LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi: Rama kërkon të ndezë një konflikt rajonal, do të vjedh zgjedhjet e 25 prillit

2 Nëntor 2020, 20:49 Nga DOSJA
Kryemadhi: Rama kërkon të ndezë një konflikt rajonal, do

TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi u shpreh se kryeministri Edi Rama po kërkon ndez një konflikt në rajon që për të tërhequr vëmendjen. E ftuar në ‘Çim Peka LIVE ajo tha se Rama po përpiqet të vjedhe zgjedhjet ne 25 prillit, dhe sipas saj kryeministri vazhdon lojën e Serbisë, duke bërë që ky vend të jetë më i fuqizuar në rajon. Ndër të tjera kryetarja e LSI-së thotë se Rama me një strategji që ka nga mbrapa strukturat ndërkombëtare, ka si rezultat 600 mijë të rinj dhe të reja të larguar nga Shqipëria.

“Në këtë situatë që po flet Ilir Meta, ne kemi qenë në momentin që kemi djegur mandatet, kemi qenë në momentin që ishte shembja e Teatrit, sepse sot faktikisht ne nuk e kishim mundësinë për ta vërtetuar dhe për ta faktuar të gjithë veprimtarinë me një strategji afatgjatë që ka të bëjë me shpopullimin e Shqipërisë, me largimin e të rinjve, me shkatërrimin e identitetit kombëtar. Sepse kjo nuk është thjesht çështja e Teatrit, sepse u shemb Teatri, po ku e kemi projektin e Teatrit të ri? Tha do marr borxh nja 30 milionë euro, por për çfarë do ti marrë? Në atë analizë që unë mund ti bëj reagimit të Presidentit Meta, është se z. Rama ka ikur pak më shumë se ç‘duhet larg. A mos ndoshta z. Rama kërkon të fusë në një konflikt ballkanik me të ashtuquajturën ‘marrëveshje e detit’ ndërkohë Kosovën me Serbinë në anën tjetër për të vjedhur zgjedhjet e 25 prillit dhe për të krijuar një çorientim rajonal, politik, strategjik? Ndërkohë nga ana tjetër kemi situatën e pandemisë ku mbyllen kufijtë andej, mbyllen kufijtë këtej dhe ky këtej vazhdon pastrim parash nëpërmjet portit të Durrësit, nëpërmjet tenderëve, nëpërmjet kompanive të transportit. Nga ana tjetër vazhdojnë kontejnerët e drogës, këtej bëhen marrëveshje për detin. Këtej nga ana tjetër vazhdon loja e Serbisë. Le të mos harrojmë që me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, edhe për shkak të indiferencës së Ilir Metës, më thoni si ka qenë Serbia në 2013-n, ditën që ka ikur Partia Demokratike nga qeveria dhe më thoni se si është pozicioni i Serbisë në arenën ndërkombëtare. Shumë më i fortë. Pse? Sepse ky zotëria me një strategji që ka nga mbrapa strukturat ndërkombëtare, ka nga mbrapa nga ata që bëjnë sikur vdesin për Shqipërinë, por çfarë kemi sot? Kemi 600 mijë të rinj dhe të reja të larguar nga Shqipëria, që janë gjithë njerëzit më të shkolluar, janë truri i Shqipërisë. Kemi me qindra mijëra biznese të mbyllura. Ke shkatërrim të të gjithë pasurisë kombëtare, duke filluar që nga nafta nëpërmjet off-shoreve të tij të fshehtë, duke vazhduar pastaj me burimet natyrore, me pikat kufitare e për të vijuar më pas me problemet strategjike dhe pozicionimet politike të Shqipërisë në institucionet ndërkombëtare, të cilat lënë shumë për të dëshiruar. Për të mos shkuar më tej në raportet e institucioneve me prestigjioze siç janë raporti i DASH apo edhe Komisioni për Sigurinë dhe Luftën kundër Trafiqeve, që thonë që Shqipëria tashmë është kthyer në një nga vatrat kryesore të trafikut të drogave të rënda. Dhe kjo çfarë sjell? Kjo sjell një reagim të tillë të Presidentit, pasi z. Rama nëpërmjet batutave gjithmonë është munduar ti bëjë ‘skip’ problemeve kryesore me të cilat përballet vendi”- tha Kryemadhi në Syri Tv.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll
Politike 2 Nëntor 2020, 17:57

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batuatat me ish-ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Në fjalën përshendetëse për çmimin e marr...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet