LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi flet për akuzat ndaj kandidatit të LSI-së: Sulm i orkestruar ndaj Jokës….Skraparlinjtë dhe tepelenasit nuk do r

23 Prill 2021, 19:32 Nga DOSJA
Kryemadhi flet për akuzat ndaj kandidatit të LSI-së: Sulm i

TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë se beson te të rinjtë dhe nuk i poshtëron ata si puna e kryeministrit Rama që i quan ngelsa, apo kryebashkiakut Erion Veliaj që i quan zdromsa. Në një intervistë për “Lolita Albania”, Kryemadhi, ka folur edhe për videon e kandidatit të LSI-së Etion Jokën, i cili mendohet se ka tentuar të blejë vota, ku ka thënë se është një sulm i orkestruar.

Kryemadhi në lishje me fjalët se do të bëhet Ministre e Brendshme ka thënë se momentalisht e rëndësishme është largimi i Ramës, dhe jo ndarja e posteve. Kryetarja e LSI-së ka gjithashtu ka premtuar arsim cilësor dhe profesional, ndërsa ka shktuar se të gjithë shqiptarët i pret një e ardhme më e mirë, pasi nuk do t’i detyrojë njeri që të ruajnë parcelat me hashash.    

Intervista e plotë:

Pse duhet t’ju votojmë në 25 prill? Nuk jeni të gjithë njëlloj?

Unë nuk jam njëlloj me Edi Ramën. Nuk mund të jem. Unë nuk kam kanabizuar vendin, nuk mbledh vota me bandat. Unë nuk kam bërë marrëveshje minishengeni në dëm të interesave kombëtare dhe nuk pres të më mbështesë Vuçiçi me Zaevin në fushatë. Unë nuk jam arrogante as me qytetarët, as me gazetarët. Nuk fyej dhe poshtëroj gratë. Unë besoj tek të rinjtë, Edi Rama i quan ngelsa ndërsa Erion Veliaj i quan zdromsa.

Etion Joka u kap sot duke blerë vota. Ky është ndryshimi për të cilin flisni?

Nuk ju del e keqja atyre me Etion Jokën se ka qenë në PS dhe ka ikur. Mjafton të shikoni cili televizion i ka publikuar ato pamje për të kuptuar se ishte sulm i orkestruar nga ata që blerjen e votës e kanë bërë si të blesh gjethe rrushi për japrak.

Fute 12 ballokume dhe nxore 6. Ku shkuan 6 të tjerat, apo te oligarkët?

Nuk hanë ballokume oligarkët, duan mish te Nustreti. Unë jam e vetmja që i kam përmendur me emra oligarkët dhe për këtë arsye na kanë censuruar nëpër media. Sa përmend inceneratorët, dalin këta me sondazhe dhe e nxjerrin LSI-në me asnjë mandat në Tiranë.

Thonë që do bëheni ministre e brendshme. A do t’i mbushni komisariatet me skrapallinj, njëlloj si Saimir Tahiri me tepelemsa?

Për ne e rëndësishme është largimi i Ramës, jo ndarja e posteve. Të ikë ky dhe çdo gjë do shkojë në vendin e duhur, edhe skrapallinjtë edhe tepelensat do jenë më mirë se më parë. E sigurt është që nuk do t’i nxjerrim të ruajnë parecelat me hashash dhe as të dhunojnë qytetarët nëpër rrugë.

Çfarë do bëni për të zbutur konfliktin social që po shperthen në këtë fushatë?

Me qeverisjen tonë askush s’do ndihet i pasigurtë, askush s’do përndiqet për votën, askush s’do rrijë me frikë nga bandat ose për vendin e punës. Bashkë me Ramën, ne do largojmë rrënjët e kriminalizimit të politikës shqiptare.

Çfarë mund të presin të rinjtë prej jush? (Nëse nuk i mbani premtimet, do bëheni meme)

Ne zotohemi ta zëvendësojmë modelin e Turit me arsim cilësor dhe profesional. Ne do investojmë tek te rinjtë me taksën e së ardhmes. Ne do ndihmojmë prindërit dhe gjyshërit të tejkalojnë momentet e vështira të covidit. LSI beson tek një e ardhme më e mirë.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lolita albania monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021 lolita albania monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet