LIVE UPDATES
Politike

“Kryebashkiakun s’e kapim dot nga xhaketa”/ Basha takon sipërmarrëset në Elbasan: S’ka më gjoba, bizneset deri 140 m

12 Prill 2021, 07:44 Nga DOSJA
“Kryebashkiakun s’e kapim dot nga xhaketa”/ Basha takon

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me gra sipërmarrëse në qytetin e Elbasanit, ku ka bashkëbiseduar për klimën e sipërmarrjes dhe vështirësitë e mbijetesës së biznesit. E pranishme në këtë takim ishte edhe kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për Elbasanin, Flutura Açka, e cila tha se sot gratë në Shqipëri e kanë më të vështirë se burrat në fushën e sipërmarrjes.


“Unë jam vetë biznesmen në nja farë mënyre, bussineswoman, biznes të librit dhe e kuptoj shumë mirë se çfarë do të thotë të përballesh si grua në fushën e sipërmarrjes sepse nuk e kemi aq të lehtë sa burrat. Ti themi gjërat siç janë, ne nuk mund të marrim prej xhakete kryetarin e bashkisë ose atë që ka në dorë për të ndihmuar ose për të na dhënë letër, një dokument ose një kredi, e kemi shumë më të vështirë, duam, nuk duam ne, kjo është e vërteta jonë shqiptare. As nuk marri në kafen një burrë që ka në dorë domethënë kredinë tonë, as nuk mund të bëhet marrëveshje të kësaj natyre. Në këtë sens biznesi ynë është shumë më i ndershëm, biznesi ynë është shumë më transparent, kjo është e sigurt por sigurisht kemi edhe këtë vështirësinë tjetër, mendoj se secila prej zonjave ka përvojën e saj edhe do të flasin vetë por unë i shikoj gratë sipërmarrëse si një nyje shumë e fortë lidhëse e shoqërisë tone,”– tha Flutura Açka.

Gratë sipërmarrëse ngritën problemet që përballet sot biznesi i tyre, për shkak të taksave të larta, rënies së fuqisë blerëse, të cilat sipas tyre e kanë zanafillën tek gënjeshtrat dhe harresa e qeverisë. 

Veprimtaria ekonomike që ne ushtrojmë është tregtimi i mallrave perdeve dhe metrazheve, mirëpo në këto tetë vite ne kemi hasur shumë vështirësi. Biznesi ynë ka paguar taksa shumë të larta, tarifat vendore. Por jo vetëm kaq. Për shkak se ekonomia ka rënë, ka rënë dhe fuqia blerëse dhe kjo ka bërë që të bjerë ndjeshëm ecuria e zhvillimit të biznesit tonë. Taksat që na u premtuan që do të ishin të ulëta dhe ekonomia e lartë, nuk arritën dot që biznesin tonë ta ndihmonin në ecurinë dhe zhvillimin por ndikoi për keq, e dëmtuan dhe kjo çoi në kalimin e biznesit në biznes të vogël,”- u shpreh Albana, një prej grave të pranishme.

“Kam një biznes të vogël familjar siç e thashë, fruta-perime. Problemet janë shumë të mëdha se siç e thashë këto kohët e fundit qe dhe kjo puna e pandemisë që e ka vështirësuar shumë dhe pjesa më e madhe e rinisë kanë ikur jashtë shtetit dhe kanë ngelur vetëm të moshuarit nëpër shtëpi të gjithë dhe xhirot në dyqane janë shumë të ulëta, dhe taksat ndërkohë janë shumë të larta. Dhe ndërkohë që unë kam të bëj me fruta perime që është një gjë që është e parezistueshme, nuk reziston sot për nesër dhe shumë, shumë është e pamundur që t’ia dalësh me gjithë këtë sakrificë. Kur shikon që hyn njeri në dyqan, pati marrë 1 kilogram para një viti, tani merr dy kokrra, dy domate, një kastravec, një spec sa të bëjë një vakt bukë,”- tha një nga pjesëmarrëset.

Basha tha se me planin e Partisë Demokratike për biznesin, i cili parashikon që çdo biznes me xhiron nën 140 milion lekë të vjetra në muaj, nuk do të paguajë asnjë shumë mbi 0.5% të xhiros vjetore në vit, uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe të naftës. Ai gjithashtu tha se një vendim tjetër i qeverisë së ardhshme do të jetë anulimi i procesit të fiskalizimit, ku sipas kreut të opozitës është një proces korruptiv.

“Janë dy gjëra të cilat janë të lidhura me njëra tjetrën, plani ynë për ekonominë dhe plani ynë për gruan në shoqëri. Pse kemi një plan të veçantë për gruan? Sepse me të vërtetë është gjysma e shoqërisë por ka dyfishin e ngarkesës dhe merr më pak përkrahje sesa merr gjysma tjetër e shoqërisë. Edhe sikur ta zhveshim këtë nga përditshmëria, ajo që preku Flutura, domethënë sa e vështirë është për një grua të çajë përpara në raport me një burrë në jetën e përditshme si sipërmarrëse, por jo vetëm, në çdo fushë tjetër çdokush e kupton që në qoftë se ke gjysmën e shoqërisë me dyfishin e ngarkesës dhe gjysmën e përkrahjes krahasuar me gjysmën tjetër atëherë ke një defekt të madh në ingranazhin që e çon shoqërinë përpara. Dy propozime që ne i bëmë dhe për të cilat bëmë betejë: Propozimi i parë që të hiqej taksa për biznesin e vogël gjoja u adoptua pas disa vitesh. Por ju e dini të gjithë që kjo është fiktive sepse me të vërtetë nga njëra anë u hoq taksa për biznesin e vogël siç propozuam ne por nga ana tjetër u shtuan tarifat vendore për shërbime të cilat biznesi i vogël nuk i merr, u shtua çmimi i karburantit, u shtua çmimi i energjisë dhe mbi të gjitha u shtuan gjobat. Gjobat që paguan biznesi i vogël. Me një gjobë të merr dyfish, trefish saç të merrte më përpara me taksimin që gjoja hoqi. Zgjidhja për këtë është fare e thjeshtë.

Nëse ne nuk shëndoshim shtyllën kurrizore të ekonomisë që është biznesi i vogël dhe i mesëm që përbën 98.5% të ekonomisë ndërkombëtare, atëherë ekonomia kurrë nuk ngrihet në këmbë, kurrë nuk mund të ecë përpara. Ndaj dhe platforma për biznesin e vogël është më favorizuesja në rajon. Tavani prej 0.5% të xhiros totale vjetore për taksat dhe tarifat vendore. Nëse i ke më të ulëta dhe natyrisht ne do ta nxisim pushtetin vendor t’i ulë dhe më shumë, akoma më mirë, por 0.5. Asnjë biznes me xhiron nën 140 milion lekë të vjetra në muaj nuk do të paguajë asnjë shumë mbi 0.5 % të xhiros vjetore në vit. Dhe kjo bëhet me qëllim që shtylla kurrizore, biznesi i vogël ta rimarrë veten dhe në këtë mënyrë të ndihmojë gjithë strukturën ekonomike shqiptare. E dyta është çmimi i naftës apo karburantit, naftë, benzinë dhe çmimi i energjisë elektrike. Edhe këtu ne thyejmë rekorde. Ulja e tyre do të garantojë që ju, jo vetëm të mbijetoni po të rinisni ciklin e prodhimit, të tregtimit, të shërbimeve dhe të krijimit të fitimit në vend të zhytjes në borxhe dhe falimentimit. Një pullë e vendosur në vitrinë, në dritare, në hyrje të biznesit të vogël, do t’ia bëjë të pamundur çdo lloj inspektori të shtetit, të futet brenda dhe të terrorizojë dhe të marrë nëpër këmbë sipërmarrësit, t’i trajtojë si të jenë skllevër të shtetit kur në fakt janë ata që mbajnë shtetin, mbajnë dhe shoqërinë, mbajnë dhe ekonominë. Këto pra, do të jenë hapa që menjëherë do t’i vijnë në ndihmë sipërmarrjes në tërësi. Bëjmë me pjesën tjetër të rëndësishme të rolit të gruas që është familja, janë fëmijët dhe nëse shteti është indiferent ndaj sfidave me të cilat përballet gruaja shqiptare për të rritur fëmijët, atëherë s’e ka bërë shteti detyrën e vet. Ndaj, platforma jonë për t’ju ardhur në ndihmë çifteve të reja me subvencione për interesat e kredive për banesat, me bonusin prej 30 mijë leke të vjetra për çdo fëmijë të porsa lindur deri në 5 vjeç, me tekstet falas dhe zgjatjen e orarit mësimor për t’ju ardhur në ndihmë si grave të punësuara ashtu dhe sipërmarrëse. Dhe me garantimin  që çdo i ri dhe e re shqiptare që dëshiron të shkojë në Universitet të mos pengohet nga pamundësia e familjes për të paguar tarifat universitare ne besojmë fuqimisht që ndihmojmë familjen në tërësi dhe gruan në veçanti që ka barrën më të rëndë brenda familjes për të menaxhuar apo mirëmenaxhuar edhe në një situatë normale e jo më në këtë situatë të vështirë ku ndodhet Shqipëria sot.

Evazioni fiskal ka arritur kulmin, s’ka raport që nuk e përmend. Pse? Se i rrisin taksat, i trajtojnë 5 biznese si të nënës e 95 si të njerkës dhe pastaj ndërrojnë çdo dy vjet procedurat e fiskalizimit, kasat, e të tjerë, e të tjerë. Prandaj ju garantoj që ky proces të cilin ne e konsiderojmë korruptiv, do të ndalet dhe ju nuk do të paguani. Ata që kanë paguar do të rimbursohen sepse njësoj si gjobat e tjera që ka marr shteti shqiptar për shkak të papërgjegjshmërisë dhe klientelizmit të këtij kryeministri. Fiskalizim i themi ne tani, po është një proces thellësisht korruptiv do të ndalen dhe përgjegjësit do të vihen para ligjit” – tha Basha.

(f.m/dpsja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021


Sondazh

Poll
Politike 12 Prill 2021, 07:24

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka mbështetur protestën e banorëve në Thirrë të Mirditës të cilët protestuan kundër ndërtimit të një Hec-i që sipas tyre merr ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet