“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Sport
Limaj ngjyros derbin bardheblu,Partizani duhet të presë ende për fitoren e parë
25 Tetor 2021, 19:48Nga DOSJA
TIRANË-Derbi i kryeqytetit ngjyroset bardheblu, me Tiranën që triumfon minimalisht 1-0 ndaj Partizanit dhe shkëputet sërish e vetme në krye të renditjes, tani me 14 pikë, tre më tepër se ndjekësit më të afërt.
Në një “Air Albania” që “ziente” nga prania e më shumë se 10 mijë tifozëve, vetëm 60 sekonda lojë, arbitri Hamiti u detyrua të ndërpriste për disa minuta ndeshjen për shkak të flakadanëve në fushën e lojës. Një pjesë e parë që prodhoi gjithçka, VAR, tension dhe penallti.
Në minutën e 51′ të pjesës së parë, kontakti mes Belicës dhe Tolit shikohet me VAR dhe arbitri tregon me shenjë nga pika e bardhë e penalltisë. Pranë topit shkoi Vesel Limaj që mposhti Alban Hoxhën.
Në pjesën e dytë,Partizani bën mirë vetëm në 15-20 minutat e para dhe nuk ia del të shmangë humbjen e dytë sezonale, ndërsa për fitoren e parë do të duhet të presë ende, pasi prej 6 javësh nuk arrin të shkojë te suksesi.
TIRANË-Aktualisht në stadiumin “Air Albania” po luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, një sfidë shumë e rëndësishme për renditjen e kampion...
ITALI – Romë-Napoli, Spalletti në fund të ndeshjes i drejtoi duartrokitjet Masës: gjyqtari u përgjigj duke tundur një të kuqe, e dyta pas asaj për Mourinh...
ANGLI – Antonio Conte do të ishte i gatshëm të diskutonte një marrëveshje me Manchester United. Pas pritjeve të tabloideve angleze, tashmë është “The Guar...
EUROPË-Real Madrid, Barcelona dhe Juventus, tre klubet pas projekt propozimit të Super League-s po ndërmarrin veprime ligjore kundër UEFA-s dhe FIFA-s në n...
ITALI-“Jam një admirues i Allegrit, por dje nuk më bindi. Juventusi për 65 minuta nuk ka luajtur fare, pastaj me zëvendësimet ndryshoi skuadrën dhe filloi...
LAS VEGAS– Një ankand rekord u vendos në Las Vegas. Koleksionisti Nick Fiorella fitoi këpucët e para Nike të veshura nga Michael Jordan në sezonin 1984/85...
SERBI – Gjatë ceremonisë së hapjes së Kampionatit Botëror të Boksit, që u zhvillua dje në Beograd, teksa boksierët tanë kuqezinj kanë parakaluar me flamur...
ITALI- Humbja ndaj Veronës me shifrat 4-1 ka tronditur ambjentin e Lazios. Trajneri Maurizio Sarri ka kërkuar menjëherë që lojtarët të qëndrojnë në qendrën stër...