LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi nga Berati: “Rilindja”, politikat anti-kombëtarë në bujqësi, synojnë të shpopullojnë Shqipërinë

17 Korrik 2019, 19:21 Nga DOSJA
Kryemadhi nga Berati: “Rilindja”, politikat anti-kombëtarë

BERAT– Kryetarja e lëvizjes socialiste për integrim Monika Kryemadhi ka vijuar takimin e saj të radhës me strukturat e forcës politike që drejton. Këtë të mërkurë ajo është ndaluar në qytetin e Beratit.

Teksa i cilësoi zgjedhjet e 30 qershorit si farsë dhe nul edhe pas vendimit të gjykatës së Durrësit, Kryemadhi është ndalur në situatën ekonomike të vendit. Kryetarja e LSI, u ndal të rritja e pritshme e çmimit të naftës. Ajo tha se kjo rritje do të ndikojë në të gjithë ekonominë por sidomos në sektorin e bujqësisë. Teksa i cilësoi politikat e “rilindjes” për bujqësinë si anti-kombëtare, ajo tha se ato ndiqen me një synim të vetëm shpopullimin e Shqipërisë.

Çdo ditë e kësaj qeverie në pushtet thellon varfërinë dhe skamjen e shqiptarëve. Çdo ditë në pushtet e Edit shoqërohet me një mega korrupsion. Në një javë dy skandale që e rrisin çmimin e naftës me 25 lekë për liter. Bujqësia drejt kolapsit dhe pa këtë rritje të frikshme të naftës. Rritja e çmimit të naftës do prekë jo vetëm xhepat e shqiptarëve, por do kenë edhe pasoja negative në gjithë ekonominë. Për dy oligarkë, do dëmtohen dhjetra eskportues të prodhimeve bujqësore dhe mijëra fermerë.5 milion euro në vit është humbja që pëson buxheti i shqiptarëve nga afera e pompave të naftës. 5 milion euro që merr oligarku i oborrit mund të nxirrej nga kolapsi blegtoria shqiptare. Blegtoria po shkon drejt falimentimit. Ka rënë ndjeshëm numri i krerëve të lopëve dhe dhënve. Eksportet bujqësore drejt rënies të pandalshme. Prodhimet bujqësore dalin me kosto të lartë se paratë nuk shkojnë për të subvencionuar bujqësinë, por për të fryrë llogaritë ofshore të qeveritarëve. Me këto politika ekonomike diskriminuese për fermerët po shkatërrohet potenciali më i madh ekonomik i vendit, bujqësia. Politikat e Rilindjes ndaj fermerëve janë anti-kombëtare. Lënia në mëshirë të fatit e fermerëve ka për qellim shpopullimin e Shqipërisë,”- tha Kryemadhi.

Subvencionet për bujqësinë sipas kryetares së lëvizjes socialiste për integrim janë 2 herë më pak sesa do të përfitojë oligarku i pompave të naftës në vit. Kryemadhi ka këshilluar dhe kryeministrin Edi Rama të largohet në mënyrë që të çlirohet ekonomia dhe shqipëria.

Subvencionet për fermerët, gati dy herë më pak sa do fitojë vetëm oligarku i pompave në një vit. Treguesit buxhetorë tregojnë rënie të të ardhurave nga TVSH dhe doganat. Një këshillë për Ramën, nuk e ka fajin drejtori apo inspektorët e tatimeve, por taksat e larta dhe paaftësia jote. Ka ardhur dita që të ikësh sa më parë, që të çlirohet ekonomia se e ke zënë prej fyti. T’i themi ndal kësaj masakre ekonomike dhe humane ndaj shqiptarëve. LSI ka një program shumë të qartë për ta ndryshuar këtë realitet të zymtë. Kapja e ekonomisë në pesë duar po largon shqiptarët nga shtëpitë dhe vendi i tyre. Jemi në këtë betejë, jo për poste e karrike, por për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e çdo shqiptari . Qëndrimet e LSI larg populizmit e fjalëve boshe, përgjegjësi para shqiptarëve për çdo gërmë të angazhimeve tona. Me Edi Ramen dhe këtë qeveri jo vetëm të korruptuar por edhe thellësisht të paaftë, nuk mund të integrohemi në BE,”- vijoi ajo më tej.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kryemadhi ne berat monika kryemadhi kryemadhi ne berat monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet