LIVE UPDATES
Bota

Kryeministri Nikol Pashynian, fitues i zgjedhjeve në Armeni

21 Qershor 2021, 18:11 Nga DOSJA
Kryeministri Nikol Pashynian, fitues i zgjedhjeve në Armeni

ARMENI- Kryeministri në detyrë i Armenisë, Nikol Pashinyan, arriti të mbajë pushtetin në zgjedhjet parlamentare të së dielës, pavarësisht se është fajësuar gjerësisht për një humbje ushtarake vitin e kaluar, në enklavën e Nagorno-Karabakhut.

Sipas rezultateve paraprake, Partia “Kontrata Civile” e Nikol Pashinyanit, fitoi 53.92 për qind të votave të hedhura në zgjedhjet e parakohshme të së dielës. “Aleanca Armene” e ish presidentit Robert Kocharyan, siguroi 21.04 për qind. Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, kjo parti vuri në dyshim besueshmërinë e rezultatit.

Qeveria armene shpalli zgjedhjet e parakohshme në një përpjekje për t’i dhënë fund një krize politike që shpërtheu pasi që forcat etnike armene humbën një luftë gjashtë-javore kundër Azerbajxhanit vitin e kaluar dhe lëshuan territorin brenda dhe rreth rajonit të Nagorno-Karabakhut.

Armiqësitë shkaktuan shqetësime ndërkombëtare meqë rajoni i gjerë i Kaukazit Jugor është një korridor për tubacionet që transportojnë naftë dhe gaz natyror në tregjet botërore.

Nikol Pashinayn, 46 vjeç, u përball me protesta në rrugë pas disfatës dhe me kërkesa për dorëheqjen e tij lidhur me kushtet e një marrëveshje paqeje nën të cilën Azerbajxhani rimori kontrollin e territorit që kishte humbur gjatë një lufte në fillim të viteve 1990.

Vetë zoti Pashinyan e ka cilësuar marrëveshjen si një katastrofë, por tha se ishte detyruar ta nënshkruante atë në mënyrë që të parandalonte humbje më të mëdha në jetë njerëzore dhe humbje territoresh.

Ai shkroi në rrjetin twitter se partia e tij do të ketë një shumicë kushtetuese – të paktën 71 deputetë nga 105 – dhe “do të formojë një qeveri të udhëhequr nga unë”. Nikol Pashinyan tha se Armenia do të forcojë lidhjet me grupet rajonale të drejtuara nga Rusia, Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) dhe Bashkimin Ekonomik Euroaziatik (EAEU).

Armenia njihet si një vend aleat i ngushtë i Moskës dhe Rusia ka një bazë ushtarake në këtë vend. Megjithatë, zoti Pashinyan, i cili erdhi në pushtet mes protestash dhe me një agjendë antikorrupsion në vitin 2018, ka pasur marrëdhënie më të ftohta me Kremlinin.

Zhvillimet në Armeni po ndiqen nga afër edhe nga Turqia, e cila mbështeti Azerbajxhanin në konfliktin e vitit të kaluar.

Rezultatet përfundimtare do të shpallen një javë pas zgjedhjeve, citoi të hënën agjencia Interfax shefin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tigran Mukuchyan, sipas të cilit, rezultatet i dhanë zotit Pashynian të drejtën të formojë qeverinë pa partitë e tjera.

Marrë nga VOA 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota armeni nikol pashinyan zgjedhjet ne armeni armeni nikol pashinyan zgjedhjet ne armeni

Sondazh

Poll
Bota 21 Qershor 2021, 17:36

GREQI-Detaje të reja janë zbuluar pas tragjedisë e cila ndodhi paraditën e sotme në Greqi ku u rrëzua një avion dhe dy pilotë humbën jetën. Mësohet se pilotët k...

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës