Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Monika Kryemadhi ka qenë e fundit që ka dalë nga tryeza ku firmosi paktin me Partinë Demokratike. Në një deklaratë për mediat pas nënshkrimit të marrëveshjes, Kryemadhi u shpreh se kjo është një ditë e rëndësishme dhe që shuan të gjithë zërat kritik me opozitën.
Ajo tha se nga sot, opozita hyn në një fazë të re, ku ka axhendën dhe platformën e saj të qartë. Për kryeministrin Edi Rama, Kryemadhi theksoi se nuk po e luftojnë kundër tij si i biri i Kristaqit dhe Anetës, por si Rama që sipas saj është telekomandë për krimin.
“Aksionit opozitar i shtohet një element tjetër shumë i rëndësishëm. Për të gjithë skeptikët ne sot kemi paltformën dhe të gjithë axhendën tonë. Sot u përfundua më nënshkrimin e një fronti opozitar, duke kërkuar garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Them zgjedhje dhe jo votim se votime ka pasur dhe në kohën e Enver Hoxhës.
Ne do kërkojmë që qytetarët të zgjedhin atë që duan. Kjo marrëveshje do jetë një flamur shprese. Shqipëria është shtëpia e shtiptarëve dhe ne do të garantojmë të gjithë që të votojnë. Shqipëria është vendi që Zoti e ka vendosur në mes të BE-së. Çdo ditë që ai zgjat ai shton vuajtjet e shqiptarëve dhe i largon ata nga BE. Ne nuk flasim për të birin e Kristaqit dhe të Anetës, por flasim për Ramën si telekomandë të krimit të organizuar,”- shprehet Kryemadhi.
Sot, Partia Demokratike zyrtarizoi koalicionin me partitë opozitare. Marrëveshja me 6 aleatët përmban 10 pika. Në pakt theksohet se asnjë nga partitë nuk do të regjistrohet në zgjedhje nëse nuk ka garanci se ato do të jenë të lira. Aleatët e Bashës, thanë se nuk ka zgjedhje pa larguar qeverinë Rama. .
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE-Bindja Demokratike dorëzon në gjykatë kërkesën për regjistrim. Kryetar i Partisë është Astrit Patozi dhe Partia do të marrë pjesë në zgjedhje.Partia e Pa...
TIRANË- Kryetari i Partisë Drejtësië Intergim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, pas nënshkrimit të marrëveshjes më Partinë Demokratike ka treguar arsyen për marr...
TIRANË-Taulant Balla ka mbledhur sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama, nuk ka qenë i pra...
TIRANË- Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, në një deklaratë për mediat foli pas marrëveshjes me Partinë Demokratike. Në një deklaratëe për mediat ai u shpreh...
Tiranë– Një tjetër kandidat për deputet ka dorëzuar sot formularin e vetëdeklarimit në KQZ. Mësohet se ai është Klajdi Qama nga lista e LSI në Berat. Pritet që...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme ambasadorin e ri në Spanjë. Bëhet fjalë për Gazmend Barbullushin, i cili do të jetë ambasador...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka së bashku me delagacionin nga parita e tij kanë firmosur paktin e ri opozitar. Pas nënshkrimit të marrëves...
Tiranë- Myslim Murrizi, deputeti i cili nuk pranoi të linte mandatin e deputetit ka folur së fundmi për partinë “Bindja Demokratke” të Astrit Patozit. Ai është...
TIRANË- Vangjel Dule, kreu i PBDNJ ishte i treti në radhë që firmosi marrëveshjen me Lulzim Bashën. Pas firmosjes Dule u shpreh se kjo marrëveshja është pë...
TIRANË- Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Partinë Demokratike ka dhënë një deklaratë të shkurtër për medi...