LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi takim me banorët e prekur nga tërmeti në Kombinat: Do të jem pranë jush, prona është e juaja, askush nuk mund t

21 Tetor 2020, 09:53 Nga DOSJA
Kryemadhi takim me banorët e prekur nga tërmeti në Kombinat: Do

TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është takuar me banorët e Kombinatit të prekur nga tërmeti. Kryemadhi u ka premtuar banorëve se nuk do të lejojë kryeministrin Edi Rama dhe as kryetarin e Bashkisë, Erion veliaj që të shkatërrojë pronat e tyre. Më tej, kryetarja e LSI-së dëgjoi edhe shqetësimet e banorëve, të cilët thonë se duan që t’i shpronësojnë pa të drejtë.

Shqetësimet e banorëve në Kombinat:

Banori 1: Ne e dimë që njerëzit janë futur në një lloj paniku me këtë çështjen e tërmetit dhe për më tepër për zgjidhjen që nuk po i jepet. Plus që po na i mbyllin edhe dyert e nuk po na sqarojnë, kemi dëgjuar që duan të na transferojnë nga këtu e të na çojnë diku tjetër.  Aq më tepër ne kemi lindur e jemi rritur këtu, kjo tokë për ne është e shenjtë dhe nuk mund të na heqin që këtej e të na çojnë diku tjetër. Në kërkojmë që nëse është në plan për t’u prishur, duam që ta ndërtojnë po këtu ku jemi, të marrë secili atë që i takon, biznesi të klasifikohet si biznes, shtëpive t’u krijohet mundësia. Me një fjalë t’ia gjithin hallet njerëzve, jo t’ia vështirësojnë jetën. Asgjë më tepër nuk kërkojmë. Këto tulla janë blerë me gjak. Kështu që nuk mund ta tolerojmë një gjë të tillë. Të gjithë banorët nuk kanë për ta lejuar një gjë të tillë.

Banori 2: Ne kërkojmë që këto pallatet këtu, se vjen nëntori u bë një vit, dhe nuk është dukur asnjë njeri. As sesi do bëhet, as sesi nuk do bëhet, as se do shkoni në Vaqarr, as se do rrini këtu ku jeni. Nuk na ka sqaruar asnjë njeri, e po bëhet viti. Tani, të braktis pronën këtu, të iki me bonus qiraje, e të lë pronën time këtu, që ka punuar nëna, babai, motra, vëllai, jemi rritur ne, po bëhemi gjyshër, e tani të braktisësh shtëpinë e të shkosh në Vaqarr. Mund të më spostosh 200 metra më poshtë, mjafton që unë të jem brenda Kombinatit. Nëse planimetria mund të jetë që këtu të bëhet diçka, mund të më spostosh 200 metra, por jo të më dërgosh në Vaqarr dhe unë të braktis pronën e prindërve të mi që kanë punuar gjithë jetën. Ne këtë kërkojmë, ne duam që këtu ku jemi, të rrimë akoma.

Kryetarja e LSI-së, iu premtoi angazhim të strukturave të partisë që drejton dhe tha se ata nuk kanë as hipotekën e Sali Berishës, as të Edi Ramës, as të Fatos Nanos, as të Ilir Metës por hipotekën e viteve kur është ndërtuar Kombinati dhe sipas saj askush nuk mund ta tjetërsojë pronën e tyre. “Unë nuk mund të flas dot për zonën e Shijakut, Maminasit apo zonën atje sepse nuk e di tamam, por zonën e kësaj lagjes këtu unë e di shumë mirë se që kur kam qenë deputete në 2001 në Kombinat, e di sesi është kjo. Historia dhe lidhja shpirtërorë e njerëzve, janë ata që kanë ndërtuar Kombinatin tekstil, prandaj edhe quhet Kombinat. Këta e kanë ndërtuar Kombinatin, kanë mbjellë çdo pemë, çdo lule, çdo gjë.

Kanë lindur, janë rritur dhe në njëfarë mënyre kanë krijuar të gjithë netëorkun dhe ne dhe në atë kohe, kur ishte Rama kryetar bashkie, ramë dakord edhe me banorët edhe me ndërtuesit, për të rindërtuar pallatet dhe për të pasur një përfshirje, edhe për ata që ishin kate të para, edhe për katet e dyta, dhe për ata që ishin 2-3 kurora. Pra për të krijuar një zgjerim edhe të përfshirjes në apartamente të tyre. Edhe ata që ishin në kate të para, që tashmë paguajnë taksa si të jenë dyqane, paguajnë energjinë elektrike si biznes, taksat e pronës i paguajnë si biznes, taksat e bashkisë. Ne në atë kohë ramë dakord, edhe banorët ranë dakord për ta bërë këtë gjë, por mesa duket ëndrra e 2002 i doli në 2019, por me Zotin para unë jam e bindur që ai nuk ka për ta realizuar këtë gjë.

Ka një gjë, sado ne të mundohemi të bëjmë politikë të madhe, nuk bëhet politikë me hallet dhe me fukarallëkun e njerëzve, as me problemin dhe aq më shumë me strehën, që nuk ia ka dhënë politika njerëzve, sidomos në këtë zonë. Dhe ajo që unë dua të them, të paktën jo vetëm garancia ime personale, por e të gjithë njerëzve tanë që kanë mundësi, gjënë e parë që do bëjmë është të shikojmë nga ana ligjore dhe për ta dokumentuar. Vërtetë ne nuk kemi një sistem drejtësie, sepse po të shkojmë në Gjykatë, ato kanë hallin e Vettingut, e të japi një vendim që ti nuk e tjetërson dot pronën këtu, se ju keni hipotekat këtu. Ju nuk keni as hipotekën e Sali Berishës, as të Edi Ramës, as të Fatos Nanos, as të Ilir Metës. Ju keni këtu hipotekën e viteve kur është ndërtuar Kombinati. Kështu që nuk e tjetërson dot pronën tuaj as Erion Veliaj, as njeri.”– tha Kryemadhi. 

(A.K:F.G/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi ne kombinat monika kryemadhi ne kombinat

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet