LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi takim me qytetarët në Fier: Projekti ynë ‘Mëso e Fito’, më shumë mundësi për të rinjtë në gjithë Shqip

19 Janar 2021, 18:03 Nga DOSJA
Kryemadhi takim me qytetarët në Fier: Projekti ynë

FIER– Kryetarja e Partisë Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, pasditen e sotme ka zhvillaur një takim me qytetarët në Fier, ku dhe ka folur për problematikat kryesore të shoqërisë, por edhe për programin që ofron partia e saj. Në fjalën e saj, Kryemadhi ka thënë se LSI, në programin e saj ka planifikuar që të krijojë hapësira për të rinjtë dhe për të rejat, jo thjesht në kuadrin politik, por në kuadrin edhe shoqëror, kulturor, por edhe arsimor.

“Sot në kuadrin e dixhitalizimit të çdo gjëje, sot janë bërë të rinjtë edhe asocialë. Ne nuk mund ta kthejmë jetën tonë në çdo gjë dixhitale dhe virtuale. Komunikimi njerëzor na bën më socialë, më jetësorë. Ashtu sikurse nuk mund të rritet fëmija me dashurinë  e prindit në kontakt virtual. Dhe mendoj që ne duhet të socializojmë rininë e Fierit, sidomos gjimnazistët. Dhe socializimi i tyre nuk vjen thjesht duke u përfshirë në projekte politike, socializimi vjen duke u përfshirë në vendimmarrje, gjë që është shumë më e rëndësishme. Dhe ajo që mendoj, që ne e kemi pjesë të programit, krijimi i hapësirave për të rinjtë dhe për të rejat, jo thjesht në kuadrin politik, por në kuadrin edhe shoqëror, kulturor, por edhe arsimor. Bashkë me Kejdin kemi folur dhe kemi një eksperiencë shumë të mirë me të rinjtë e Fierit. Kristiani sot është pedagog në universitet dhe kjo nuk ka ardhur si rezultat i suportit politik, përkundrazi ka ardhur si rezultat i angazhimit të tij, jo vetëm në aspektin akademik, por edhe në aspektin e përfshirjes në jetën studentore, gjë e cila e bën që të njohë problematikat jo vetëm të universitetit, por edhe metodologjinë që ka të bëjë me pedagogjinë dhe mësimdhënien. Ashtu sikurse ka shumë pedagogë të tjerë në universitet. Prandaj them që mundësitë e përfshirjes së të rinjve të Fierit janë shumë të mëdha, jo vetëm në aspektin akademik, por edhe në përfshirjen në shkencë, bujqësi, blegtori e shumë fusha të tjera. Ne kemi shumë njerëz që janë angazhuar në LSI, që kanë punuar fort për programin e bujqësisë në LSI, apo në aspekte të tjera që kanë të bëjnë me arsimin, punësimin e të rinjve, projektin “Mëso dhe fito” që ka ardhur si rezultat i një grupi mësuesish apo edhe vetë të rinjve. Mendoj që është një gjë shumë e mirë dhe puna që ne jemi fokusuar jashtëzakonisht shumë tek votuesit për herë të parë, sepse votuesi për herë të parë është sot targeti kryesor për t’u larguar nga Shqipëria. Po të pyesësh sot të gjithë maturantët kudo që janë, çfarë do të thonë? Duan të ikin nga Shqipëria. Nuk kanë asnjë mundësi. Dje isha në Bradashesh, dhe një profesor më tha: Na thonë nxënësit që ne po mësojmë, por problemi është që çfarë do bëhemi ne kur të rritemi. Kështu që nuk është problemi çfarë do bëheni ju, problemi është cili është kontributi ynë në familje, në shoqëri, në ndërtimin e shtetit, në strukturimin she forcimin e shtetit dhe në krijimin e hapësirave për të pasur një punë të mirë dhe të mirëpaguar.”– ka thënë Kryemadhi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet