të vlerave njerëzore pa përgjegjësi.” Një gjysmë ore më vonë Daniel Bezuk, 22 vjeç u gjend i vdekur.

Sulm ndaj kryeministrit?

Tani në opinionin kroat është ndezur debati, se cilat ishin motivet e të riut dhe çfarë donte të arrinte ai. A ka një atmosferë të tillë në shoqërinë kroate, që e nxiti këtë akt? Kryeministri kroat, Andrej Plenković nga partia nacional-konservatore, „Bashkësia Demokratike Kroate” HDZ është i bindur, se sulmuesi synonte të hynte në selinë e qeverisë për të vrarë atë, kryeministrin. “Ky ishte terrorizëm”, thotë Plenković.

Žarko Puhovski, ekspert, ish-profesor për filozofinë politike në Universitetin e Zagrebit është i një mendimi tjetër: „Terrori kërkon të krijojë frikë”, thotë ai për Deutsche Wellen, „por në mediat sociale në Kroaci pati disa qindra mesazhe, që e përshëndetën këtë veprim dhe që e falënderuan sulmuesin. Kjo nuk ka të bëjë me frikën.”

Kroatien Angriff auf Polizisten vor Regierungsgebäude in Zagreb (Tomislav Miletic/Pixsell/imago images)Sulmi ndaj selisë qeveritare, 12 tetor

Për Puhovskin sulmi tregon, se sa prezent është në opinionin kroat himnizimi i dhunës. „Gjithnjë theksohet, se vlera më e lartë e patriotizmit kroat është dinjiteti i të ashtuquajturës, lufta për atdheun, dhe lufta do të thotë gjithmonë dhunë”, thotë Puhovski. Në shumë reagime lexoje, se dikush vendosi të veprojë, që „atyre atje lart”, që  „na sundojnë, t’u tregojë njëherë vendin.” Të veprosh për ta do të thotë dhunë, mendon Puhovski.

Vend plot armë

Gatishmëria për dhunë mbështetet edhe nga fakti, që në Kroaci ka shumë armë të paregjistruara. Pas luftës për pavarësi nga Jugosllavia, (1991-1995) shumë qytetare e qytetarë i mbajtën armët. Igor Tabak, një analist për çështjet ushtarake thotë se „ka hulumtime që tregojnë, se në Kroaci ka nga një armë ilegale për person.” Në kuadër të aksionit „Më pak armë më pak tragjedi” u dorëzuan tek autoritetet 343.000 pistoleta dhe automatikë, e disa tonë lëndë shpërthyese më shumë se 5.milionë copë municion. Sipas Tabak kjo është një pjesë e vogël e arsenalit ilegal, pasi „njerëzit dorëzojnë armët e vjetra dhe të papërdorshme e mbajnë të mirat.

Ekstremizmi kroat

Më e rrezikshme se armët është një atmosferë që mbështet përdorimin e tyre. Kryeministri Plenković pas sulmit tha se „kemi një problem serioz shoqëror me radikalizimin dhe ekstremizmin, që nuk vjen nga jashtë, por nga brenda. Ky është një produkt kroat, me të cilin ne duhet të merremi.”

Për sulmuesin e ri nuk tregojnë mirëkuptim vetëm përdoruesit e mediave sociale, por edhe politikanë të skajit të djathtë, si  “Lëvizja për Atdheun e Miroslav Škoros”. “T’ia ngarkosh të gjitha këtij të riu dhe në të njëjtën kohë të harrosh mëkatet e 30 viteve të fundit, do të ishte e gabuar”, thotë kryetari i bashkisë së qytetit lindor kroat, Vukovar, Ivan Penava. Atentatori e ka parë „si ne të gjithë” padrejtësinë në Kroaci dhe tregoi protestën e tij.

Kroatien Angriff auf Polizisten vor Regierungsgebäude in Zagreb (Josip Regovic/Pixsell/imago images)Kryeministri Plenković pas sulmit tha se „kemi një problem serioz shoqëror me radikalizimin”

Prej vitesh sundon një klimë e intolerancës në shoqërinë kroate, që drejtohet kundër pakicës serbe në vend. Ikonografia e ekstremistëve të djathtë është pjesë e përditshmërisë kroate. Retorika e ashpër nacionaliste, gjuha e urrejtjes dhe simbolet e qarta neofashiste i sheh kudo në publik, megjithëse nuk ka një dhunë të drejtpërdrejtë në rrugë. Në shumë mure sheh parulla si “vritini serbët”, apo “varini serbët në pemë”.

I ri tani është fenomeni, që partia qeverisëse, HDZ po sulmohet nga spektri ekstrem i djathtë, kur vetë kjo parti ka qenë për një kohë të gjatë përfaqësuese e pozicione të djathta deri në ekstremisht të djathta. Vetëm me ardhjen e Plenković para katër vitesh në krye të partisë, krahu i djathtë i HDZ-së filloi të dobësohej. Profesori Žarko Puhovski është i mendimit se „Plenković shihet nga të djathtët si tradhtar, që ua ka marrë partinë më të rëndësishme, dhe po e çon atë nga e majta.” Mëkati tjetër është se kryeministri ka bërë koalicion me një parti të pakicës serbe.

Megjithatë Puhovski thekson se “do të ishte e gabuar të mendoje, se shoqëria kroate është ekstremiste e djathtë.” “Ajo është një pakicë si në shumë qytete të tjera europiane.” Puhovski është i mendimit, se kjo pakicë, ku ka shumë të rinj nuk e ka përjetuar luftën në vitin 1995 dhe ndjek një trenk ndërkombëtar. “E Djathta e Re lufton praktikat që i shikon si „jonormale” dhe sidomos lufton kundër homoseksualitetit, ateistëve, kundër të gjithë atyre që nuk e respektojnë traditën kombëtare, por kanë synime internacionaliste, ata ngrihen kundër elitave.” Deri më tani qeveria e Plenkovićit nuk ka gjetur ndonjë përgjigje për këtë sfidë të re.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni e djathta në kroaci kroaci e djathta në kroaci kroaci

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim