LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi takim me banorët e Njësisë 5: Do rimbursojmë shpenzimet me 5%, do japim 1000$ për çdo fëmijë deri në 25 vjeç

29 Janar 2021, 16:53 Nga DOSJA
Kryemadhi takim me banorët e Njësisë 5: Do rimbursojmë

TIRANË- Kryetarja e e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim,  Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me banorët e Njësisë 5, tek Komuna e Parisit, ku ka shpalosur disa pika nga programi i saj ekonomik për zgjedhjet e ardhshme.

Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se në 5 muajt pa 5 muajt e parë LSI do të ketë 5 prioritete, përfshirë rimbursimet e shpenzimeve deri në 5% dhe taksa e së ardhmes 1%, që do t’i vihet bizneseve VIP dhe do të shkojë për arsimin.

Gjithashtu ajo përmendi investimin “nga bebja në bebe”, investim i cili i garanton çdo personi që kur lind deri në 25 vjeç, plot 1000 dollarë në vit.

“Ne kemi programin tonë që është shumë i thjeshtë. 5 prioritete në 5 muaj e parë. Njëri ka të bëjë me rimbursimin e shpenzimeve, 5% e rimbursimit të faturës së shpenzimeve, të asaj fature tatimore që rimbursohet drejtpërdrejtë. Është shumë e kollajshme për t’u realizuar. Koston e ka zero, mjafton vetëm të bëhet unifikimi se rakordimi i kartës së identitetit me gjendjen civile, me sistemin bankar, me zyrën e tatimeve. Ky lloj komunikimi është shumë i kollajshëm për të administruar të gjithë mbledhjen dhe formalizimin e informalitetit, ku 50% e GDP-së është informale dhe në vend që këto para të shkojnë në buxhetin e  shtetit, që të investohen në pensione, në infrastrukturë, në shërbime, shkojnë në xhepat e 3-4 vetave, që ne e dimë shumë mirë sesi funksionojnë. Ndërkohë nga ana tjetër kemi taksën e të ardhmes 1%, që vendoset mbi kompanitë VIP, që janë aktualisht 800 kompani, që do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm, ku kjo e ardhur nuk do të shkojë dhe të humbë në zërat e buxhetit për të mbuluar shpenzimet administrative të ministrive të fryra, të një administrate të fryrë që nuk funksionon dhe nuk jep asgjë, por do të shkojë drejtpërdrejtë tek arsimi, për të rritur cilësinë e studentëve, për të krijuar hapësira, sepse edhe vetë këto kompani të mëdha kanë nevojë për profesionistë, të rritur profesionalisht dhe të aftë. Kemi edhe “Nga bebja në bebe”, që shumë veta kanë qenë skeptikë, por çdo ditë në telefonin tim vijnë mesazhe pafund. Edhe qeveria norvegjeze që hyn tek vendet më të pasura e ka fondin nga bebja në bebe, për të mbajtur të rinjtë në Norvegji, sepse ata largohen nga Norvegjia për shkak të klimës. Por përveç kësaj edhe për të krijuar mundësinë për të shtuar lindjen e fëmijëve. Ne kemi qenë një nga popujt më të rinj në Ballkan dhe në Europë, por sot po rritet mosha mesatare me ritme shumë të shpejta. Për herë të parë kemi vdekshmërinë më të lartë se sa lindshmëria, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e kombit shqiptar. Prandaj ky investim kaq modest për t’i krijuar për të ardhmen fëmijëve të shqiptarëve, që pas 25 viteve ata të kenë mundësi për të pasur një buxhet për të investuar, është gjëja më e pakët që një klasë politike mund të bëjë për të ardhmen e vendit të saj. Ne me Klajdën ishim sot në një takim me ambasadorë ku diskutuam edhe për programin, edhe për situatën, edhe për Covidin. Një nga gjërat që e karakterizon LSI-në është sinqeriteti. Nganjëherë sinqeritetin na e quajnë pikë të dobët, por kjo ka qenë arma jonë më e fortë, sepse na ka bërë të vërtetë me njerëzit, na ka bërë realistë, të prekshëm për njerëzit. Dhe ky sinqeritet na ka bërë ne që të mbajmë fjalën. Ne e mbajmë fjalën, ne u qëndrojmë premtimeve dhe angazhimeve tona, sepse në fund të fundit kjo na bën edhe më të vërtetë.”

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet