Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Kryeplaku i Dukatit të Ri: Dëmet janë të paparashikueshme. Fikja e zjarrit është e pamundur, vetëm nëse…
3 Gusht 2021, 12:43Nga DOSJA
Në ditën e tetë të zjarrit në Karaburun situata vijon të jetë problematike dhe shumë e rrezikshme për banorët e fshatit Dukat i Ri, të cilët kanë banesat e tyre afër vatrave të zjarreve.
Në një lidhje live në edicionin e lajmeve ishte kryeplaku i fshatit, Foto Gjipali, i cili u shpreh se rreziku vijon të ende, ndërsa erërat e forta e bëjnë të pamundur fikjen e zjarrit.
Kushtet e terrenit janë tepër të vështira, ndërsa forca të shumta ushtrie, FA, forcat zjarrfikëse kanë zbarkuar në terren, për të gjetur një zgjidhje të mundshme, që sipas kryeplakut do të ishte vetëm ajo nga ajri, nëpërmjet helikopterëve të ushtrisë.
“Rreziku vijon te jeta akoma, është afruar pranë fshatit, është e pamundur fikja zjarrit nga era që fryn. Ky zjarr është në vazhdim, qoftë edhe në parkun e Llogorasë, kushtet e terrenit janë ende të vështira. Situata është e vështirë, zjarri ende vazhdon, ka ndërhyrë ushtria, ka shumë forca ushtrie, situata është e vështirë, një zgjidhje e mundshme mund të jetë vetëm ajo nga ajri që mund të lehtësojë situatën. Është një masë e madhe dëmesh, është i paparashikuar ky dëm. Përpjekje fshati ka bërë maksimumin, në kushte të vështira edhe natën kemi qenë me banorët e fshatit Nëse nuk merret masë nga ajri ky zjarr mund të vazhdojë”, u shpreh Gjipali.
Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË- Problematike paraqitet situata në Dukat të Vlorës, ku është edhe vatra kryesore e zjarrit të madh, duke rrezikuar seriozisht edhe parkun Kombëtar të...
Shqiptarët kanë paguar mbi 130 milionë lekë të vjetër vetëm për muajin qershor për 109 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për karburant, fatura telefoni apo për...
GRAMSH– Flakët nga njëra anë, temperaturat përvëluese nga ana tjetër. Këto kanë qenë sfidat e ushtarëve të Forcave të Armatosura dhe të zjarrfikësve gjatë...
DIVJAKË– Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Divjakë, ku Shpëtim Shuli, 51 vjeç ka ndërruar jetë. 51-vjeçari ishte duke punuar në soletë...
Aktualitet 3 Gusht 2021, 11:30
BALDUSHK– Punonjësit e firmës “Hysa” janë rikthyer në fshatin Baldushk të Tiranës për të vijuar me projektin e rindërtimit, por që në të vërtetë u zbulua se do ...
GREQI– Teksa shoqërohej për në gjyq, Florand Shehu është sulmuar nga familjarët e bashkëshortes që ai e masakroi me thikën e kuzhinës. Ai u godit dhe sulmua pre...