“Shumë socialistë më mbështesin, por do t’i mbaj anonim”/ Marjana Koçeku: Një sërë ngjarjesh më kanë bërë të mendoj se s’i përkas këtij grupi politik!
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Dosja e Erion Veliajt/ Avokati Ndreca nuk u paraqit, gjobitet me 50 mijë lekë! Shtyhet seanca 21 Korrik, 10:54 Dosja...
GREQI– Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë vizitës në Emiratet e Bashkura Arabe ka përmendur problemet me ndarjen e kufinjve detarë. Ndër të tjera ai ka vënë në dukje dhe dakordësinë që ka me Shqipërinë për ta dërguar çështjen e kufirit detar në një gjykatë ndërkombëtare.
“Si qeveri greke, ne arritëm të nënshkruajmë një marrëveshje demarkacioni me Italinë, Egjiptin dhe ramë dakord me Shqipërinë për të apeluar çështjen e kufirit detar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke e lënë gjykatën të vendosë në emrin tonë për shënjimin e zonave tona detare,”-ka thënë ai.
Më tej, kryeministri ka thënë se i vetmi problem që nuk është zgjidhur është ai me Truqinë. Ndërkohë ka shtuar se është i hapur të flasë me presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan. Sipas tij, propozimi që ka është shumë i thjeshtë, ai kërkon që Turqia të ndalojë provokimet në det dhe më pas ata do të ulen dhe të diskutojnë.
“Turqia duhet të ndalojë provokimet në det dhe pastaj ne do të ulemi në tryezë, në kontekstin e kontakteve eksploruese, për të diskutuar çështjen e shënjimit të zonave tona detare. Nëse nuk mund të biem dakord, atëherë ne do të apelojmë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe do të biem dakord që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të marrë një vendim në emrin tonë,”-ka thënë ai.
Tensionet mes dy vendeve kanë rinisur në fillim të muajit gusht, kur një anije turke nisi lundrimin në Egje, për të kryer kërkime. Pala greke kërkoi që Turqia të mos kërcënonte, dhe në krah i doli BE dhe Franca. Në kuadër të marrëveshjeve mes autoriteteve Turqia tërhoqi anijen e saj, Oruc Reis, në shtator përpara përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Ndërkohë në muajin tetor anija turke ka filluar sërish lundrimet në Egje. Ky veprim ka rritur sërish tesionet ku Greqia ka akuzuar Truqinë se ky është një provokim dhe në rast se nuk tërhiqen nuk ka vend për dialog.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SERBI-Patriarku Irinej, i cili është infektuar me Covid-19 dhe është duke marrë mjekim në spital prej 4 nëntorit, është në gjendje të rëndë.Sipas mediave në Ser...
BRITANIA E MADHE- Kryenegociatorët e Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar janë larguar nga bisedimet tregtare për Brexit, pasi një anëtar i ekipit të B...
KOSOVË-Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar për situatën e krjuar së fundmi në parlamentin e Kosovës, ku ka pasur përplasje midis shefit të grupit parlame...
GJENEVË– Shifra e të infektuarve me Covid-19 është rritur në të gjithë botën. Numri më i lartë i të infektuarve është shënuar në Shtetet e Bashkura dhe në ...
PRISHTINË-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar ditën e sotme, një video-konferencë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Me anë të një ...
ROMË– Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio tha ditën e sotme se vendi i tij do të jetë ndër vendet e para në botë që do të marrë vaksinën anti-C...
BEOGRAD – Gjendja shëndetësore e kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Irinej është përkeqësuar mëngjesin e ditës së sotme. Sipas mediave serbe, këshilli i mj...