Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË-Nga viti 2015 deri në vitin 2019, numri i automjeteve për banorë në shkallë vendi u rrit me 24% sipas të dhënave të INSTAT. Në disa qarqe të vendit, rritja ka qenë më e fortë dhe në të tjerë, më e ulët.
Sipas përllogaritjeve të INSTAT, në vitin 2019, Tirana kishte 228 mjete rrugore për pasagjerë për 1000 banorë. Gati një në katër banorë në Tiranë përllogaritet të ketë automjet. Pas Tiranës vjen Durrësi, për numrin e lartë të automjeteve për pasagjerë, duke përllogaritur 207 të tilla për 1000 banorë. Përafërsisht një në pesë durrsakë zotëron një automjet.
Lezha renditet e treta në 12 qarqet e vendit, me 215 automjete për 1000 banorë. Nga viti 2015 deri në vitin 2019 numri i automjeteve për banorë në këtë qark u rrit me 36%.
Në krahun tjetër, qarqet e Dibrës, Elbasanit, Korçës dhe Kukësit kanë numrin më të ulët të automjeteve për frymë. Në Dibër numërohen 120 mjete për 1000 banorë më 2019, niveli më i ulët në shkallë vendi. Por nga viti 2015 në vitin 2019, numri i automjeteve në raport me popullsinë në Dibër ka njohur rritjen më të madhe në shkallë vendi, me rreth 55%.
Elbasani vjen i dyti pas Dibrës me vetëm 135 automjete për 1000 banorë dhe më pas Korça, me 151 të tilla. Gjatë periudhës 2015-2019, vihet re një rritje prej 23,9% të numrit të mjeteve rrugore për pasagjerë për 1.000 banorë, ku Qarku i Dibrës ka rritjen më të madhe, ndërsa Qarku i Gjirokastrës, rritjen më të ulët me 3,1%.
Qarku i Tiranës zë 32.5% të mjeteve gjithsej të transportit rrugor për mallra ose 30.0 mjete për 1.000 banorë në vitin 2019. Ndërsa numri i mjeteve rrugore për mallra për 1.000 banorë në vend, nga viti 2015 deri në vitin 2019 është rritur me 6,4%, ku rritja më e lartë paraqitet në Qarkun e Dibrës me 22,4%, ndërsa Qarku i Gjirokastrës ka rënien më të madhe në krahasim me qarqet e tjera, me 13,5%.
Më shumë automjete, më pak aksidente
Ndonëse numri i automjeteve në qarkullim është rritur, aksidentet në të kundërt kanë pësuar ulje. Në periudhën kohore 2015-2019, numri i të aksidentuarve për 10.000 banorë shfaqet me trend rënës. Në vitin 2019, rezultojnë mesatarisht 7 të aksidentuar për 10.000 banorë. Vlera më e lartë e këtij treguesi për vitin 2019, arrin 20 të aksidentuar për 10.000 banorë në Qarkun e Lezhës, ndërsa vlera më e ulët shënohet në Qarkun e Dibrës dhe në atë të Shkodrës, me përkatësisht 2 të aksidentuar për 10.000 banorë.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Në fund të vitit 2020, jashtë sistemit bankar qarkullonin 344 miliardë lekë (2.8 miliardë euro), sipas statistikave të publikuara nga Banka e...
Nënshkrimi i një marrëveshje nga qeveria shqiptare me atë amerikane fundvitin e shkuar për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, ka ngjallur xhelozi e pakënaq...
Fundi i 2020-ës dhe fillimi i 2021-it ishte parashikuar të sillte një bum sa i përket lindjeve të reja në mbarë botën. Por, ndryshe nga çfarë u parashiku...
TIRANË– Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf shprehet se Berlini qëndron në krah të Tiranës për ta ndihmuar teksa kërkon nga qeveria shqiptare...
Familjet shqiptare morën 26.5 miliardë lekë ose rreth 215 milionë euro kredi për blerje banesash gjatë vitit 2020.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se k...
Niveli i kredisë me probleme në fund të muajit dhjetor arriti në 8.11%, duke shënuar një rënie të lehtë me 0.09 pikë përqindje në krahasimin me fundin e 2019-s....
TIRANË– Në dekadat e fundit jetëgjatësia në Shqipëri është rritur ndjeshëm, duke arritur nivelet më të larta rajonale, por qytetet të ndryshme të ven...
TIRANË– Çmimet e naftës në vend janë rritur me 6-8 lekë ditët e fundit, duke shënuar rritjen e parë që kur filloi pandemia. Në pikat e tregtimit të ...
Edhe pse është i ndaluar me ligj, në Tiranë gëlon fenomeni i prostitucionit. Emisioni “Stop” ka regjistruar me kamera të fshehta disa punonjëse të seksit. Rasti...
Një ditë pas arrestimit të tre infermierëve dhe një sanitare për ryshfet, sërish të afërmit e të shtruarve në sanatorium thonë se po paguajnë.“Kam mamin e shtru...