LIVE UPDATES
Politike

Kryebashkiaku i Tiranës zhduk projektin futurist për transformin e Kombinatit. Rama-Veliaj shkurtojnë fondet e rindërtimit

27 Korrik 2021, 15:39 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i Tiranës zhduk projektin futurist për transformin e

TIRANË– Projekti futurist për rindërtimin e Kombinatit është zhdukur, e jo vetëm kaq, por Qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë shkurtuar edhe fondet duke vënë në pikëpyetje strehimin e banorëve të zonës. Prej prezantimit të parë në korrik të vitit 2020 e deri më sot, ky projekt ka ndryshuar disa herë, duke bërë që qytetarët të mbeten peng i premtimeve boshe dhe i pazareve që kanë sjellë ndryshimin e vazhdueshëm të projektit.

Në Korrik 2020 u prezantua projekti futurist ‘Kombi-Art’, i cili parashikohej që të shndërronte ish-Kombinatin e Tekstileve në Tiranë në një pol të artit e kulturës, si pjesë e projektit të Rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Aq i bukur dukej projekti në formatin 3-Dimensional, sa që kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, të pranishëm në atë aktivitet, nuk i kursyen aspak lëvdatat për njëri-tjetrin.

Por, vetëm një vit më pas, ai projekt është zhdukur tërësisht. Bashkia e Tiranës ka shpallur së fundmi një tender për ‘Studim-projektimi në kuadër të procesit të Rindërtimit, në zonën e re zhvillimore Kombinat’. Kompanive projektuese u kërkohet, ndër të tjera, që të hartojnë një plan edhe për territorin e ish-Kombinatit Tekstil, saktësisht në atë zonë ku Veliaj deklaroi një vit më parë se do të ndërtonte ‘Kombi-Artin’.

Me ngjyrë të kuqe është shënuar territori i ish-Kombinati Tekstil. Dallohet lehtësisht që zona është e përfshirë në Studimin e ri, për të cilin do të shpenzohen nga Bashkia e Tiranës 300 milionë lekë të vjetra. Pra, duket qartë se, pas prezantimit në 3-D, çdo gjë mbeti në letër, ashtu siç ka mbetur deri më tani edhe i gjithë procesi i Rindërtimit për një prej zonave më të populluara të Tiranës. Prej fillimit të vitit të kaluar e deri më tani, Bashkia e Tiranës dhe qeveria kanë hartuar 7 dokumente të ndryshëm për Rindërtimin e Kombinatit, të cilat kundërshtojnë ose bllokojnë njëri-tjetrin, duke i lënë banorët e pastrehë në pritje të burokracive.

Në 31 janar 2020, Këshilli i Ministrave miraton ‘Zonën e re për zhvillim në Kombinat’, në kuadër të procesit të Rindërtimit. Pa u kryer asnjë veprim konkret në terren, Qeveria vendos të ndryshojë hartën e zonës zhvillimore një vit më pas, në Janar 2021. Në hartën e re ishte përjashtuar një pjesë e konsiderueshme e Kombinatit, kryesisht zona rurale, e cila nuk duket se përmbush pritshmëritë e Bashkisë së Tiranës për ndërtesa të larta. Ndryshime ka pasur edhe në fondin për rindërtimin e godinave në zonën e Kombinatit.

Në 3 Gusht 2020, Qeveria miraton fondin për zonën e Kombinatit dhe ‘5 Majit’, në vlerë 143 miliard lekë të reja. Më pas, ky fond nis e copëtohet dhe ulet në mënyrë të vazhdueshme. Në Dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria vendos që për vitin 2020 të paguhen fatura deri në 11 miliardë lekë të vjetra, ose 15 herë më pak se sa fondi i plotë për Rindërtimin në Kombinat dhe zonën e ‘5 Majit’. Në Mars 2021, qeveria vendos që, gjatë vitit 2021, Bashkia e Tiranës të shpenzojnë për rindërtimin në këto zona vetëm 19 miliardë lekë të vjetra, nga fondi i plotë prej 140 miliardë lekë që u parashikua në fillim të procesit.

Nuk mbaron me kaq. Në Korrik 2021, Qeveria vendos të ulë sërish nivelin e shpenzimit për Rindërtimin në Kombinat. Tashmë, vlera që lejohet të përdoret edhe vetëm 9.9 miliardë lekë të vjetra. Ndërkohë që qeveria ulte shpenzimet në mënyrë progresive, fondi për Rindërtimin në Tiranë u reduktua ndjeshëm edhe nga Komiteti Shtetëror për Rindërtimin. Në një vendim të 2 Korrikut 2021, ky komitet i drejtuar nga Arben Ahmetaj, vendosi të shkurtojë mbi 15 miliardë lekë të reja nga fondet e rindërtimit për kryeqytetin.

Ndërkohë që mijëra qytetarë në Tiranë presin zgjidhjen e premtuar nga qeveria për sistemin në banesa të reja pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, autoritetet më të larta në Këshillin e Ministrave dhe Bashkinë e Tiranës kanë treguar impenjim të plotë për të hartuar, ndryshuar e shkurtuar fonde, të cilat në fund të ditës, kanë bllokuar tërësisht procesin e rindërtimit.

Marrë nga Syri

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama erion veliaj veliaj zhduk projektin futurist edi rama erion veliaj veliaj zhduk projektin futurist

Sondazh

Poll
Politike 27 Korrik 2021, 10:52

VLORË-Familja Lipa ndodhet në jug të Shqipërisë, saktësisht në Vlorë sw bashku me kryeministrin Edi Rama dhe këtë gjë e ka bërë të ditur Dukagjin Lipa përm...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet